Prokuroria shqiptare kërkon ndihmën e ekpertëve të huaj për të vërtetuar origjinalitetin e videos së përgjimit mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit që prej disa ditësh kanë turbulluar ujërat politike shqiptare. Përmes një kërkese dërguar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kërkuar kësaj të fundit ndihmë për të vërtetuar autenticitetin e videopërgjimit. Në një deklaratë për shtyp ambasada e SHBA-së në Tiranë ka theksuar se ditën e premte organi i akuzës i ka dërguar ambasadës një kërkesë për ekspertë të cilët do të kryejnë ekspertizën e videos ku ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i METE-s Ilir Meta shfaqej në një dialog me ish-ministrin Dritan Prifti për disa tendera. Në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se kërkesa e dërguar nga organi i akuzës është duke u shqyrtuar dhe më pas do të vendoset nëse në Shqipëri do të vijnë ekspertë amerikanë për të vërtetuar autenticitetin e videos. Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet një ditë pas publikimit të videos në media duke sekuestruar edhe pamjet filmike. Videoja u dërgua në prokurori nga një prej personazheve të videos, Dritan Prifti. (d.b/BalkanWeb)
Comments are closed.
Prokuroria sic i gjithe sistemi gjyqesor le ti provoje vetes c’te doje sic beri me “Rrugen e Kombit e Lul-in,sic beri me eksplozionin e Gerdecit e Mediun dhe te birin e dr.Tyryryse etj etj etj..po te doje le te shkoje ne drejtim te paditur.
Ne e kemi bere fare kollaj,pa u ndrydhur e pa u shtrydhur,ekspertizen tone dhe se shpejti japim pretencen.
Cilie shte plani i Ina Rames ta shpetoje oborin ku ajo ben pjese?
Znja Ina ,e kuptoni qe jeni bere bajate me keto te ashtequajtura ndihma ekspertesh nga ambasada e SHBA.E kuptoni Ju e aq me keq keta diplomate “te shquar ne fushat e tyre” qe po demtoni imazhin e SH.B.A-se ne opinionin shqipetar.Z.nja Barby n.q.se nuk ke logjistiken perkatese per kete çeshtje,ka plote eksperte BE,pa kaluar Atlantikun ku ne kete menyre dhe shpenziet do te jene te pergjysmuara. Jam plotesisht dakorte me perfundimin e komentueses perpara qe lerini “ekspertet “se per te kuptuar nje vidio sot nuk ka nevoje per eksperte vetem Amerikane por edhe nje shqipetare i thjeshte eshte ne gjendje te beje nje ekspertize ketyre provave qe ju po nuk pati firmen e ambasadori nuk i njihni per prova.Jeni Prekurore e Pergjitheshme e Shqiperise e nje vendi indipendent,me institucione te ngritura e jo nje vend koloni .taksapaguesi shqipetar ka 20 vjete qe paguan per trajnimet tuaja ,e ju ne 2011 na deklaroni se nuk paskerkeni ekserte ne kete fushe.Nuk ju kuptojme dote se me se merren gjithe ajo organike ,apo me ata qe vjedhin per te mbijetuar,perse qerndroni ne kembe si institucion kur dosjet jane bere pale pale prej vitesh.Se fundi shkriheni kete institucion se per ta ç’uar kaseten tek “ekspertet “e çon edhe hajduti Sali.Ju gjeti si zedhensia e policise qe kur ndodh ndonje krim ,deklaron se krimineli eshte largur ne drejtim te paditur!Ku e ke gjetur kete miq,qe te kane vene ne kete vend pa pike pergjegjesie,kush ka qene kriteri qe ju zgjodhen Juve!Mos me thuaj qe met
Mos me thuaj qe Partia Levizja Sahiliste per Integrim niset nga keto rrethana qe bene deklarata se Meta do te dali fitues ne çeshtjen e tij edhe Juridikisht!Eshte hera e pare ne historine e shtetit Shqipetar qe ky institucion eshte pa Krye Prekurore.Nese shqipetaret do te mbajne mend gjate kjo jo per modelin e flokeve e te kapeles por per paaftesine tende dhe atyre qe te kane vendosur ne kete post .Shpresoj qe nje dite edhe ky institucion te fuksionoje siç duhet per kete vend.
A ka gjykate ne bote qe ta vleresoje videoregjistrimin si prove? Absolutisht jo, se nuk eshte marre sipas menyres se parashikuar ne ligj. Dhe kete Ina Rama e di shume mire, prandaj luan me karten e “ekspertizes nderkombetare”, ne menyre qe kur ta coje ne gjykate per ta vleresuar (normalisht gjykata nuk do te vleresoje si prove) ajo te justifikohet me pushimin qe prokuroria do ti beje kesaj ceshtje penale.
Pergjimi nuk merrej si prove materiale as nga gjykatet e Enver Hoxhes, nese te pandehurit i behej provokim, ose i behej me qellim nje oferte etj. Ndersa ne kete rast, Dritan Prifti kishte harruar stilolapsin ndezur mbi komodine, e po punonte me letrat. Aty vjen Meta dhe pa u provokuar fare, fillon e rrefen allishverishet, ben presion, e lexon nga blloku detyrat qe vartesi duhet te beje. Pra, kaseta eshte origjinale dhe nuk eshte marre ne menyre provokative, dhe as Dritan Prifti nuk ka shtyre Meten te tregoje sesa Meta do fitoje ne tendera. I njejti rast e ne te gjithe boten perdoret per kamerat e sigurise te vendosura kudo. Me ane te tyre provohet fajesia ne miliona raste te veprave penale. Cdo thone gjyqtaret tane te famshem e hajdut tani. Sipas idiotesise se tyre qe kjo prove nuk mund te merret parasysh, i bie qe grabitesit te thyejne gjithe bankat e Shqiperise neser per te vjedhur leke, e ne gjykate kur te shohin fytyrat e tyre ne kamera, te thone se sipas precedentit te pergjimit Meta, prova me kamera te mos merret parasysh e ata te lirohen menjehere. Idiotesira. Prifti e kishte harruar kameren ndezur dhe pas ca ditesh kur po kerkonte stilolapsin e gjeti dhe padashje vuri re se ajo kishte xhiruar ate skene. Kjo eshte e verteta per t’ju kundervene Berishes hiliqare dhe zagareve te tij qe luajne me nenligje dytesore per te shpetuar byth… Ja, u mbyll me sukses edhe kjo ceshtje.
Une nuk dyshoj ne aftesine e specialisteve amerikane, Koha ka treguar se ata jane ndoshta te vetmit ne bote ne cdo fushe.
Por per rastin e videos te regjistruar nga prifti ne bisede me Meten, mendoj se kontributi i tyre nuk do te jete ai qe pritet.Pse?
Sepse ne raste te tilla duhet te jesh njohes i mire i gjuhes qe flasin personat ne video dhe duhet medoemos qe dhe vete qe t’a flasesh ate gjuhe.
Ashtu si ne cdo gjuhe edhe ne shqip ka shume fjale qe ndryshojne vetem nga nje germe, dhe kur fjale qe kerkohet te sqarohet eshte thene me ze te ulet, apo dhe kur ka pasur zhurme gjate regjistrimit, apo kur folesi duket sikur ka zerin e ngjirur(te gjitha keto nga videoja qe kemi pare) pra kur jane gjith keto veshitiresi, mendoj se ajo qe presim nuk do te realizohet!
Mero, pse nuk na shpjegon pak per xhambazlleqet apo tregetine qe ke bere me mallrat qe te jepte Meta ne kohen kur ishe student?
Po ashtu na shpjego se sa lek e shite gazeten dhe sa lek e bleve pas dy tre ditesh. Une nuk them se ke bere pastrim parash, por….NA I SHPJEGO TE LUTEM!
Pergjimi pa mandat vertet nuk eshte prove por ne nje vend normal do te binte qeveria.Ne xhunglen ku rrojme ne nuk behet fjale.
Jam dakort me parashkruajtesin kastriot. Ne USA sic dihet pothuaj te gjithe sektoret dhe specialitetet jane private, pra nuk pergjigjen para askujt. Mund te vije shume mire nje firme e thjeshte detektivesh dhe te beje vleresimin e regjistrimit ashtu sic erdhi ai qe beri vleresimin e aksidentit te kosta Trebickes qe askush nuk e beson.
Kjo pune duhej ti jepej eksperteve gjermane qe jane nga shteti te licensuar dhe te kontrolluar, eksperte pa paragjykime, te sakte, te prere dhe te pamanipulueshem nga askush. Te japin raprtin perfundimtar ne dore dhe mbaroi puna. Se c`thote njeri apo tjetri nuk duan tja dine. Vetem tek ata kam besim.
Prokuroria dhe ekspertet amerikane duhet ta dijne mire se nese me rastin Trebicka e mbyllen ceshtjen me letra dhe leke pasi kishin trupin e te ndjerit, ne kete rast nuk ia hedhin dot kaq lehte. Videoja mund te verifikohet dhe privatisht nga kushdo qe eshte i interesuar te dale e verteta, pse jo duke kerkuar ndihmen nga ekspertet gjermane qe Clausi sugjeron dhe do jete turp dhe nje skandal me i madh mbi skandalin aktual nese do dalin ne shesh perpjekjet e Prokurorise per te mbuluar kete afere te ndyre korruptive e ndikuar nga korri i turpshem i sorrave te Saliut dhe Metes.
Vafshi ne ferr plehra, ju dalte shpirti si ua keni marre qindra qytetareve pak e nga pak.
Nuk e kuptoni ore miq?!!
Vidoja eshte krejtesisht origjinale, mjafton te shohesh nje sekuence dhe e mer vesh se Iliri po urdheron vartesin e tij te beje korrupsion!
Puna qendron diku tjeter!
Aq te forte jane keta mafioze, saqe edhe prokurori me bole me te medha do kishte frike ti arrestonte me kurajo….Prandaj kerkesa ne amabsade, eshte si nje fare mburoje per Ina Ramen.
Pra, “me ka cu nenea me la gojen”!
Sidomeqene, prokuroret do behen te forte!
Pas dates 21 janar, gjerat do fillojne te shkoje ne vendin e vet…
Hajdutet te gjene vrime e te futen!
Viti 2011 do jete viti i DREJTESISE DHE I ARRESTIMEVE TE PESHQVE TE MEDHEJ