Ornela Muti ndihet një divë e harruar. Prej kohësh ajo nuk është angazhuar në ndonjë film. Dhe për këtë ndihet e zemëruar. “Është një turp që nuk më ka kontaktuar njeri për punë. Ndoshta jam e vjetër?. Ndoshta duhet të ndërroj shtet”, ka thënë ajo. Ornela Muti nuk luan në një film që prej vitit 2005, ndërsa në televizion nuk merr pjesë prej shtatë vjetësh. Aktorja është e njohur në Shqipëri për filmat e saj me Adriano Çelentanon, të cilin thotë që ka 29 vjet që nuk e takon, dëgjon dhe telefonon.