Një vajzë zbulon vetë misterin e rrëmbimit të saj

20 Janar 2011, 11:54Lifestyle TEMA

Një vajzë 23 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjidhur vetë çështjen e rrëmbimit të saj. Carlina White ishte vetëm 19 ditëshe kur u rrëmbye nga e ëma e saj biologjike në vitin 1987. Por pas 23 vitesh ajo ka zbuluar prindërit e saj të vërtetë. Ajo gjithmonë dyshonte se nuk ishin ata prindërit e saj. Njerëzit që e rrethonin i ishin dukur të huaj derisa një ditë vendosi të hetojë personalisht, duke zbuluar të vërtetën. Carlina thotë se është si një film gjithçka. Nëna e saj e rreme e kishte rrëmbyer në spital pasi kishte veshur rroba infermiereje. Policia është vënë në ndjekje të saj.

Lini një Përgjigje