Pronarët e një hoteli në Angli janë gjobitur nga ana e një gjykate, për shkak se nuk i kanë dhënë një dhomë bashkëshortore një çifti gay. Ata janë shpallur fajtor për diskriminim dhe duhet që t’i paguajnë si dëmshpërblim çiftit gay një shumë prej 1800 stërlinash. Çifti gay kishte shkuar në hotelin e dy bashkëshortëve kristianë dhe këta të fundit nuk kishin pranuar t’u jepnin një dhomë bashkëshortore, pasi dhoma të tilla i jepnin vetëm për çiftet e martuara. Por dy gay-t janë martuar në gjendjen civile dhe për këtë arsye kanë mundur që ta fitojnë çështjen në gjykatë.