Kryekulla e Ngujimit

24 Janar 2011, 17:24Politika TEMA
Kryekulla e Ngujimit

Nga Spiro Ilo

Krejt papritur (në kohë, jo në pritshmëri) në mesin e bulevardit të Tiranës ka mbirë një Kulle Ngujimi. Që të jemi më të saktë në terma, se pastaj mbase nuk pranohet të lexohet në zyrat e shtetit, ndërtesa aty ka qenë, vetëm se i është ndërruar destinacioni nga Kryeministri në Kullë Ngujimi.

Në “moshën e internetit”, në kohën e wikileaks, ndërsa institucionet shtetërore kanë krijuar sitet e tyre për të bërë transparencë me qytetarët, dhe kur politikanët shkëmbejnë mesazhe ne Twitter për të popullarizuar idetë e tyre; në qendër të Tiranës ndërtesat qeveritare rrethohen me gardhe hekuri, ruhen me ushtarë me armë të mbushura dhe me urdhër për të qëlluar në mish, si të ishin kështjella mesjetare.

Megjithatë kjo ndërtesë nuk do ta ketë kurrë fisnikërinë e kështjellës, por do t’i mbese për një kohë të gjatë emri i keq i Kullës së Ngujimit, që ngjan sikur vjen nga thellësitë e Bjeshkëve të Namuna për të hedhur hijen e saj në qendër të kryeqytetit. Në të, ashtu si në simotrat e saj rurale, fshihen burra të parruar e të palare, të armatosur deri në dhëmbë, që kanë vrarë e nuk pranojnë t’i binden ligjit, por ngujohen nën mbrojtjen e kullës së gurtë. Nejse, deri këtu të paktën jemi si të thuash brenda traditës. Risia që sjell kjo Kryekullë është që brenda saj është ngujuar edhe ai që e ka bërë dhe duhet ta ruajë zbatimin e këtij ligji. Dhe ky është kryeministri ynë kordhëtar. Këtu peshorja e logjikes thyhet me dysh.

Po tani çfarë të bëjë qytetari i gjorë? Ai që nuk është as i kuq as blu. Ai që shpreson që shteti është një makinë që mbledh taksa, shtyp monedhën, ruan kufinjtë nga armiqtë e jashtëm dhe ruan qytetarin nga kriminelet e brendshëm! Si t’ia bëjmë kur gjyqtari ka frikë nga vrasësi, polici nga ushtari, populli nga qeveria?

Ja një pyetje e bukur retorike që të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë normale, në një vend normal duhet të ulen e t’ia bëjnë vetes pa pushim, pa lëvizur nga vendi deri sa të gjejnë një rrugëzgjidhje. Kësaj radhe pa Kryeministrin tonë kordhëtar që është ngujuar me vrasësit ne Kryekullë. Atij e vetmja gjë pa bërë që i ka mbetur tani, është që me një copë thëngjill të dalë dhe të shkruajë në murin e kryekullës: “E xanun”. Dhe në tiranasit e vjetër e dimë fare mirë se çfarë domethënë kjo.

*peshkupauje.com

5 komente në “Kryekulla e Ngujimit”

  1. Claus says:

    Artikull teper i goditur. Ne Tirane ne ate bulevard je si ne gjendje te jashtezakonshme. Majtas ndertesa e Kuvendit ushtare me nje kapote tere pluhur me kallashnikov ne dore, djathtas kryekulla e qeverise po ashtu nje ushtar dordolec po ashtu me kallashnikov ne dore, arrin tek Garda nje dordolec 18 vjecar po ashtu me kallashnikov. Eshte tmerr. Ah harrova, shkon ne spital ushtarak po ashtu nje dordolec me kallashnikov, nuk edi se cfare ruajne aty, oturaket e spitalit?
    Kam patur fatin te vizitoje Bundestagun gjerman,cdo gje e hapur, pa pare nje polic me sy, se arme jo e jo. Kalon para Bundeskanzleramt-it (Zyres se kancelares) pa roje, flet me deputete te parlamentit gjerman a thua se nuk eshte ligjvenes i atij shteti, por nje person qe po kalon rastesisht ne rruge, nuk kane ata as sirena,as roje ndoshta as kravate. Mos te flase per ata police ne Tirane qe i gjen ne cdo 300 metra, kur ne Berlin nuk shikon edhe nje me sy. Ja kjo eshte demokracia dhe transparenca dhe jo ata dordolece me kallashe qe rrine para kullave qeveritare a thua se jane ne gjendje lufte.

    1. rrapi says:

      rrine me arme ne dore per te vrare vellezerit e tyre …

  2. Epirioti says:

    Europa plake ne aksion per te shpetuar kete Gjë

    Tashme dihet dhe eshte nje lajm i mire se Gjëja eshte i qeruar perfundimisht nga jeta e shqiptareve, eshte ceshtje javesh. Tronditja dhe shkundja qe na detyroi Gjëja ti bejme mendjes nuk na le me shkas te kete kthim mbrapa ne krijimin e nje jete te perhershme civilizuese e madje edhe me te mire se ne vendet e europes plake. Urdhri i Gjësë per te qelluar ne mish ishte epilogu i mbijeteses eksperimentale te europes plake se si mund te drejtohet nje vend i mrekullueshem nga nje klase me Gjë te gjalle te ketij lloj tribuje vegjelie dhe fshataresie. Populli kerkon më me force se kurre largimin e Gjësë nga pushteti. Duket sikur edhe pleqte mafioze te perfaqesive te europes po rendin ne gjetjen e nje zgjidhjeje. JJJOOO, vllezer e motra. Keta sponsor te gjemes se Shqiperise ne keto 20 vite po ngelen pa marjoneta ne vendin e shqiptareve, pas ikjes se sigurte te Gjësë se fundit qe po u sherbente me servilizem dhe peshtirosje jargavitese. Keta pseudodiplomat po turren neper rruget e Tiranes dhe vendit me shpresen se pas largimit te Gjësë te gjejne nje tjeter Gjë qe tu sherbeje nevojave te bisneseve te tyre ne Shqiperi. Investimi i tyre te kjo Gjë e tanishme u eci per bukuri derisa kjo Gjë, e vetkenaqur nga perkrahja europiane dhe mbrojtja nga lider demode te europes, beri gjemen. Sipas ligjit 79 te kushtetutes urdheruesi i hapjes se zjarrit denohet me 20 vite deri ne burgim te perjetshem. Hierarkia e Gardes eshte 1-Kryeministri, 2-Ministri i Brendshem, 3-Komandanti i Gardes dhe dy komandant me poshte. Ndaj Gjëja nuk dorezon gardistet se zinxhiri i urdherit del shume lehte ne dukje, e kete e di europa plake, e di madje qe edhe Gjëja e ka te shkurter sepse nuk mund ta mbrojne me pa u perlyer edhe vet me gjakun e deshmoreve te vrare pa koncept te kuptueshem per asnje njeri normal. Europa plake vrapon e po djersin me barkalecat sepse po ngelet pa beniamin per te ardhmen. Pavaresisht kujdesit per t’ua mbyllur kete rruge ne te ardhmen, nje lajm i mire ne keto dite cmendurie qeveritare eshte se europa nuk e mbron dot me investimin e saj te deshtuar, Gjëja Sali Berisha eshte nje leter higjenike e perdorur tashme nga europa plake, nga agjenturat serbo-greke-arabe, nga mafia rajonale. Gjëja eshte tashme e shkuara per ta, por ata po cfiliten te gjene nje Gjë te re per te ardhmen, por reagimi i rinise se civilizuar, perfshirja e inteligjences ne jeten politike do bente zhdukjen e endrres se europes plake per te denigruar racen shqiptare. Do ishte me mend nga ana e opozites qe te pranoje e nderuar pjesetare te shoqerise civile, te rinj pa lidhje farefisnore me ata qe ka PS-ja sot ne krye, perfaqesues te emigracionit, ne qeverine teknike dhe ne ate te ardhshme, pavaresisht nese jane te dhjathte e te majte apo ateist partiak. Le te mos leme me qe dikush te sponsorizohet me nga jashte per t’u bere serisht Gjë

  3. Inspiron says:

    Kulla ne fjale eshte kryeministria. Strukture qe nuk eshte as e Sales e as e Edit, o te pakten keshtu duhet te jete. Eshte nje ndertese per shume njerez off limits. Jo kushdo mund te hyje. Ndodh keshtu ne te gjithe boten e lire. Duhet marre nje autorizim etj. etj. Behet nje godine off limits sidomos ne dite te tilla si ajo e 21 Janarit. Turma e acaruar syon te çaje rrethmin e te hyje brenda, le te themi ne menyre jo te paqme. Behet fjale per nje istitucion, qe sot e ka ne dore Sala neser do ta kete Edi e pasneser dikush tjeter. Imagjinoni sikur turma te kishte hyre. Do te ishim ktu duke diskutuar se cfare ben shteti, pse nuk i ruan godinat e te gjithe shqiptare te cilat perfaqesojne ne rradhe te pare sovranitetin e vendit. Do te ishte dobesi sikur te leshohej ne duart e turmes se pare qe t’i mbushet mendja “per ta zane”. Protesta per te pushtuar kryeministrine eshte dicka me teper! Ndoshta “peshkupauje” qe ka shkruar artikullin, do ta shohe Shqiperine perseri ne 1997 kur turmat hynin neper kazermat e ushtrive e askush nuk u dilte para. Nuk eshte ne interesin e askujt nje gje e tille, as per te hequr qafe Berishen. Se kesaj i thone te djegim vendin se nuk na pelqen Berisha! Rama po humbet 3 vjet ne protesta, ne vend qe te punoje e me ligje t’ia fuse kembet ne nje kepuce Berishes qe kur te vije 2013 t’ia marre pushtetin siç i ka hije nje lideri te vertete qe beson ne regullat e demokracise. N’se Berisha eshte uzurpatori i pushtetit mund t’ia nxjerre b…. perpara vendit dhe opinionit nderkombeter duke luajtur paster e pa hilera. Te frymezosh nje pjese te popullit te shkaterroje bulevadin e te djege makinat e qytetareve te pafaj te synoje te mare kryeministrine nuk ben tjeter veçse i jep te drejte Berishes! Une me ate mendimin tim modest kam frike se puna eshte tjeter kund. Rama ka frike zgjedhjet e majit, ka frike se po i iken karrikja. Kushdo qe t’ia marre karriken nuk i merr vetem ate, por edhe librat e llogarive e me siguri atij nuk i pelqen nje gje e tille. Duket se ne shqiptareve nuk na rrihet pa e bere pershesh cdo 10 vjet ate qe kemi bere me munde. Ndoshta jemi akoma ne fazen e kerkimit te identitetit. Ndertojme , djegim shkaterrojme , vrasim etj.etj. Kemi nevoje per njerez te qete e mendje nditur jo njerez qe vijne ne pushtet per para e karrike dhe i uzurpojne o c’eshte me keq kur e shohin se nuk i marrin dot i fusin flaken gjithckaje duke u ngirtur mbi te tjeret si interpretues te vullnetit te popoullit alla revoluzionare franceze! Jam dakort me claus per sa i perket mungeses se policise ne Bundestag, por mos te harrojme i dashur claus se ne jemi shqiptare, jemi akoma barbare, otomane, bolshevike e bizantine. Europa, civilizimi, per fatin tone te keq jane dicka qe e shohim por nuk perpuqen me mentalitetin tone. Ne jemi akoma te humbur neper rruget e orientit! Me dhemb zemra por kjo eshte e verteta, perndryshe “peshkupauje” do te kishte shkruar se si me ne fund e gjeti detin e nuk do te sillej neper “keshtjellat” e bjeshkeve te namuna qe nuk jane habitati i tij natyror :). Ftohni gjakrat njerez e le te civilizohemi!

  4. leonardi says:

    sipas inspiron me teper kane rendesi makinat dhe takemet e ministrise se ardhja e nje jete vertet e lire jo i dashur cdo reforme ka dhe dhimbjen e vet sepse dhe dhuna kur flasim per dhune te shumices qe perfaqesohet ne popull ka vetine e transformimeve shoqerore dhe sjelljen e nje etape te re qe te zhduke te vjeteren dhe te riprodhoje fuqishem te gjithe kete materie te vjeter te shkateruar por krysorja te sjelle kualitet ne marredheniet njerezore qe reflektohet ne maredhenie te reja insitucionesh dhe raporte te drejta te njeriut ne shoqeri.Dhe pikerisht kjo ka vleren me te madhe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje