Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pakistan, teksa një burrë i ka prerë duart bashkëshortes së vet, pasi kjo e fundit kishte lindur vajzë dhe jo djalë. Gruaja ishte e katërta vajzë që bënte dhe kjo duket se e ka acaruar bashkëshortin e vet, që kërkonte me ngulm djalë. Në Pakistan gratë janë të diskriminuara dhe shpesh herë ato vriten mizorisht. Policia ka arrestuar autorin e këtij krimi të rëndë.