Shkencëtarët amerikanë janë shumë të shqetësuar për mundësinë e shpërthimit të vullkanit në Yellowstone. Ata kanë vënë re rritje shqetësuese të aktivitetit të këtij vullkani. Nëse do shpërthente, skenari do ishte horror. Dy të tretat e SHBA do të bëheshin të pabanueshme. Shpërthimi do ishte mijëra herë më i fuqishëm se ai në Malin Shën Helena.
Shpërthimi i fundit i këtij vullkani ka qenë përpara 640 mijë vitesh. Megjithatë magma është ende disa kilometra në thellësi, çka qetëson shkencëtarët.