Komentatorët anglezë: Femrat nuk e kuptojnë pozicionin jashtë loje

24 Janar 2011, 13:28Lifestyle TEMA

Komentet seksiste nga do komentatorët e famshëm britanikë, Richard Keys e Andy Grey, kundër gjyqtares anësore, 25-vjeçares Sian Massey, kanë hapur polemika të forta në Britaninë e Madhe. Keys e Grey, të cilët kishin lënë mikrofonat hapur gjatë pushimit të ndeshjes, kanë diskutuar me njëri-tjeterin për paaftësinë e femrave të kuptuar pozicionin jashtë loje. Komentet ndodhën gjatë ndeshjes Wolverhampton-lverpool, e cila përfundoi 0-3. Pamjet treguan së anësorja kishte të drejtë për një pozicion jashtë loje.

Lini një Përgjigje