Tarok Kolache është një fshat në Kandahar. D.m.th ishte një fshat deri kur forcat e koalicionit vendosën ta bombardojnë atë dhe ta zhdukin nga harta. Në fshat kishin hyrë talibanët dhe për forcat aleate ishte e pamundur që të depërtonin, edhe pse kishin tentuar disa herë. Ndaj u desh ndërhyrja nga ajri që fshati të zhdukej plotësisht. Sa për numrin e të vdekurve, ende nuk ka një bilanc për shkak se sërish forcat e koalicionit nuk mund të afrohen për arsye sigurie.