Njeriu kryesor i skandalit të dioksinës në Gjermani ka qenë ish- sigurims

21 Janar 2011, 09:41Lifestyle TEMA

Emri i tij qarkullon thuajse çdo ditë në mediat gjermane. Siegfried Sievert është drejtuesi i një kompani që kujdeset për ushqimin e kafshëve. Ai akuzohet se ka përzier dioksinë në ushqimin që ka shitur për kafshët. Kjo dioksinë ka kaluar më pas tek vezët e mishi që kanë blerë gjermanët, e jo vetëm ata. Dioksina është një lëndë helmuese, që edhe në sasi jashtëzakonisht të vogla bëhet e dëmshme. Efektet e saj nuk jepen menjëherë por më vonë. Ajo sjell sëmundje të frymëmarrjes, të lëkurës, por edhe kancer. Tani mediat kanë zbuluar se njeriu që qëndron pas këtij skandali ka qenë dikur punonjës i shërbimit sekret shtëror në Gjermaninë Lindore. Dokumentet e STASI-t janë publikuar në media këto ditë.

Lini një Përgjigje