Një hotel i ndërtuar me plehra kundër ndotjes në plazhe

20 Janar 2011, 12:06Lifestyle TEMA

Në Madrid të Spanjës është hapur një hotel i ndërtuar i gjithi me plehra. Artisti gjerman Ha Schult ka ndërtuar hotelin me pesë dhoma gjumi si pjesë e projektit të qytetit për të zhvilluar Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Schult thotë se shpreson të tërheqë vëmendje ndaj masës gjigande të plehrave që gjeneron turizmi masiv në Europë. Rreth 30 deri në 40 përqind e objekteve të përdorura janë gjetur në plazhe në Britani, Francë, Gjermani, Itali e Spanjë. Rose Piqueras, një zëdhënëse për projektin, tha se qëllimi ishte që të tregonin diçka ndryshe nga imazhi që pikturon industria e turizmit. “Donim të tregonim se si mund të kthehen pushimet tona nëse nuk pastrojmë plazhet,” tha ajo, duke shtuar se plazhet në jug të Italisë janë më të ndoturit.

Lini një Përgjigje