Rusia kërkon që t’i mbyllë hesapet me priudhën pak a shumë të lavdishme, të Bashkimit Sovjetik. Këtë kërkoj që ta bëjë së pari duke zhdukur retorikën dhe simbolikën e asaj periudhe, duke filluar që nga Vladimir Leninin. Partia e Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, ka hapur një sondazh online, duke kërkuar mendimin nëse eshtrat e Leninit duhet të varrosen në shtëpinë e tij në Shën Petërsburg apo duhet të qëndrojnë në mauzeolumin në “Sheshin e Kuq” në Kremlin. Më shumë se 250 mijë persona kanë votuar në këtë sondazh dhe 70% e tyre ka kërkuar që eshtrat e tij të largohen nga “Sheshi i Kuq”.