Lajmi se qeveria britanike është gati të shesë pyllin e famshëm ku është luajtur filmi “Robin Hood”, ka shkaktuar kundërshtime të shumta. Njerëz të kulturës angleze, duke filluar nga këngëtarja Annie Lennox, aktorja Judy Dench, shkrimtari Julian Barnes, stilisti Vivienne Ëestëood, kanë kërkuar nga qeveria të mos e bëjë këtë gjë. “Shitja e pyllit është një akt miop dhe i papërgjegjshëm”, janë shprehur ata. Qeveria britanike kërkon që të shesë disa prej pasurive publike, në mënyrë që të përballojë krizën ekonomike që ka pushtuar globin.