Më shumë se 127 mafiozë të arrestuar, kjo ndoshta është goditja më e madhe që ka bërë FBI në historinë e luftës kundër mafias. Përfaqësues nga shtatë familje mafioze, mes tyre pesë familjet e njohura të mafias italiane në Nju Jork, kanë rënë në pranga. FBI ka publikuar pemën familjare të Cosa Nostra dhe funksionet e tyre në familje. Nuk ka pasur komisariat aq të madh sa t’i mbajë ata brenda, ndaj janë detyruar që t’i dërgojnë në një bazë ushtarake.