Shitjet e disqeve të muzikës gjatë vitit 2010 kanë rënë me 9%. Armiku kryesor për këtë mbetet pirateria. Kjo, duke qenë se në 20 këngë, 19 prej tyre shkarkohen në mënyrë të paligjshme. Kjo pritet që t’u kuhstojë rëndë atyre që punojnë në fushën e muzikës, pasi deri në vitin 2015, sipas parashikimeve, pritet që në këtë sektor të shkarkohen 1.2 milionë persona.