Gjeli vret pronarin që po e nxiste të luftonte me gjelat e tjerë

21 Janar 2011, 10:31Lifestyle TEMA

Të gjithë kemi parë gjela që luftojnë me njëri- tjetrin. Në Indi ky është një sport popullor. Por tentativa për të futur në ring një gjel, ka rezultuar fatale për trajnerin.

Singrai Soren ka gjetur vdekjen pasi është sulmuar nga gjeli i tij, që refuzonte të hynte në ring. Një dëshmitar tha se Soren tentoi disa herë të fuste gjelin në ring, por ai nuk pranonte. Pas disa tentativave, gjeli e ka sulmuar atë duke e lënë të vdekur. Policia po kërkon gjelin dhe ka lajmëruar banorët se është i rrezikshëm. Megjithatë, mendohet se një trajner rival e ka marrë gjelin dhe po e ruan për ta nxjerrë më vonë në treg. Trajnerët e këtyre gjelave fitojnë deri në 35 euro për ccdo betejë.

Lini një Përgjigje