Një 29-vjeçar, babai i një vajze 14-vjeçare, pritet që të bëhet gjyshi më i ri në të gjithë Britaninë e Madhe. “Është bukur të jesh prind në adoleshencë. Për këtë arsye fëmijën do ta presim me gëzim dhe dashuri”, ka thënë 29-vjeçari që pritet të bëhet gjysh. Vajza e vet ka ndjekur rrugën e të atit, që gjithashtu ishte bërë prind kur ishte në të njëtën moshë, pra 14 vjeç. Më e lumtur ka qenë mamaja 47-vjeçare e gjyshit më të ri në Angli, e cila po bëhet stërgjyshe në një moshë të re. Duke qenë se si familje ata lindin në moshë të re, nuk është çudi që ajo të arrijë të shohë disa breza të familjes së saj tek lindin!