Modeli kthehet në prift

24 Janar 2011, 13:47Lifestyle TEMA

Julio Abalsamo ka bërë një zgjedhje, që shumë pak persona mund të besonin. Nga një model i suksesshëm i “Prada-s”, ai është kthyer në prift. Një zgjedhje ekstreme. Megjithatë ai shprehet i lumtur dhe nuk është penduar që ka qenë model. “Nuk e mohoj të kaluarën. Ishte një eksperiencë, që ashtu si eksperiencat e tjera, të ndihmon të rritesh. Megjithatë tani unë mendoj për të ardhmen”, ka thënë modeli i kthyer në prift.

Lini një Përgjigje