Një shqiptar padit Facebook, i kërkon 500 mijë dollarë

27 Janar 2011, 09:49Lifestyle TEMA

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 340 miq në Facebook, ka vendosur që të padisë gjigandin e internetit për shkak se i ka mbyllur llogarinë që kishte hapur aty, pa asnjë shpjegim.

Mustafa Fteja kërkon 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për këtë çështje.

“E kisha Facebook për një qëllim- për të mbajtur kontakte me familjen time,” thotë Fteja, që ka shkuar në SHBA para 17 vitesh.

Fteja, 30 vjeç, mësoi në shtator se llogaria e tij ishte çaktivizuar.

“Di vetëm një gjë- nuk kam bërë asgjë,” tha dje ai. Nuk kam dhunuar asnjë rregull a ligj.”

Në akuzën e tij, depozituar në Gjykatën Supreme të Manhattan-it, ai akuzon Facebook se nuk i është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të tij për të mësuar se përse ishte hequr nga faqja.

Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompaninë për diskriminim fetar.

Facebook nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave amerikane për një koment.

Lini një Përgjigje