Përqafimi, sekreti i një martese të lumtur

4 Shkurt 2011, 10:17Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë zbuluar se njeriu mund të jetë i lumtur edhe duke marrë gjeste të thjeshta, por domethënëse, siç janë përqafimet. Kjo vlen sidomos për personat që janë të martuar. Gjesti i përqafimit- që normalisht duhet të ekzistojë gjithmonë- shpesh harrohet nga jeta shumë e vrullshme. Por një gjest i tillë nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse ndjenja pozitive, ndaj duhet ta praktikoni. Në këtë përfundim kanë ardhur studiuesit e Universitetit të Kalifronisë, të cilët thonë se përaqfimi dhe prekja delikate e partnerit, është në gjendje që të reduktojë stresin e akumuluar dhe të forcojë lidhjen familjare. Studiuesit thonë se mjaftojnë katër përaqfime në ditë që mund ta bëjnë jetën më të lumtur dhe martesën e fortë, por vetëm me një kusht: ky gjest nuk duhet bërë nga partneri/partnerja me miq të tjerë, sepse gjërat do të komplikoheshin paksa.

Lini një Përgjigje