Balla: Video e turpshme e Metës kulmoi zemërimin e popullit

5 Shkurt 2011, 12:57Politika TEMA

Deputetit i PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar kreun e LSI-së, Ilir Meta, duke e quajtur atë si turpin e kombit. Sipas Ballës, Meta ka bërë si gjë normale në platformën e tij elektorale korrupsionin.

“Kemi parë këto ditë që Ilir Meta viziton strukturat e ndjesë pastë LSI-së, a thua se Meta është pjesë e normalitetit dhe se korrupsioni mund të jetë platformë elektorale për të marrë votat e shqiptarëve. Meta është sot shëmbëlltyra e korrupsionit, kusarisë dhe hajdutërisë së kësaj qeverie”,, ka thënë Taulant Balla.

Deputetit i PS-së ka thënë se ka qenë pikërisht kjo video, e cila ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët dolën në demonstratë më 21 janar.

“Kjo video e turpshme korrupsioni vlonte zemërimin e popullit, që më 21 janar mblodhi 200 mijë shqiptarë në këmbë. Në këtë regjim korrupsioni, i keqpërdoruri Lulzim Basha, përdori policinë dhe gardën, për të provokuar dhe dhunuar të drejtën për të protestuar, kundër matrapazllëkut, varfërisë”, është shprehur deputeti Balla.

3 komente në “Balla: Video e turpshme e Metës kulmoi zemërimin e popullit”

  1. r.m says:

    Nuk duhet thene vetem “ndjese paste LSI” por “ndjese paste mender LSI”

  2. dorand says:

    Une habitem kush e zgjedh kete zoteri ne parlament. Vetem ne shqiperi votohet per inat te nje qeni le te veme nje zagar. Ketij zoterise dua ti them. Nuk e indinjoi videoja popullin shqiptar se videoja nuk tregoi nei gje qe ne nuk e dinim. Pse mor zoteri na kujtoni kaq injorante te luani me ne si te doni? Kujton ti se nuk e dime ne qe pushtetaret e tanishem vjedhin si te duan? Kujton ti se nuk e dime ne se edhe ti po te vish neser ne fuqi do vjedhesh si te duash? se ke qene e ke vjedhur. Videoja nuk kulmoi zemerimin e popullit por videoja u perdor nga ju per te ngacmuar zemerimin e popullit. Populli or zotri eshte i zemeruar se ska buke s ka kushte jetese per vete se sa per te vjedh nuk i bie ndermend kur e ka barkun plot mor zotri po ju e keni harruar kete se jeni milionere per vete e talleni me popullin fukara e nxirrni neper sheshe te vritet. Thirri mendjes se me popullin nuk tallesh dot gjithmone or zotri.

    1. VL says:

      A ce ke thene mire or ti Dorand !! Kta jane te gjithe mashtrus, e perdoring popullin te marrin karrige per vete. Edi Rama te shkoje ne zgjedhje ne Maj dhe ti fitoje. Pastaj te futet ne parlament e te votoje per ligjet e popullit. Jo te beje gam gam dite per dite e te kerkoje zgjedhje te parakohshme. Ne e dime qe te gjithe vjedhin, pse kujton ti se kta socialistet po vdesin se ngreni ???? Edi Rama eshte milioner per veten e tij.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje