Zgjidhja nuk duket askund në horizont

4 Shkurt 2011, 20:35Politika TEMA

Nga Bledar Feta dhe Dr. Ioannis Armakolas

Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe ata të Bashkimit Europian po përpiqen të merren me “Revolucionin Jasminë” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ka një tjetër krizë politike të paqëndrueshme në oborrin e Europës.

Kriza shqiptarë ka hyrë në vitin e dytë dhe nuk ka asnjë shenjë se ky ngërç do të zgjidhet. Progresi i vendit drejt integrimit europian është bllokuar dhe mungesa e dialogut politik kërcënon stabilitetin e vendit. Kjo krizë politike ka përkuar edhe me skandale të korrupsionit në nivele të lartë. Dhe papunësia, e cila sipas qeverisë është në nivelin 14 përqind, i ka nxjerrë shqiptarët në rrugë të dëshpëruar e pesimistë për situatën e brendshme në vend.

Pakënaqësia u kthye në dhunë më 21 janar kur oficerët e Gardës Kombëtare qëlluan dhe vranë tre njerëz që po protestonin kundër qeverisë së Sali Berishës, duke lënë një tjetër në gjendje kritike. Detajet e asaj që ka ndodhur janë shumë të debatueshme. Rreth 130 persona, përfshi policë dhe demonstrues u plagosën. Protestat janë të zakonta në Shqipëri, por shpërthimi i këtyre 20 mijë personave shënon përplasjet më të dhunshme që pas krizës së piramidave në vitin 1997.

Situata politike është ekstremisht e tensionuar, me qeverinë konservatore dhe opozitën socialiste që kanë nisur një lojë fajësimi për vdekjen e tre personave. Kryeministri Sali Berisha ka fajësur liderin socialist, Edi Rama, për vdekjet, duke e akuzuar se po kërkon të rrëzojë qeverinë duke përdorur modelin tunizian.

Pavarësisht apeleve për qetësi nga presidenti dhe zyrtarët ndërkombëtarë, si partia në pushtet, ashtu edhe opozita po vijojnë retorikën e zjarrtë. Të dyja palët e injorojnë rëndësinë e marrjes së përgjegjësive dhe zgjidhjen e një problemi serioz politik, që ka efekt të tmerrshëm në shumë fusha dhe pasoja të paparashikueshme.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka nisur një hetim dhe ka lëshuar urdhër- arreste, duke marrë si përgjigje akuza nga kampi i Berishës për grusht shteti. Policia ka refuzuar që të zbatojë këto urdhra, duke dhunuar kështu Kushtetutën shqiptare, mesa duket duke vepruar me ndërhyrjen e Berishës.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë presion të dy palëve për të hequr dorë nga protestat. Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi i ka bërë thirrje qeverisë që t’i bindet ligjeve të saj, por më kot.

Rrënjët e krizës

Në zemër të trazirave në Shqipëri janë zgjedhjet e pazbardhura parlamentare të vitit 2009. Opozita kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar Berishën për manipulim. Që atëherë, opozita ka vijuar një fushatë anti- qeveritare, duke përdorur një seri taktikash që nga bojkoti i parlamentit, grevat e urisë e deri tek akuzat ndaj qeverisë se ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit të kudogjendur.

Mazhoranca në pushtet hedh poshtë akuzat dhe thotë se zgjedhjet kanë qenë më të mirat që ka mbajtur ndonjëherë vendi. Dy partitë politike në vend kanë një histori të gjatë armiqësie të ndërsjellë, sidomos pas zgjedhjeve. Është e vështirë për elitat partiake të gjejnë një terren të përbashkët për të punuar në të mirë të vendit.

Lideri i PS, Edi Rama, është i vendosur në kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme për shkak të një skandali korrupsioni. Zëvendëskryeministri Ilir Meta, një aleat kyç i kryeministrit, dha dorëheqjen në lidhje me akuzat për ryshfet për një hidrocentral. Partia e Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim është partneri minor në koalicionin qeveritar të kryeministrit Berisha.

Kryeministri e ka mbështetur me dhunë partnerin e tij të koalicionit për shkak se mbështetja e Metës i siguron atij votat e nevojshme për të qëndruar në pushtet. Pavarësisht skandalit, Berisha nuk duket se do pranojë zgjedhje të reja.

Meta hoqi dorë nga postet e tij në kabinet dhe e dorëzoi imunitetin për tu hetuar si një qytetar. Vendimi i Metës nuk shihet si një fitore për zbatimin e ligjit, por në vend të kësaj shihet si një vendim i kalkuluar politik i lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohë që vendimi i tij për të dorëzuar imunitetin nuk e ka bindur opinionin publik. Meta ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat, madje ka akuzuar opozitën se ka falsifikuar videon me prova kundër tij.

Korrupsioni lulëzon, Shqipëria dështon

Korrupsioni politik në Shqipëri ka lulëzuar që pas rënies së komunizmit, duke ngadalësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me një biletë anti- korrupsion. Pavarësisht masave anti- korrupsion dhe deklaratave të forta, korrupsioni nuk është shkulur.

Korrupsioni është në rrugë të mbarë edhe për shkak të një gjyqësori në agoni. Dy ish- ministra janë paditur që nga viti 2008 për abuzim me detyrën. Të dy rastet janë shfryrë pa asnjë dënim dhe të dy këta persona aktualisht mbajnë poste qeveritare. Prokurorët shqiptarë kanë një shkallë të ulët të dënimit të rasteve të korrupsionit në nivel të lartë që kur gjykatat janë të pavarura në letër, por të ndikuara jashtëzakonisht nga politika në praktikë.

Ka një praktikë të përbashkët për skandalet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri. Fillimisht skandali bëhet publik. Më pas ministrat ose zyrtarët e qeverisë japin dorëheqje, por nuk e pranojnë kurrë që kanë vepruar kundër ligjit. Kryeministri e pranon dorëheqjen si një akt të përgjegjshëm. Një hetim nis, por nuk mbaron kurrë. Ministri nën hetim bëhet sërish ministër, duke shijuar imunitetin që i jep posti. Zhvillime të tilla kanë reduktuar besimin publik tek sistemi gjyqësor shqiptar.

Një rrugë shumë e gjatë drejt Europës

Shqipëria është anëtare më të drejta të plota e NATO-s që nga prilli i vitit 2009. Hapi tjetër është BE, dhe më specifikisht marrja e statusit kandidat. Bashkimi Europian i ka refuzuar aplikimin Tiranës vitin e shkuar për shkak të dobësive demokratike, një gjyqësori të dobët dhe problemeve me korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Këto zhvillime e kanë bërë rrugën drejt marrjes së statusit kandidat- dikur i konsideruar i marrë- shumë komplekse.

Në të vërtetë, nisur edhe nga pritshmëritë e reja për Shqipërinë, është shumë e vështirë të imagjinosh se vendi do e kalojë pragun e Bashkimit Europian në një të ardhme të parashikueshme. Kriza politike dhe demonstrata fatale e janarit ka shtuar kritikat dhe ka tronditur edhe atë pak besim të mbetur mes institucioneve dhe liderëve europianë.

Thuajse të gjithë institucionet ndërkombëtare e pranojnë se ekziston një problem serioz, duke u fokusuar në mungesën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, të cilat kanë zgjedhur rrugën e konfrontimit në vend të bashkëpunimit dhe konkurrencës së ndershme. Politikanët e vjetër shqiptarë, intelektualët dhe autoritetet e shtetit i bëjnë jehonë thirrjeve të homologëve të tyre ndërkombëtare. Një i dërguar evropian ka nisur takimet në përpjekje për të zbutur tensionet.

Shqipëria ka hyrë në një rreth vicioz: vendi kërkon anëtarësimin në BE vetëm për të dalë nga kaosi politik dhe korrupsioni në nivele të larta. Çdo përpjekje për të ndryshuar situatën duket infektive. Në mungesë të dialogut dhe zgjidhjeve, të gjithë aktorët po përdorin një retorikë të zjarrtë gjithmonë e në rritje çka mund të destabilizojë akoma më shumë vendin dhe mund t’i kushtojë edhe gjëra të rëndësishme si lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian.

Është e mundur që ndërmjetësit perëndimore të përdorin në mënyrë aktive karotën dhe shkopin për të vendosur një gardh ndaj destabilitetit të tejzgjatur.

*Autorët janë pjesë e Qendrës Helenike për Sturime Europiane (Hellenic Centre for European Studies (EKEM)). Shkrimi është marrë me nga euractiv.com

6 komente në “Zgjidhja nuk duket askund në horizont”

  1. Petrit Kola says:

    Friday, January 09, 2009

    Druri per Berishen eshte dru per Serbine dhe Greqine

    Shqiptaret kerkojne dorheqjen dhe largimin e zotit Sali Berisha, por une ju them se kjo gje nuk ka per te ndodhur sepse kete nuk e ka ne dore Berisha. Berisha eshte vegel dhe eshte i detyruar te zabtoje urdherat. Ne se nuk vjen urdheri per nje gje te tille, Berisha nuk mund te largohet.

    Eksperienca ime.
    Ne fillim te viteve 1990 kur Berisha ishte President dhe njekohesisht kryetari PD-se, une luftoja per nje te drejten time. Zoti Berisha ne mbledhjen qe behej cdo te Hene ne Kryesine e PD-se, urdheroi ne favorin tim.
    I sigurt se do ta gezoja te drejten time pasi me vete kisha Presidentin e Shqiperise dhe njekohesisht Kryetarin e PD-se, zotin Berisha u paraqita ne zyren ku me drejtuan.
    Me te hyre, personat ne ate zyre me pane venger dhe me nje mosperfillje domethenese. E ndjeva qe e drejta nuk do te me jipej. Atje kuptova se Berisha nuk ishte fuqia numer Nje, por nje kukull, nje vegel ne duart e te tjereve. Listat i benin te tjeret dhe Berisha ishte i detyruar ti zbatonte. U largova nga zyrat e PD-se duke i thene vetes se Berisha eshte nje vegel dhe ai duhet larguar per te miren e tij dhe te Shqiperise.

    Agjent i UDB-se.
    Sllavet njerzve te tyre nuk i vendosin nofka por numra. Kjo eshte vertetuar edhe me organizaten Filiqi-Eteria te Rusise ne Greqi, ku per shembull Teodor Kollokotroni mbante numrin 186-te.
    Berisha eshte akuzuar hapur ne publik se eshte agjent serb dhe mban numrin 30-te dhe nuk guxon te thote nje fjale, ndersa kercenon me vrasje Taulant Ballen per nje gje qesharake!!!

    Serbia akuzon shqiptaret per trafik organesh por Berisha hesht.
    Pas akuzave bere nga Serbia dhe miqte e saj se ne Shqiperi luftetaret e UCK-se kishin spital ku serbeve te rrembyer u merreshin organet e brendshme dhe trafikoheshin, banoret e zones u ngriten ne protest kunder kesaj akuze te pavertet, te ndrye dhe dashkeqese.
    Berisha hesht, duke lene ti nenkuptoje opinonint nderkombetar se akuzat e Serbise jane te verteta dhe se barbaret e vertet te Ballkanit jane shqiptaret.

    Nafte, arme.
    Berisha ka pranuar hapur ne publike se ka furnizuar me nafte dhe arme makine ushtarake te Milloshevicit. Ketu nuk ka nevoje per koment.



    Dorheqja, largimi me voten e lire eshte utopi. Huri eshte realitet.
    Persa theksova me larte kerkesa shqiptare per dorehqjen dhe largimin e Berishes eshte utopike, biles qesharake.
    Shqiptare! Berisha nuk e ka ne dore veten e vet. Ne se nuk vjen urdheri nga Beogradi per dorheqje, Berisha nuk mund te largohet. Kjo gje, largimi nuk munde te ndodhe pasi intersat serbe por edhe greke kerkojne qe Berisha te jete ne pushtet sepse limoni ka edhe disa pika leng, vetem duhet shtrydhur me forte deri sa te zevendesohet me Lulezim Bashen apo Genci Pollon.
    Ne keto kushte e vetmja mundesi qe i ka mbetur shqiptareve eshte aplikumi drurit per te shpetuar nga e keqja qe i ka zene.. Kur them drut, kam parasyshe nje dru shume, shume te forte. Pasi druri per Berishen eshte dru per Serbine dhe Greqine. Kjo duhet te jete edhe parulla e vitit 2009 e patriotave shqiptar.

    Petrit Kola

  2. nicolla disha says:

    Ja Beogrdi na doli tani. Shiko parafoles. Eshte vetem forca e popullit shqiptare qe largon berishen, dhe jo Serbet. Me vjen keq sepse akoma nuk po behen bashke per te protestuar. Kur them proteste, ajo duhet te jete e perditshme, dhe jo me pushime.

  3. dorand says:

    zgjidhja nuk duket gjekund per ata qe e kan nda menjen per nje zgjidhje te veten se USA dhe EU e kane zgjidhjen dhe e kane bere publike me ane te Ambasadorit Amerikan dhe te derguarin Lajcek te EU. Zgjidhja eshte. NUK KA ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME. NUK DUHET DHUNE PAQE DUHET. DUHET TE MARRIN TE GJITHE PJESE NE ZGJEDHJET LOKALE. DUHET DIALOG NE PARLAMENT. Kjo eshte zgjidhja na pelqen apo jo. Habitem cfar nuk kuptoni. Doni ti jepni dru berishes dilni votoni me date 8 maj dhe ashtu i jepet druri. Ne demokraci nuk jepet dru me dru or vlla druri jepet me vota. Kur ta kuptojme kete neve shqiptaret athere do arrime ta quajme veten evropiane. Tani jemi gjeografisht ne evrope po me mend jemi nga tunizia apo egjypti.

    1. VL says:

      Ke shume shume te drejte. Problemi eshte se ne si popull nuk kemi kulture politike. Ne dime vetem dhune. Kush e di se sa here degjon te tilla ” Nuk votoj une per te se eshte malok apo lab” Ca Evrope jemi ne, ne jemi me keq se somalia nga truri.

  4. raimondi says:

    ———Keta te huajt behen me me te fortin –dhe nga ana tjeter ketyre nuk ju kercet shume per popullin shqiptar
    Shikoni Historine , Evropa nuk ka pasur asnjehere repsekt per ne, ndaj edhe po te vritemi ne me njeri tjetrin ato vetem do thone qe ” :…palet te dialogojne me njeri tjetrin dhe zgjidheni vete se kjo eshte problemi juaj i brendeshem …”
    -Mirpo Edi ka nje te mete te madhe qe kerkon ti nxjeri geshtenjat nga zjarri me duart e europianeve dhe amerikaneve
    –Ketu e ka shume gabim–Ata nuk te ndihmojne o Edi —Nga ana tjeter Edi e ka mbushur partine me pionere dhe me biznesmene ,e ka qelbur fare .Sepse te dy keto kategorite jane komplet t epapafte per te drejtuar ne politike
    –Edhe vete Edi ka mungese kurajo,nuk eshte tip i guximshem qe te peprlaset me SALEN neper debate dhe ta diskretitoje ate ——–Keshtu qe PS-ja do ngeelet ne OPOZITE deri sa ti doje qejfi SALIUT
    -Sepse SALA i ka kuptuar te gjitha keto mangesi te nderkomebtareve dhe te PS-se dhe tani tallet me te dyja palet
    —Mos te permendim pastaj edhe gazetaret e opozites qe jane gazetare kafenesh ,dhe nuk i trajtojne problemet kudner SALES ne Parim dhe ne driten e difekteve qe ai ka si drejtim politik 20 vjecar ne ekonomi dhe ne drejtim te dobesismit te elementit shqiptar ne cdo aspket , jovetme ekonomik , por edhe ne aspektin patriotik–
    —–Apo lere ca them dhe une , gazetaret tane jane Sokratik ,jane qytetare te botes –te vetmit ne kete bote

  5. bbb says:

    Te huajt qe punojne ne ose per Shqiperi kane interesa personale ne miniera, Tece, investim te tjera. Keshtu qe jane kapur ngushte nga mafija ekonomike dhe politike shqiptare. Mjafton te permendim Gerdecin ku ishteperfsihir edhe ish ambasada amerikane ne ate korrupsion. Keshtu qe Evropa dhe SHBA nuk kane ndermend te deturojne Berishen te iki edhe pse e dine mire sesa e ka mbushur kupen. Politika jone nrendshme per fat te keq eshte marre peng nga te huajt, duke bere zero faktorine brendshem. Aq e vertete eshte kjo sa edhe pse u vrane 3 njerez te pafajshem, as Evropa as SHBA nuk e shofin te arsyshme largmin e vrasese nga pushteti. Dhe mjerisht ky shtet yne shqiptar tashme eshte shtet letre, dmth nuk eksiston, ose ose eshte nje shtet koti i dirigjuar mga mafija vendase + te korruptuatit e huaj

Comments are closed.

Lini një Përgjigje