Komisioni hetimor tërhiqet nga kërkesa për tabulatet e gazetarëve

3 Shkurt 2011, 19:44Politika TEMA

Komisioni Hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit është tërhequr nga kërkesa e bërë për të marrë tabulatet e telefonatave të 4 gazetarëve të njohur në vend. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka lexuar kërkesën për një gjë të tillë.

Kryetari i komisionit hetimor, Eduard Halimi ka deklaruar se do të dërgojë një kërkesë për kompanitë telefonike për revokimin e tabulateve telefonike të gazetarëve.

Pas presionit të madh nga ana e Bashkimit Europian dhe organizatave më të njohura të gazetarisë në botë, komisioni është detyruar të tërheqë këtë kërkesë.

Komisioni kishte kërkuar tabulatet e gazetarëve Mero Baze, Filip Cakuli, Sokol Balla e Andi Bushati.

6 komente në “Komisioni hetimor tërhiqet nga kërkesa për tabulatet e gazetarëve”

  1. dymi says:

    Keshtu do te terhiqen edhe nga te gjitha kerkesat e tjara qe kane bere deri sa te dalin bllof.

  2. Stan says:

    Eshte interesante se si nje grup “katundaresh” te elites politike hiqen si konstitucionaliste ne nje kohe qe as kompetencat e tyre nuk i dine. Zaten, asht pikerisht kjo natyre katundari politik qe Enveri e perdori me vu ne kontroll vendin. Cehredin beli! Nuk arrij te gjej ndonje dallim midis komisionereve te gjysem-parlamentit dhe fuksave te Enver Hoxhes.
    Shpresoj qe pas ketij pluhuri e zhurme artificiale per te fshehur krimet dhe friken deri ne panik te Berishes, qe ai shpreson t’i zgjate jeten (dhe mund t’ja dale pasi ka pervojen 45 vjecare te sekretarit te PPSH-se dhe ate te autokratit te pos-diktatures), prokuroria e shtetit ve para akuzes fillesen e kesaj trazire – Ilir Meten dhe vjedhjet masive te tij. E me pas Berishen, per shkelje te kushtetutes, per presionet ndaj legjislativit, presidences, dhe shume institucioneve te ekzekutivit, te cilin e drejton si bajraktari i HUQ-i-DOLI-t.

  3. Frederik says:

    Komisioni Parlamentar i PD per çeshtjen e 21 janarit eshte nje perseritje ne permbajtje , por ne kohe te ndryshme e organizatave baze te Partise se Punes , te cilat me porosine e njeshit me masken ne emer te popullit , ndeshkonin kedo qe ishte ne oponence te saj. Kete gje po mundohet te beje Sali Berisha me sharlatanet e tij komisionere me gazetaret, jo per te zbardhur çeshtjen pasi ai eshte vete autori i masakres , por ai do te dije dhe bashkepunetoret e ketyre kundershtareve qe nqs do te kete mundesi duke qene ne pushtet , t’i ndeshkoje si kundershtare te regjimit berishian. Modeli i udheheqesit per te eshte vetem Enver Hoxha , por qe te jemi te sinqerte nuk mund te arrije profesionalizmin e komunikimit te Enver Hoxhes me masen .Modeli i regjimit berishian ,mund te jete pak a shume si nje regjim anadollakesh fanatike , tirane ne shpirt , me mungese civilizimi dhe trutharesh , te cilet nuk njohin detyrimin se nga burojne .

  4. Nabukodonosor says:

    E mor legen.

  5. xenilirise says:

    Redaksia e gazetes, ka bere nje gabim ne titullin e kopertines ku shkruan ZBYTHEN!
    Gabim sepse asnjeri nga anetaret e “Inkuzicionit Kushtetues” nuk e ka pjesen pas Z (by…n, jo ne kuptimin fizik te kesaj fjale)!
    Tani u ka ngelur te pyesin edhe JOZIN, e te zbardhin materialin e “Tablose Sinoptike” qe u lexoi Buzeplasuri!
    Jam kurrioz vetem per nje gje, jo shteterore por shume njerezore. Po nga grate, femijet, familjaret dhe miqte NUK U VJEN TURP????????

  6. saimir says:

    Shume kush qe psikologjis protretin e krye…t te komisionit te ngritur me mjeshteri nga krimineli per te na dhene mesazhin qe “gardistet jo vetem qe skane qelluar,por jane qelluar e per kete po pergatitet edhe kaseta e re nga keta monstruoze me ndihmen e “miqeve”!.Shashka te tilla i ka perdorur me mjeshteri vrasesi i 21 janarit,qe prej mese 20 vjetesh.Shikoni dhe rifreskoni kujtesen ne vitet 97 !A si ngjan ku mi Tritan Shehut(para prasit ne Lushnje).Shikojeni me vemendje kete verdhacuk e mendoni per nje moment thenien e madhe te kryetarit te Opozites “Trikoleshet”.a s’eshte edhe ky nje trikolesh nga ata qe sot e quajne vehten se jane maja e politikes shqipetare!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje