Lajçak: Rekomandimet tona për Tiranën

3 Shkurt 2011, 18:00Politika TEMA

I dërguari i Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës në Tiranë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për shtyp, tha se ka ende arsye për tu shqetësuar për situatën në Shqipëri.

“Kemi ende arsye për të qenë të shqetësuar për situatën në Shqipëri. Shikojmë që ka rrezik për përshkallëzim të situatës. Për këtë arsye jam këtu,” tha Lajçak. Duke pasur parasysh demonstrimet e ditës së premte, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos provokojnë e as të mos provokohen. “U bëj thirrje qytetarëve që të sillen të sillen në mënyrë të qetë e të mos provokojnë e të mos provokohen,” tha Lajçak. Negociatori i BE tha se ka shpresë se kriza do zgjidhet. Ai kërkoi që komisioni hetimor të mos zëvendësojë hetimet që duhen bërë nga institucionet.

“Në lidhje me hetimet duhet të jenë institucionet shtetërore që duhet të bëjnë hetimet. Komisioni parlamentar nuk mund të zëvendësojë hetimet që duhen bërë. Po ashtu kemi besim të plotë te institucionet shqiptare që do të arrijnë të zbulojnë të vërtetën e plotë për 21 janarin,” tha Lajçak.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për zgjidhjen e situatës, Lajçak tha: “Kjo është një pyetje për qytetarët e parlamentarët tuaj.”

Më poshtë janë disa nga rekomandimet e Lajçak për drejtuesit politikë në Tiranë.

– Jo më dhunë

– Jo retorikë nxitëse ose të zjarrtë

– Respekt të ligjeve dhe të institucioneve  sipas Kushtetutës

– Duhet të rifillojë dialogu mes opozitës dhe pozitës siç u shkon për shtat vendeve evropiane

– Kjo duhet bërë duke filluar punën për zgjedhjet e 8 majit duke i çuar kështu një mesazh popullit

– Të fillojë puna në mënyrë serioze për rekomandimet që ka nxjerrë opinioni i Komisionit Evropian

6 komente në “Lajçak: Rekomandimet tona për Tiranën”

  1. iriqi says:

    C’far pune per zgjedhjet e 8 majit mor Lajcak!?Sali shpellari qe nuk e njihni ju nuk ka per te bere zgjedhje te lira sa te jete ne politik.Asgje nga ju edhe kesaj radhe.Gjynah per ate popull qe jeton aty te tallet edhe nga ju.Shpresoj se bileten e avionit e ke prere vetem per ardhje se sipas parashikimeve do te jete me ekonomikja per ty.

  2. ffrash says:

    Moj Evrope moj kurva e motit………………..

  3. zotrules says:

    po s’kan faj evropoidet o jo… psh, ne kete rast, faj ka Tema, qe i ka vene titull “rekomandimet e…”
    Ku jane rekomandimet aty? Te me falin te gjithe, po edhe sikur ky Lajcak qe ka ardhur te beje stazhionimin duke u dhene mend delenxhinjve pa dinjitet te politikes sone, te thote qe “keto jane rekomandimet”, nuk keni pse ta shkruani fjalen “rekomandim”. Mos na detyroni dhe neve te lexojme dengla. Tregoni pak besnikeri dhe pak miresi me lexuesit tuaj. Mire ata tallen me ne, po mos e beni dhe ju…
    ky artikull do te ishte i denje per titullin “Lajcak dhe denglat europiane te rradhes”. Dhe nuk do kishit fare nevoje te botonit artikull te ri. kopi/pejst nje artikull te para 2 diteve, dhe u zgjidh ajo pune… ose ndonje artikull cfaredo edhe nga viti i kaluar. njesoj jane.

  4. ben says:

    Keto europionet jane duke luajtur me ne.

  5. 21Janari says:

    Laj-çak sapo i “lau nje çik” duart me Tiranen. Mesazhi i tij ishte i qarte : beni Paqe!
    Por, Paqja kalon nepermjet Luftes (kete ai e di mire).
    Prandaj te dashur miq, le ta mritojme Lirine ashtu siç e kane fituar popujt e civilizuar : vetem duke mundur te shkuaren e keqe …!

    1. Nabukodonosor says:

      Tamam.Keta pedet e Europes sic vijne ashtu edhe ikin.Pergjegjesine per te permbysur diktaturat e ka vetem populli.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje