Federata Europiane e Gazetarëve: Në Shqipëri po bëhet e pamundur puna për gazetarët

2 Shkurt 2011, 21:31Politika TEMA

Sot Federata Europiane e Gazetarëve shprehu shqetësim në lidhje me kërcënimet e rrezikshme për lirinë e medias dhe sulmet e dhunshme kundër disa gazetarëve në Shqipëri pas protestave të javës së shkuar në Tiranë.

“Situata në Shqipëri e bën të pamundur që gazetarët të punojnë lirisht,” tha presidenti i FEG, Arne König. “Një ambient i dhunshëm është tashmë një sfidë për profesionistët e medias, por nëse policia dhe autoritetet i shtojnë kësaj edhe dhunën fizike dhe abuzimet ligjore, do shkojmë drejt një situate të patolerueshme. Shqiptarët dhe publiku i huaj kanë të drejtën për të mësuar se çfarë po ndodh në vend dhe është roli i autoriteteve të garantojnë ushtrimin e profesionit në vend që të ushtrojnë presion mbi gazetarët.”
Më 31 janar, një komision parlamentar i ngritur nga partia në pushtet kërkoi të merrte të dhënat telefonike të katër gazetarëve shqiptarë, të akuzuar për konspiracion në protestat e dhunshme anti- qeveritare më 21 janar, kur shumë gazetarë u sulmuan.
Ened Janina, një reporter i gazetës Shekulli i rrah në mes të rrugës nga një polic, i cili i thoshte se ‘nuk më plas fort nëse je gazetar’. Fatos Mahmutaj i ABC News u qëllua nga një oficer policie, që hapi zjarr nga oborri i zyrës së kryeministrit.
Dy gazetarë të tjerë u plagosën rëndë nga oficerët e policisë.

FEG u bën thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë standardet evropiane të lirisë së shtypit, që përfshijnë të drejtën e gazetarëve për të operuar lirshëm, e jo për të qenë në shënjestër të policisë apo të detyrohen të tregojnë burimet e tyre të informacionit.

2 komente në “Federata Europiane e Gazetarëve: Në Shqipëri po bëhet e pamundur puna për gazetarët”

  1. huri says:

    Pushteti i medias,eshte i vetmi qe funksionon sot ne Shqiperi.A nuk e shikoni se c’po ndodh neper gjykata?Po lirohen nje nga nje deri vrasesit masive te gerdecit.Ky presion qe qeveria me skalione komisionesh te paligjshme,dhe me dhune te verber te kryeministrit te kapur me presh ne duar,do nje kundesulm te gjithe neve.Kush eshte ky spurdhjak qe me vota te vjedhura ka zene karriken e kryeministrit,dhe po lot nga tepeleku nje popull te tere?Cdo kerkese e tij dhe e komisioneve ala Jozefine,jane te jashtligjshme.Gazetaret jane te paprekshem,ata jane syri dhe veshi i publikut.Prandaj,zoti Sali Ram Berisha,larg duart e tua te gjakosura nga media e pavarur..ata jane te pavarur se te nxjerrin mes sheshit lakuriq,ashtu si je,si nje donkishot i kohes tone.qe do ta kthesh prapa rroten e historise.Ajo rrote nuk ndalon kurre dhe aq me pak te nise e te rrotullohet mbrapsht.Vetem mendja jote e mjere dhe e semure nga halucinacionet puciste,kujton se do ta rrotulloje mbrapsht.Mbrapsht po verdallisesh vetem ti o i mjere,qe te ka mbet sahati akoma allaturka…Guxo te prekesh gazetaret,dhe ai do te jete me te vertete fundi i jot,ne gjirizin e historise,duke u dridhur si mi i vetmuar…Nese me gervisht me maje te thoit zotin Mero Baze,me shoket e tij trima,jemi betuar qe nuk do te ndahemi,sikur edhe ne hene te shkosh…

  2. raimondi says:

    –Mire i thote ky ketu siper Sales qe te mos preki gazetaret

    ……… dhe tani qe une po shkruaj ketu CNN po jep Breaking News duke transmetuar direkt nga Kairo ne Egjypt ,
    ku Anderson Cooper po transmeton emisionin e tij nga Cairo dhe po thote se autorietetet i kane thene te futej ne nje bodrum
    qe te mbrohej sepse situata eshte bere shume e rezikshme pasi ka filluar perleshja midis protestesve pro dhe kundra Mubarakut.
    ———Anderson Cooper po thote se jane te detyrurar te transmetojne nga nje bodrum i nje ndertese dhe u eshte thene qe te fikin edhe dritat qe te mos duken nga jashte
    – CNN dha per nje moment qe kur Anderson Cooper ishte ne ruge me turmen i afroheshin nejrez dhe e godisnin me grushte ate dhe nje femer gazetare , ………
    …..Ne po filmonim thote Anderson me kamera te vogel qe te mos binim ne sy ,…….
    .CNN po jep sekuenca direkte kur ata a goditen Anderson Cooper , ai vet po filmon veten e tij………me kane goditur deri tani ,thote, ..nja 10 here , dikush nxori edhe thiken …… dhe duket ai qe ka thiken …dhe qe bertet duke ju afruar kameres se Anderson Cooper

    Ata tani vazhdojne transmetimin te fshehur ne bodrum ,sepse ne sheshin kryesor te Cairos ka filluar perleshja me arme ……

    –Tamam gazetare i guximshem….
    Eshte gazetar i shkelqyer Anderson Cooper –
    -Eshte jashtezakonisht i drejte, dhe i ndershem
    –Ai gjithmone mban anen e drejtesise, Biles ka pasur plot raste kur i ka kundershtuar direkt ne fytyre zyrtaret amerikane kur keta kane gabuar
    — Do zoti qe te dali me suxes nga ia vend aty, sepse tani ai eshte ne pozicion te rezikshem, pasi njerezit atje po hedhin parrulla kunder Amerikes…. —

    — Te mos e lejojme Salen te na turperoje , se ne jemi ne zemer te Evropes . Eshte turp te merret shteti me gazetaret

Comments are closed.

Lini një Përgjigje