Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përmes një deklarate, ka bërë me dije se kërkesa e Komisionit Hetimor për marrjen e tablateve të 4 gazetarëve është e papranueshme.
“Siç është bërë e ditur nga mediat, tashmë përpara Gjykatës Kushtetuese ka mbritur një kërkesë me anë të të cilës pretendohet antikushtetueshmërija e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni hetimor parlamentar. Komiteti Shqiptar i Helsinkit rezervohet të shprehet, në këtë deklaratë, lidhur me këtë çështje pasi ka besim të plotë dhe resekton autoritetin dhe kompetencën e Gjykatës Kushtetuse e cila, me siguri, do ta shqyrtojë çështjen që ka në dorë, sa më shpejt të jetë e mundur, pasi situata dhe stabiliteti i vendit e kërkojnë një gjë të tillë.
Megjithatë ne nuk mund të rrimë pa u shprehur në lidhje me faktin se ky komision hetimor parlamentar ka kërkuar nga shoqëritë tregtare përkatëse, t’i dorëzojnë tabulatet e bisedave telefonike të katër gazetarëve. KShH thekson se një kërkesë e tillë është krejt e papranueshme pasi cenon lirinë e medias dhe të drejtën e shtetasve për t’u informuar. Ne mbështetim reagimin e drejtë të shoqatave të gazetarëve, të gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë vendas, si dhe qëndimin e drejtë e parimor të përfaqësuesve të organeve ndërkombëtare, private e publike, të cilët vunë në dukje se gazetari, në përmbushje të detyrës së tij, e ka të domosdoshme të komunikojë me persona të ndryshëm dhe se ai nuk mund të detyrohet të tregojë burimet e informacionit të tij. Në një shoqëri demokratike media ka të drejtë të grumbullojë informacion, që mendon se është në interes të vendit, opinionit shoqëror ose grupeve të veçanta të interesit dhe ta bëjë atë publik. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e burimeve të informacionit për gazetarët janë kusht për garantimin e lirisë së shtypit,” thuhet në deklaratën e KSHH.
Comments are closed.
Vetem ca tabulate spjegojne gjithe kete zerzele:Merrni tabulatet e familjes Berisha,me te tere me klysh e me mace.Aty eshte e verteta e 21 dhe 28 Janarit.Dhe do te shikoni monsruozitete qe as ne ender nuk keni guxuar ti shihnit….
Zoti halimi ju nuk jeni Parlamenti Shqiptar SE PARLAMENTI KA 140 PARLAMENTAR