Tanja Fajon nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje

1 Shkurt 2011, 19:22Politika TEMA

Europarlamentarja Tanja Fajon e ka cilësuar si të papranueshme, kërkesën e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit, për të marrë tabulatet telefonike të disa gazetarëve. Ajo ka theksuar se gazetarët, kanë të drejtën që të respektojnë e të mos tregojnë burimet e tyre. Fajon: “U informova mbi presionin ndaj gazetarëve në Shqipëri. Sot bisedova dhe me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe si ish gazetare, mund të them se është e papranueshme, që të bëhet çfarëdolloj presioni ndaj gazetarëve nga autoritetet. Do t’u bëja thirrje të gjitha autoriteteve në vend, të gjithë atyre që kanë përgjegjësi që të respektojnë lirinë e medias. Kjo do të thotë gjithashtu se pa vendim gjyqësor, ju nuk mund t’i kërkoni gazetarit t’ju japë numrat në telefonin e tij, sepse gazetarët kanë të drejtën që të respektojnë e të mos tregojnë burimet e tyre. Është shumë e rëndësishme që gazetarët të kenë liritë e tyre të plota e që qytetarët në fund të kenë një informacion të drejtë e të ndershëm. E unë besoj se gazetarët në Shqipëri, apo pjesa më e madhe e tyre, nuk janë kriminelë. Ndaj është e rëndësishme që autoritetet në vend të respektojnë rregullat e vendeve demokratike dhe liria e medias është e drejtë themelore e njeriut”.

TCH: A mendoni se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do zgjidhnin këtë krizë apo ngërç politik në Shqipëri?

Fajon: “Nëse ka një gjë ku qytetarët, autoritetet vendase, opozita ose qeveria, duhet të marrin vendim, është pikërisht mbi një zgjidhjen e mirë. Nuk dua të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë,  por e rëndësishme është që të garantohet një dialog që mund ta nxjerrë vendin nga ky qorrsokak, ku është sot. Kjo do të ishte mirë, sepse vendi ka ngecur vërtet mbrapa në rrugën e reformave që janë të rëndësishme për qytetarët. Prandaj, nëse zgjedhjet e parakohshme do të ishin një rrugëdalje për të siguruar që vendi të ishte politikisht i qëndrueshëm dhe për të siguruar një dialog mes autoriteteve, mes të gjitha palëve të përfshira, atëherë unë do të thosha: Po, kjo do të ishte një zgjidhje”.

4 komente në “Tanja Fajon nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje”

  1. Drejtesi says:

    Te falenderoj nga zemra dhe te jemi shume mirnjohes daj jush Zonje e nderuar. Zgjedhjet e parakoheshme do te jene zgjidhja me e drejt. Le ti bejne njeheresh per te shkurtuar dhe shpenzimet dhe zgjedhjet lokale dhe te pergjithshme.

  2. raimondi says:

    Une mendoj se gazetaret duhet te ngrene ceshtjen se Sala ka nje LEGJIMITET TE VJEDHUR , dhe per opoziten
    eshte plotesisht e drejte te mos e njohi kete Kryeminsiter me Legjimitet te vjedhur
    Nga ana tjeter edhe kete legjimitet te vjedhur Kryeminsitri e ka humbur sepse protestat e fuqishme tregojne se aspak nuk ja pranojne legjimitetin e vjedhur ketij Hajduti , shtoji pastaj metodat kriminale se si Sala mundohet te mbroje legjitmietin e vjedhur —–Kjo con direkt ne RIVLERESIM te legjimitetit te kryeminsitrit duke bere zgjedhje te reja
    Pastaj ka dhe dicka .
    Ky idiot kryeminsiter thote qe jam i zgjedhur,Po si nuk i thote njeri ketij , nga media te pakten, qe ne demokraci ti mund ti kesh fituar zgjedhjet, por elektorati e ka ndryshuar mendjen kundrejt teje dhe me protestat e tij te fuqishme tregon se do qe ti te largohesh nga Qeverisja
    Atehere nje qeveri demorkatike europiane direkt jep doreheqjen dhe ben zgjedhje ..
    Dhe ja ku kemi shembullin italian , ku nderohet qeveria 20 here ne vit
    Kjo eshte demorkacia., U ngriten njereizit ne proteste , ulu fol me protestuesit , jo ti qellosh me plumba, sikur eshte nje dikature Fashiste

  3. andri says:

    Bo bo edhe nje puciste tjeter o sulltan

  4. LORA says:

    Duket fare qarte qe zj.T.Fajon nuk mban ane por lexon me mendje te hapur dhe pa pranuar influence
    realitetin dritherues ne Shqiperi prandaj edhe artikulon kaq thjesht e qarte pa qene nevoja per pirueta te peshtira me te cilat kemi kohe qe neveritemi dhe revoltohemi.Duket qe tuttje qe eshte gazetare profesioniste.Jo me kot e meriton dashurine e respektin e shqiptareve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje