Hetimi i gazetarëve nga ana e mazhorancës aktuale ka alarmuar zyrën e OSBE-së në Tirana, e cila ka qenë e para që ka reaguar. Prezenca e OSBE-së bëri të ditur dje se ambasadori Eugen Wollfarth, ndërsa thekson nevojën për të hetuar plotësisht dhe sa më shpejt ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Tiranë, të premten, më 21 janar 2011, nxit të gjitha organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të respektojnë pavarësinë dhe lirinë e medias. “Media luan një rol kyç në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike. Kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë. Gazetarët duhet të kenë besimin se kjo është baza e punës së tyre profesionale, ashtu sikundër edhe shprehja e opinioneve, si kontribut për formimin e opinionit publik”, thuhet në reagimin e kreut të OSBE-së.
Comments are closed.
Media ose eshte nje pushtet i pavarur si puna e Gazetas Tema e te tjere,ose eshte nje pushtet i blere si puna e Panorames apo Tv ABC apo KLAN etj.Atehere kush ka interes nga hetimi i medies se pavarur pervecse te blereve prej qeverise,prej mafies dhe vet qeverise?Sot vec ketyre qe hetojne vazhdimisht ,iu shtua komisioni i kuvendit,nje komision antiligjor,qe vetem do hedhe cashka tymuese,me qellim zvargjen ne pafundesi te ketyre krimeve shteterore qe u kryen me urdher te familjes krueministrore…
Vertet mendoni se Zyra e OSBE eshte shqetesuar nga “pergjimi” GAZETAREVE!!!
Dini ndonje deklarete te Zyres se OSBE, per dhunen fizike te ushtruar ndaj gazetareve ne protesten e dates 21 Janar?
Burokratet e Brukselit te akredituar ne Shqiperi, kane vite qe e shijojne “korruprionin diplomatik”, me te cilin i mekon qeveria “me e suksesshme ne europe”, nga fondi “patriotik” i korrupsionit!
Transmetoni edhe njehere diskutimet e paralamentareve europiane, ne seancen per shqiperine, per te kuptuar retushimin qe i kane bere gjendjes diplomate te tipit BOSCH&LOHAN, e lobingut te ndyre te monstrave te tipit SHULC, PACK, GROSRUHK etj…..