Shqipëria është përballuar më një tension të zgjatur politik që kur Partia Demokratike e Sali Berishës fitoi ngushtë zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009 mes akuzave për frikësim votuesish dhe mashtrim me kutitë e votimit. Një skandal korrupsioni në fillim të muajit solli edhe një protestë të opozitës më 21 janar në kryeqytetin, Tiranë, e cila u kthye në protestë të dhunshme. Dhuna nisi duke hedhur kur dhe përfundoi me tre mbështetës të opozitës të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu tha: Ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë. E di që shqiptarët në mbarë vendin janë të shqetësuar për këtë ngjarje. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit në SHBA kujto tjetër që i do të mirën Shqipërisë dhe popullit të saj punëtor, që ka bërë kaq shumë për të avancuar vendin në këto 20 vite.
Ambasadori Arvizu tha se ka vetëm një të vërtetë të fortë në lidhje me protestat e dhunshme që gjithkush duhet ta kuptojë: nuk ka pasur asnjë fitues. Ka pasur vetëm humbës. “Ky ishte një frenim shumë dramatik,” tha ai, “nga i cili vendi ka nevojë të marrë veten.” Është për të ardhur keq që thirrjet ndërkombëtare që protestat të jenë paqësore, nuk u dëgjuan. E drejta për tu tubuar vjen edhe me detyrimin për të bërë gjithçka është e mundur për të siguruar që tubimi do jetë paqësor. “Dhuna që dëshmuam,” tha ambasadori Arvizu, “nuk ishte e nevojshme. Ajo nuk ishte as e paevitueshme. Mund të ishte shmangur. Duhet parandaluar që ajo të ndodhë sërish, për hir të shqiptarëve.”
“Ajo për të cilën ka nevojë Shqipëria në mënyrë të dëshpërueshme në këto momente, tha ambasadori Arvizu, “është lidershipi politik.”
Është koha për liderët e Shqipërisë që të arrijnë kompromis. Zgjidhja e ndryshimeve politike përmes betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk reflekton aspiratat demokratike të Shqipërisë.
Ata që ushtruan dhunë gjatë demonstratës duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo do të thotë që prokurorët duhet të lejohen të kompletojnë hetimin e tyre. Është koha për përmbajtje nga të gjitha palët. Është koha për liderët politikë, në të vërtetë për të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm, që të ripërkushtohen në shërbim të vendit dhe në interes të qytetarëve.
Comments are closed.
E keni gabim z.Ambasador qe vendosni simetri ne ushtrimin e dhunes;me kete pozicionim nuk po dalloni hic nga zhurmuesit-opinioniste,te pernatshem ne mediet-klienteliste,te perhershem si shushunja te parase publike.Jeni ne gabim qe nuk doni te kuptoni aspiratat demokratike te shqiptareve qe u shpalosen ne menyre brilante ne 21,28 janar e do te vijojne pa u ndalur si e drejte e patjetersueshme e ushtrimit te sovranitetit te popullit.
Dua te di nga ju zoti ambasador ,ke detyre ushtroni ne vendin tim ? Ate te drejtorit te CIA apo te nje ambasadori ? Po flisni si profesionist atehere je ne linjen tende ,po te ulesh e ti shohesh si dipllomate ,te gjitha keto qe thua jane mashtrim qe i beni ju qeverise amerikane .Ka vdekur koha juaj zoti ambasador qe kur lindi Wikileaks.
.. pse nuk dalin te na thone troç USA se … Regjimi i Enver Hoxhes ishte shume komod per USA, Evropen, rajonin dhe mbare boten, pavaresisht se e dinin se populli shqiptar i terrorizuar nuk gjente dot forcen e ndrydhur brenda tij per ti thene jo atij rregjimi. Populli shqiptar kete garanci ka pritur gjithmone nga USA dhe BE, por siç shikohet ju mbeshtesni tani Berishen, ashtu siç mbeshtet deri dje Nanon dhe kliken e tij te rikthyer me lloj lloj emrash ne koalicion me kete qeveri.
Ku jane qendrimet e palekundura te USA ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit te Nanos, Metes etj po tani qe i shikoni te bera njesh keto klane me qeverine e Berishes çfare tregon?
Kazanin ju po e lini te vloje edhe me shume, kjo kuptohet dhe siç duket doni trazira akoma me te medha. Ballkani eshte fushbeteja USA-EU. Hipokrizite per aleance jane vetem parole parole parole parole sepse kete vend e kane pllakosur te gjitha te keqijat dhe asnje rast ju nuk keni bere asgje !!! edhe kete rradhe do merrni krahun qe ju intereson dhe kaq. Populli ne Shqiperi nuk eshte me Berishen, kete ju e dini shume shume mire, dhe si te tille dhe interesat amerikane ne shqiperi nuk jane te sigurta… ne Kosove ndoshta po.. atje mund ti keni gjerat ndryshe sepse ju shohin si çlirimitare prej serbeve. Por shqipetaret e shqiperise nuk i keni çliruar ju nga sgje e keqe, perkundrazi i keni le te bien nga shiu ne bresher gjithe kohen.
Me keta diplomate SHBA po shkon nga “Fitorja ne fitore”.z.Ambasador ka vdekur ajo kohe kur fjala juaj kishte peshe ne popullin shqipetar,qe kur Ju e politikat tuaja nuk i perkasin popujve por vetem interesave tuaja!Paraadhesi i Juaj ishte bere personazhi kryesor i humorit Shqipetar,ja kishte kaluar edhe satrapit Sali,mirpo me ç’fare po shohim mjeshteria juaj pavaresisht kohes se shkurter i ka fshire keto dy personazhe e ke filluar te zaptosh ekranet me humorin e holle qe ke.Diplomacia Amerikane (uroje qe ky nivel te jete vetem per vende si ne)po njeh nje hop te papare e kete e dekraron edhe nr.1 i kesaj diplomacie kur nga goja e saj thuhet se “Shqiperia eshte partnerja kryesore nderkombetare e Amerikes”.Z.Ambaszador e shoh qe jeni pak per te mos thene hiç i informuar per kete vend .Ju mund te mbeshtesni diktatore e vrases popujsh ,sepse keshtu jua do interesi po ç’fare kusuresh kane popujt qe te jetojne nen keto diktatura.Tashme e dime te gjithe ndihmen e madhe qe SHBA i ka dhene Shqiperise (perjashto kohen e presidentit te madh B.Klinton)duke rezuar nje diktature qe nuk ishte nen tutelen tuaj e duke na instaluar n je diktature edhe me te eger ,diktaturen Berishjane vetem e vetem se Ju ka sherbyer si vegel qorre edhe pse jashte interesave te ketij vendi.Ta dini mire z.Ambasador se populli shqipetar ,rregjimin e kaluar e rezoi sepse s’duronte dot agjentet e spihunet e Ju e mbeshtetet ngritjen e demokracise ne kete vend nepermjet ketyre te fundit.Z.Ambasador para se te largohej paraardhesi Juaj nga detyra ne kete funksion qe ju keni marr sot i thane vartesit tuaj (Berishes) se tani more fund pasi do te vije nje amb.tjeter.Por ai duke nenqeshur iu pergjigj personit ne fjale se :Qenkerke budalla po une Withers-in e kisha mik nga shefi im Arvizu ,pra nga ju.Bashkebiseduesi tani po e kupton qe ai se kishte genjyer.E bukur eshte receta qe leshoni kur deklaroni se Shqiperia ka nevoje per nje lidership!Per ke e keni fjalen e ke keni pergatitur?ne fakt eshte njeri qe juve ju shkon per shtat por populli e quan karte edhe me te djegur se ky qe keni sot ne pushtet.Me thoni perse u dashka filtruar nga Ju lidershipi!Kjo eshte demokracia qe ju çirreni çdo dite?Populli shqipetar e ka zgjedhur lidershipin e tij pavaresisht se doni apo s’doni ju,ju pelqen apo jo juve.Lereni kete popull qe pas 20 vjetesh ta zgjedhi vete pa makinacionin tuaj e konsiderojeni vehten si partnere e jo si padrone,se n.q.se e keni studiuar mire kete popull vetem padronet nuk i duron dote.Z.Ambasador siç ka ardhur koha qe shqiperia ta zgjedhe vete lidershipin e saj,pa nderhyrjen tuaj(se kemi eksperience te hidhur per rreth 20 vjete) edhe departamentit te SHBA i ka ardhur koha qe te shikoje qendrimin tuaj ne krye te kesaj ambasade!I lutemi sekretares se shtetit Amerikan “Le ti çoje marrdheniet e Amerikes ne nivelin ku i kishte i ish sekretarja e shtetit Allbright e presidenti Klinton me popullin shqipetar.Vetem ajo kohe kriminelit e vrasesit Sali i dha vendin qe meritonte e meriton!
Nuk di cili eshte qendrimi i qeverise amerikane?! Nje koment te VOA apo deklarimi i amsasadorit amerikan Arvziu i cili tha se: Berisha eshte “burre shteti”…