Rama: Po vendoset pushteti i frikës dhe terrorit, ndërkombëtarët nuk duhet ta lejojnë

30 Janar 2011, 13:01Politika TEMA

Kreu i PS-së, pas mbledhjes së tryezës së opozitës së bashkuar, ka deklaruar se tashmë në vend është duke u vendosur nga qeveria, pushteti i dhunës dhe frikës. Sipas Ramës, presioni që po u bëhet kryeprokurores dhe presidentit të vendit, është një kërcënim i hapur për demokracinë dhe një përpjekje për vendosjen e pushtetit të dhunës në vend.

“Pas Komisionit Hetimor Parlamentar, kërkesa për tabulatet e telefonave është e paligjshme dhe e mjaftueshme për të kuptuar se ky është një plan makabër për të imponuar në Shqipëri pushtetin e terrorit dhe frikës”, tha Rama

Kreu i PS-së tha se ndërkombëtarët duhet të reagojnë, pasi po rrezikohet kthimi i partisë-shtet dhe shtetit-parti.

“Dhuna ndaj institucioneve nga ana e Berishës kërcënon shëmbjen e plotë të një shteti të dobësuar. Kjo rrugë zbulon rrezikshmërinë e kësaj qeverie për këtë vend. Tregon situatën e vendit dhe fuqinë që ka sot korrupsioni në sjelljen e qeverisë. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të lëjojnë të ndodhin këto që po ndodhin. Nuk duhet të kthehet partia-shtet dhe shteti-parti”, deklaroi kryesocialisti.

Rama theksoi se do vazhdojë beteja e opozitës për një Shqipëri “që do paqe, bashkëjetesë demokratike, mirëkuptim, respekt mes njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive krahinore dhe partiake”.

2 komente në “Rama: Po vendoset pushteti i frikës dhe terrorit, ndërkombëtarët nuk duhet ta lejojnë”

  1. nicolla disha says:

    Opozita duhet te veproje me protesta te fuqishme, dhe jo me fjale boshe.

  2. Bonna says:

    kjo rruge nuk do kthim ….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje