Imzot Paglia kërkon të negociojë krizën

29 Janar 2011, 19:28Politika TEMA
Imzot Paglia kërkon të negociojë krizën

Presidenti Topi pret Përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Imzot Vinçenco Palian

Imzot Vincenzio Paglia negocioi dorëzimin e pushtetit nga Berisha dhe njohjen e zgjedhjeve

Përfaqësuesi i komunitetit të Sant’Egidios, Imzot Vincenzio Paglia, ka mbërritur në Tiranë për të takuar krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës. Zyrtarisht nuk është thënë asgjë për misionin e tij, por Paglia është njeriu që ka negociuar në krizën e vitit 1997. Ai ka negociuar për dorëzimin e pushtetit nga Berisha dhe njohjen e zgjedhjeve. Ai ka negociuar edhe lirimin e ish- presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova pas bisedave me Millosheviçin. Paglia njihet si një ambasador special.

Paglia ka takuar në Tiranë kryeministrin dhe presidentin.

Berisha në takimin e tij ka akuzuar kryetarin e opozitës, kryeprokuroren e presidentit për sulm ndaj institucioneve.

“Kryeministri u shpreh se në 21 janar, kreu i opozitës organizoi një protestë të dhunshme duke i vendosur ultimatum kryetarit të qeverisë se nëse nuk do të pranonte ultimatumin e tij do të kalonte mbi kufoma. Kryeministri theksoi se për pesë orë me radhë, jo më shumë se 200 deri në 300 banditë, trafikantë e kriminelë rrethuan institucionin e Këshillit të Ministrave më qëllim përmbysjen me dhunë të qeverisë legjitime. Kryeministri u shpreh se në këtë përpjekje, zhvillimet e mëvonshme treguan qartë se janë të përfshirë dhe drejtuesit e 2 – 3 institucioneve të tjera të vendit. Kryeministri e njohu imzot Paglion se Prokurorja e Përgjithshme lëshoi pa asnjë hetim urdhër arrestet për të gjithë komandën drejtuese të Gardës së Republikës përfshirë komandantët më të lartë të saj ndërkohë që nuk ka nisur ende hetimet për dhunim të rendit kushtetues duke mashtruar shqiptarët se nuk ka marrë padi për dhunim të rendit kushtetues në një kohë kur Policia e Shtetit e kishte dërguar këtë padi dy ditë më pare. Prokurorja e Përgjithshme vazhdoi misionin e saj të paralizës së sistemit të akuzës për hetimin e puçistëve, duke shkelur marrëveshjen e bërë me faktorë shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë duke dëshmuar në këtë mënyrë se puçistët shpresojnë akoma në projektin e marrjes së pushtetit më dhunë, u shpreh Kryeministri. Kryeministri theksoi gjithashtu se Presidenti i Republikës, siç fakton deklarata e tij e datës 21 janar, nuk arriti të shohë pesë orë dhunë dhe sulm për të përmbysur qeverinë legjitime të vendit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Berisha i tha Imzot Paglia se situata është nën kontroll dhe se “ai që do të tentojë të dhunojë për herë të dytë institucionet e vendit do të marrë ndëshkimin maksimal ligjor që meriton”.

Ndërsa në takimin me presidentin, të dy ndanë “shqetësimin e madh për gjendjen e rënduar politike duke theksuar nevojën e ruajtjes së qetësisë e maturisë, zgjidhjen sa më të shpejtë dhe afatgjatë të mosmarrëveshjeve politike dhe mospërdorimit të retorikave të ashpra”.

Imzot Vinçenco Palia, pasi shprehu edhe njëherë dëshirën e gatishmërinë e të gjithë miqve dhe dashamirësve të popullit shqiptar për të gjetur “një rreze drite, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo gjendje”, vlerësoi rolin e ekuilibruar dhe moderator të Kreut të Shtetit si garant i Kushtetutës dhe simbol i bashkimit të popullit.

8 komente në “Imzot Paglia kërkon të negociojë krizën”

  1. Claus says:

    E ka ftuar per tu bere ndonje ndermjetesim qe te dale perseri palagur si ne `97. I ka hyre frika ne palce, sa here qe i shtrengohet laku dhe i merr frymen do te beje ndonje marrevshje per te shpetuar lekuren se bashku me shpurren, qe te filloje prape nga e para.
    Njehere e shpetoj Bashkim Fino dhe Fatos Nano, kete here duhet te pergjigjet deri me nje, se vrasjet tani kane nje emer dhe pike.

  2. Frederik says:

    Kisha fal mekatet qe i takojne kishes , mekatet e te gjitheve i fal Zoti nese e meritojme , por gjakun e derdhur te popullit te pafajshem , populli nuk ta fal Sali Berisha. Boll vrave , preve e sakatove ne kete vend, ti po e shkaterron ate perdite. Drejtesia mund te vonoje , por nuk do te harroje.

  3. LORA says:

    Vincenzio Paglia ka vulen e vet ne marreveshjen me te hershme te 1992-it te Nano-Berishes per instalimin afatgjate te pushteteve-stafete te dy partive nen ritmin e pandalur”merre ik e mos kij frike”.
    E rren mendja dr Tyryry-ne se populli ka harruar apo se mund te fale.

  4. dymi says:

    Pas 1997 Sal-iu shpetoi sic u tha se nuk kishte dokumente qe te vertetonin inkriminimin e tij.Pas 21 janarit eshte i zhytur deri ne fyt. Po shpetoi do te thote se edhe opozita eshte e zhytur deri ne fyt ne llum

  5. dino chicago says:

    Vetem poqe se mbledh gjithe apelet ,prononcimet e kritikat ne media,forume,fjalime,analiza,TV,gazeta,shoqata,mitingje etj.per Berishen..do kesh me siguri nje shifer marramendese te njerezve te pa kenaqur.Keto do ishin nje peticion i mjaftushem qe ai njeri duhet te leviz nga karrikja ku eshte salduar ketu e 20 vjet perpara

  6. huri says:

    Zoti Paglia vetem mundti thote zotitS ali:Refeu qe te pakten te shpetosh shpirtin ,kur te vesh ne ferrin e DantesKoha jote mbaroi zoti Sali…

  7. Claus says:

    Ky eshte ai cikel i pafundem “tranzicioni” qe ky vend nuk del dot. Ku ka sot ne bote te te vije nje prift e te ndermjetesoje per te bere kete apo ate. Ajo qe eshte bere eshte bere tani dhe nuk mund te kthehet me mbrapsht. Nuk mund te kete ndermjetes me kriminele dhe pushtete te kriminalizuara. Eshte taktike e njohur per riciklim.
    E con vendin deri ne buze te gremines, ben kokefortin meqe ben kokefortin, duhet te merret si pale per bisedime, ne fund ben marreveshje dhe nga kjo marreveshje merr maksimumin, ndersa pala tjeter qe ka vite qe lutet per bisedime, marreveshje dhe kompromise del e humbur.
    Dhe ja pra kemi nje “Recycling-Process” dhe Berishen e ke prape pale dhe pse jo pas disa vitesh perseri kryeminister e t`ja filloje prape nga e para.
    Kete radhe duhet te dale para gjyqit, kleriku te kerkoje qe zoti ti fale shpirtin ne gjyqin para Zotit ne qiell, para gjyqit ne toke ka nje drejtesi dhe kod penal per ate.
    E dyta si duket me keto ndermjetesime pervec vetes se vet do te shpetoje dhe kusarllikun qe ka bere ne dobi te familjes dhe te afermeve te tij serbe. Pasi te laje fajet ne gjykate atehere te filloje perseri politike, por gjithmone para se te laje fajet. Ndryshe PS-ja do te sjelle nje zhgenjim edhe me te madh.

  8. MEMEDHETARI says:

    Nuk duhet qe Berisha te shpetoje kete here.
    Askush nuk ka te drejte t`i premtoje !
    Ne nuk mund te themi per ate,sic thosh Qazim Mulleti per Kajon “Lereni mor t`ike”!!!
    Aqe me teper qe as populli nuk eshte “Qazim Mullet” dhe as Saliu nje “Kajo Karafil”…
    Si gjithe te tjeret,ne rast se do te kete procese (dhe une mendoj se do te kete mijra padi kunder tij) – do gjykohet,ne rast se do te gjendet me faj – do te denohet…Edhe vete ai eshte per zbatimin e Ligjit,sic e dini, prandaj mos ia prishni…
    Marreveshje per te mos gjykuar dhe denuar kriminelet nuk duhet te kete!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje