Komisioni Hetimor: Garda nuk ka asnjë faj, ka zbatuar ligjin. Këkojmë tabulatet e krerëve të shtetit. Berisha raporton të hënën

29 Janar 2011, 15:30Politika TEMA

Asnjëherë më parë Garda e Republikës nuk ka qenë kaq e hapur për kamerat e televizioneve sa në këtë periudhë. Pas vizitës së mediatizuar të kryeministrit, komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit organizoi vizitën e parë faktmbledhëse në Gardë, në prani të kamerave. Shefi i Shtabit të Gardës, major Artan Hoxha shpjegoi mes të pranishmëve rolin që përcakton ligji për Gardën.

Ndonëse nuk iu referua shprehimisht 21 janarit, majori shpjegoi se si veprohet në rast përshkallëzimi të situatës në objektin e rëndësisë së veçantë: “Drejtuesit e shërbimit krahas masave që kanë marrë i bëjnë thirrje turmës me altoparlant, më pas qëllohet në ajër, pastaj zbatohen kërkesat e nenit 25 të ligjit për Gardën”, deklaroi Hoxha.

Në vijim, takimi u zhvillua edhe për pak minuta pa praninë e mediave. Në përfundim, komisioni hetimor bëri këtë deklaratë: “Nga ky takim me efektivet e gardës konstatuam se garda ka përmbushur, vazhdon të përmbush dhe do të përmbushë të gjitha ligjet e vendit për ruajtjen e institucioneve”, është shprehur deputeti Dashnor Sula. Nuk përjashtohet që përveç dokumentave shkresore, komisioni të kërkojë dëshmitë e pjestarëve të gardës kësaj here në selinë e Kuvendit. Kurse vizita tjetër faktmbledhëse e komisionit do të jetë në drejtorinë e policisë.

Nga ana tjeter komisioni hetimor do i kerkoje tabulatet telefonike te autoriteve. Sipas Enkelejd Alibeaj, kerkesa do i drejtohet kompanive celulare per tabulatet e presidentit Bamir Topi, kryeprokurores Ina Rama si dhe te deputeteve Tom Doshi, Paulin Sterkaj.

Te henen para komisionit do jete kryeministri Sali Berisha.

12 komente në “Komisioni Hetimor: Garda nuk ka asnjë faj, ka zbatuar ligjin. Këkojmë tabulatet e krerëve të shtetit. Berisha raporton të hënën”

  1. rrapi-i-treshit says:

    fajin e kane ata qe u vrane
    Donin tu binin plumbave me koke

  2. endri says:

    [u][b]JA SI DO ZHVILLOHEJ GRUSHTI I SHTETIT[/b][/u]
    Plani A: Te pajisur me Stilolaps – Pistolet, Cadra – Psitolet, thike me maja me helm, camcakize plases qe do hidheshin nga prostestuesit( pasi ti kishin mbllacitur mir e mir) ne toke dhe ne momentin qe do sulmomin policet do u ngjitnin tek kepucet e policeve dhe do i hidhnin ne ere te gjithe dhe pjesa e mbetur do asgjesohej me mjetet e siperpermendura.

    Plani B, Protestusit me makinen exploziv do hidhnin porten e kryeministris ne ere dhe do ti hapnin rrugen 4 grave qe do sulmonin me lug pirunj te lyer me helm gjarperinjsh qe ishin kapur ne PEZE….

    Plani C: Pas asgjesimit te Gardes, protestuesit do hynin ne kryeministri dhe me cadra antitank do hidhnin ne ere deren per tu futur ne ambinetet e kryeministris.

    Plani D: Pasi do boshatisej i gjith personeli i Kryeministris do vinin nga turma 18 gra 43 burra dhe 16 sekretare qe prisnin me padurim per te zene vendet e punes.

    Plani E: Kryeminstri i sapo ardhur ne detyre Z. Rama do te fillonte punen ne Shqiperi duke firmosur dokumente per marrjen e pronave te Ilir Metes, Sali Berishes e oborrtareve te tyre dhe do ja kthente si ne kohen e Enverit atij qe e punon.

    Plani Dh: Do rrembehej TV Klan, ABC, TVSH, Gazeta 55 dhe do shitetshin ne ankand per te cuar leket ne zonat e permbytura.

    Plani G: Do rrembeheshin pronat e Ilir Metes, Petrit Vasilit, dhe borxhet e Luan Rames.

    Plani H: Do prisheshin mardheniet diplomatike me udheheqesin legjendar Fatos Nano duke mos lejuar te zhvillohej investimi prej 4 MLD $ per ngritjen e “KLubi i Politikaneve me Vizion 2 vjecar”

    Planet e tjera do zbulohen pasi Komisioni Hetimore do te marre ne pyetje 4 plaka qe pasi kane marre shperblimet nga qeveria do deshmojne se si jane stervitur ne Peze, Peje, Patok, forcat kryengritese te shpulles se shtetit.

    1. dymi says:

      Fantastik. Sarkazem e pa pare.Vec grushteve qe ,mori nga populli Sal-iu nuk meriton tjeter vec ironise dhe sarkezmes therese. Me njerez bufon nuk mund te flasesh vecse duke i tallur. Do te shikoni ne vitet qe vijne se cfare barcaletash do te tregohen per karagjozin Sal-i.

  3. ilir says:

    Shqiperia tani i ngjan nje makine qe i ka mbaruar karburanti dhe po zret afolje qaf-krraben me nje shofer qe ka ikur nga trut e kokes. O milet ruhu pikerisht tani se kjo makine dhe ky shofer shtypin cfar ju del perpara. Fundi eshte i sigurte: makina do shkaterrohet shoferi ska shpetim……

  4. skaran says:

    ahahahahahaha no coment.

  5. bbb says:

    Shqiperi eshte nje vend kur vritet Gjuetari dhe shpeton Zagari

  6. pelasgian3 says:

    Komente te qelluara, miq. Nuk na ka mbetur gje tjeter pervec se te qeshim me keto gjera qe po na shohin syte e po na degjojne veshet. Post 21 Janari qenka me te vertete nje enderr e keqe pa fund. Hajde o Sali Berisha hajde, qe u befsh lemsh, u befsh.

  7. nicolla disha says:

    Komisioni hetimore qe eshte miratuar nga rregjimi i berishes. Nuk vlene sepse Shqiperia ka insitucionet e Drejtesise qe do ta thojne fjalen e vet. Berisha nuk po e kupton se me keto veprime ai po rrezikon qeverisjen e korroptuar. Ku ka shqiptare qe ta besoje komisionin berisha?

  8. nicolla disha says:

    Ky komision nuk ka kopetenca per te hetuar edhe kafshet jo ma te hetoje 21 janarin me vrasjet qe berisha i beri. Ky nuk eshte komision hetimore, por eshte shiku i palamentit berishjan.

  9. dymi says:

    Presidenti nen hetim. Kryeprokurorja nen hetim. Shefi dhe zv.shefi i SHIK-ut nen hetim. Shefi i opozites nen hetim. Kush ka mbetur? Demokracia nen hetim, Shqiperia nen hetim. Vetem hajdutet, te korruptuarit, matrapazet, kriminelet e mafiozet dhe miqte e tyre kombetare e nderkombetare qe jane te lidhur me interesa ekonomike korruptive, jane te pa dyshuar, te nderuar e ne pushtet. Edhe sa kohe?

  10. raimondi says:

    –Garda nuk ka faj fare — Grevistet mos i dilnin plumbit para …..lol

  11. astrit cerma says:

    Nga varri,si lugati,
    I shkruan Sali Berishes,
    Ai qe dikur quhej:
    “I juaj Shpati…”
    – Me qe nashi kemi te drejta “demokratike”‘
    Po te dergoi dhe U nje “panorame sinoptike”
    Per sa ndodhi me njezet e nje,
    Duket se…armiku brendshem dhe i jashtem,
    Nuku fle…
    Lufton..Jo per te permbisur,
    Se …’ish per te permbisur e permbisa U
    Nga “A”ja deri ne “Zh”,
    Por…per te qeverrisur
    Kete…dhemokracin e re
    Lindur nga ne dhe ushqier nga ne.
    Mos lisho pe…
    Bjeru sic te kam mesuar:
    Pirthe nje fjalim te programuar
    Pastai urdhero lidere dhe mitebere,
    Zirtare,te zgjethur dhe zagare,
    Sipas programit te lishojne ere…
    Mos u mundo c’thone,
    As te brendeshem as gjitone,
    Ki popull keshtu ish mesuar,
    Qe kur U,shpallia 100 armiq
    Me nje te qelluar…
    Ne te plaste ne duar qelbi i qelbesires,
    Nje qelbesire tjeter nxirr nga koha e shkuar,
    Shtrydhe-Qelbi i saj sherbet i kellires,
    Qofte per shejtane,qofte per te bekuar…
    Te fala…I juaj Shpati….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje