Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike në vend. Ata shprehin keqardhje për ngjarjet e tmershme të 21 janarit 2011, siç i karakterizojnë ata, dhe u dërgojnë ngushëllime familjeve të viktimave.
“Ne mbështesim fuqimisht Shqipërinë dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare dhe jemi tepër të shqetësuar për vazhdimin e trazirave politike në Shqipëri”, thonë ligjvënësit amerikanë në deklaratën e tyre të lëshuar dje. Ata bëjë gjithashtu thirrje për hetime të pavarura dhe të besueshme për ngjarjet e 21 janarit, duke theksuar se ato janë tejet kritike që populli të besojë në mundësinë e zgjidhjes së krizës politike në vend. Kirk dhe Engel thonë se mbështesin fuqimisht institucionet kushtetuese në Shqipëri, të cilat do të kryejnë hetimet. Ligjvënësit amerikanë shprehen se mirëpresin ndihmën teknike që u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara Prokurorja e Përgjithshme. Shqipëria, thonë ata, është një vend demokratik që duhet të ruajë perspektivën evropiane. Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë të lira të kryejnë punën e tyre.
Kirk dhe Engel theksojnë më tej se “retorika politike në Shqipëri është tepër e acaruar që palët të gjejnë rrugën për të dalë nga ky batak”. Ata i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve shqiptarë të zbutin gjuhën me të cilën flasin dhe të ulin “temperaturën politike”, në mënyrë që të fillojnë një dialog të efektshëm për të gjetur rrugën e daljes nga kriza. “Aq shumë sa ne mbështesim të drejtën e fjalës së lirë dhe tubimeve për popullin e Shqipërisë, ne besojmë se qëllimit të qetësimit të emocioneve dhe uljes së tensioneve do t’u shërbente më mirë pezullimi i manifestimeve masive dhe aktiviteteve politike, deri sa të rivendoset qetësia”, përfundojnë deklaratën e tyre Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe Kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku.
“VOA”
Comments are closed.
Opozita e Bashkuar me njerez te varfer, te majte e te djathte, do vazhdoje te protestoje!
Jo se nuk duhen nderprere protestat, por duhet qe Saliu dhe Ilir Meta te largohen nga pushteti
Me keta politikane “te konsumuar” nuk behet konsensus.
Opozita e kerkoi 2 vjet hapjen e materialeve zgjedhore, perse nuk gjeti konsensus?
Shqipetaret tashme presin vetem vendosjen e nje SHTETI TE VERTETE DEMOKRATIK!
Protestat do vazhdojne derisa kjo Qeveri te jape DOREHEQJE.
Te ngrihet nje Qeveri Teknike dhe ne Zgjedhje te shkohet pa Sali Berishen
Vertet kaq pak, sa shprehin, e njohin situaten ne Shqiperi, keta zoterinj, apo nuk bejne gje tjeter vec “lobimit” te radhes?
A nuk e dine se jane ekzekutuar tre persona te pafajshem, para kamerave?
A nuk e dine se tere institucionet kushtetuese, jane shpallur Puçiste, dhe jane ne pritje te lincimit publik nga nje Komision hetimor, qe ka zevendesuar Pleniumin e Komitetit Qendror?
A e dini se u mbush nje jave qe URDHER-NDALIMET e Prokurorise se Republikes, nuk ekzekutohen se nuk do Kryeministri vendit, e per me teper sic deklaron ai publikisht eshte Ambasada e USA qe ka negociuar nje mareveshje anti-ligjore per anulimin e ketyre urdherave?
Te mos harrojne keta dy burra, se ne vendine tyre nje Prokuror (edhe pse i pavarur prape Prokuror) nxori para gjithe kombit dhe botes mbare, jo gjashte bashibozuke Garde (qe po quhet gjeresisht Republikane si garda e Sadamit), por vete Presidentin ne detyre, jo per vrasje demonstruesish te paarmatosur, por per “vrasjet” qe kishte bere ne gojen e nje stazhiere te Shtepise se Bardhe?
Ne pamundesine apo mos dashjen e njohjes se realitetit ne Shqiperi, keta zoterinj duhet te ngushellohen se nuk jane te vetmit!
Nese shikonit diskutimet e parlamentareve europiane, transmetuar dje nga Top-Channel, mbi situaten ne Shqiperi, nuk kishe se si te mos ulerije!
Ata flisnin jo per ato qe ndodhin ne Shqiperi, me ndonje perjashtim te ralle, por per planetin Mars, e ne rastin me te mire per vendet te cilat perfaqesonin! Nje mosnjohje totale e gjendjes dhe problematikes ne Shqiperi!
Burokracia e tyre, e ka “kryer” me se miri retushimin e gjendjes, e cila me se pari u intereson ketyre burokrateve qe te jete e brishte, ne te kundert ata kthehen ne shtepite e tyre, duke u thene lamtumiren rrogave, dietave dhe shpenzimeve te medha, por me sa suket edhe “ndonje bakshishi patriotik” per sherbimet qe kryejne. Me sa duket parate e fituara nga korrupsioni patriotik, kane korruptuar jo vetem disa “lobiste” ala-Pack, por edhe misionare te rendomte te kancelarive perendimore ne Shqiperi.
Por edhe Diplomacia e OPOZITES, ka bere pak ose aspak ne kete drejtim. Ketyre “miqve” u duhen hapur syte, duke u cuar te perkthyera me titra tere persiatjet psiqike te Kyreministrit “legjitim”, si dhe tu kerkohet pse nuk thone nje fjale per refuzimin e urdher ndalimeve, apo pse Kryeministri e perdori “Rezoluten” e tyre per nje qellim aspak fisnik, te fshirjes se … gjurmeve te krimit, per te mos thene ate qe e dine te gjithe.
Te gjithe shqiptaret, qe kane iluzione se bota perendimore i ka zyte nga zhvillimet ne Shqiperi, te ballafaqojne deklarimet e emisareve europiane me ngjarjet konkrete, dhe do kuptojne se sa pak rendesi ka per burokracine europiane demokracia shqiptare, se sa pak ka rendesi jeta jone per ta…
Dhe imagjinoni pastaj sa demagogjike jane deklarimet dhe pergjerimet e tyre, se duan anetaresimin e vendit tone ne EUROPE!!!!
Po te donin realisht kete, do te vepronin si me Malin e Zi, ku Gjukanovici u detyrua te dale nga skena politike nen presionin e forte e te drejtperdrejte te tyre. Nese duan vertete, fatin e Gjukanovicit, sa hap e mbyll syte do e kene ose Berisha ose Rama, ose te dy njeheresh, por eshte e padrejte ta kemi ne te gjithe 4 milion shqiptare….
Te nderuar deputete qofshi Ju republikane (Bushiane) apo demokrat(Obamjane) ,nga deklarata e bere Ju kuptoheni qe as qe jeni ne dijeni per zhvillimet ne shqiperi.Kjo mbeshtetet qartazi kur deklaroni qe “Shqiperia eshte nje vend demokratik”!Ku e shikoni Ju zoterinj te nderuar demokracione e nje vendi ,kur qeveria vret popullin?Nga ç’fare kend veshtrimi shqiperia Ju duket demokratike kur Pozita mbyt fjalen e opozites me plumb,kur instiucionet nuk funksionojne,kur nje kryehajdut quan lavire bulevardi nje drejtuese instituvioni te pavarur e kyç per demokracione ne shqiperi,kur nje halabak i veshur me kostumin e kryeministrit akuzon e deklaron pergjime bisedash te presidentit me kr/prekuroren!Uluni me kembe ne toke te nderuar deputete Amerikane e hajdeni ose informohuni me shume per zhvillimet ne shqiperi e deklarimet e nje te papergjegjeshmi ,drejton nje Ekzekutiv e akuzon opoziten per perdorim armesh qe edhe Ju do ti kishit zili,siç jane “Stilolapsat Pistolete,Ombrella Pistolete;Thika me helm;Kallashe e te tjera broçkulla.Kjo eshte Shqiperia demokratike qe Ju dini apo keshtu Jua servirin diplomatet qe urdherdhenesit per te vrare popullin e vet te pafajshem e quajne “Bure shteti”.Valle te tille demokraci keni edhe Ju atje!
Jan ene dihejni te gjithashkaje, por bejne sikur nuk e njeofin situaten. Kane hallin e Gerdecit, se jane te zhytur deri ne gryke. Harruat cka thene Deviroli?
Shikoni se çfare po ngjet ne keto momente ne Egjypt: nga presioni i popullit Mubarak krijon qeveri te re.
Po ameriaknet çfare bejne ?
Prej vitesh Mubatraku , me djallezi, i ka mbushur mendjen amerikaneve se po iku ai, e vetmja alternative mbeten “Vellezerit Muslimane”!
Aktualisht ne Egjypt kemi nje levizje popullore, te pa drejtu
“Ne mbështesim fuqimisht Shqipërinë dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare…..” dhe mesazhi tjeter “Aq shumë sa ne mbështesim të drejtën e fjalës së lirë dhe tubimeve për popullin e Shqipërisë…” eshte nje kerrcenim direkt per malokun se po iu del nga dritarja dhe po merr rrugen e qoftlargut.Kjjo eshte nje politike amerikane klasike qe e kane perdour dhe here te tjera ne shqiperi dhe ka funksionuar deri tani.Fakti qe burri i gjate beri sikur nuk e degjoj amerikanin dhe dalja e malokut ne ekran qe thote se pervec hetuesve te fbi do dhe te ndonje vendi tjeter mik tregon se tashme Uncle Sam dhe njehere si perhere ka ne duar frenat e karroces se politikes.Dhe maloku me syndromen e fodullekut te barjaktarit qe e ka te trashguar gjeografikisht insinuon per skenare filmash hollywood qe indirekt aludon per amerikanet.No comment nga “Evropi”… BE dergon nje funksionar per te justifikuar rrogen dhe asgje me shume.Vetem amerikane veprojne ne shqiperi…te tjerat i merrni me mend vete…
une kam besim te obama
Ai do ti rrezoje te gjithe diktatoret nje nga nje si ne tunizi egjipt apo shqiperi e bjellorusi
Jo si ai pedofili G W BUSH qe i majti ata diktator qe i sherbenin dhe rrezoi vetem SADAMIN
Fuck Off !!! Keto flasin sipas interesit. te tyre. Te quhet burr shteti SALI BERISHA duhet te jene korruptuar edhe kto me ndonje cope toke Shqiptare…