Shtëpia e Agronit duket si një nga ato fotot bardhë e zi të viteve 1990. Në kuzhinë, minimumi strikt : një divan me susta xhunga-xhunga që shpojnë një batanije të vjetër përmbi, në mes të pjesës një tavolinë rrethuar nga katër karrike të bardha plastike, tepër të ulta për të mbërritur gjer tek pjatat e mbushura dëng me supë orizi, në cep, mbi një komo të zbehtë, një Samsung shfaq me miza imazhe të 21 janarit… Agroni ngrohet me dru, me atë sobë janë ngrohur të gjithë, më shpjegon. « Kjo sobë s’vdes kurrë ! », më thotë, « ah, s’ka si ngrohja me dru ». Ka një qetësi absolute e kaq të akullt në shtëpinë e Agronit. Ftohtësinë e thyejnë veçse imazhet e gjalla të përplasjeve midis demostruesve dhe policisë në ekran. Dikush shtyn derën, tre fëmijët e mitur të Gonit (të gjithë e thërrasin kështu) hyjnë plot potere, « O puçista, e sollët kokën ju ? », u thotë Goni me të qeshur, « hajt, jepjani faqen xhaxhit ». Ata afrohen drejt meje, më vështrojnë duart e zbrazura sikur të prisnin prej tyre çokollata, karamele, bonbone, çdo lloj ëmbëlsire. Ndjej peshën e syve të tyre të shkëlqyeshëm në të thellë të pëllëmbëve, duart më peshojnë, ndihem fajtor përpara pafajësisë, si nuk më shkoi ndër mend t’u blija diçka ? Si nuk më shkoi ndër mend ? Nervoz, u zgjas një dhjetëmijë lekësh, « merrini, blini çokollata ». Ata hezitojnë, kthejnë sytë nga babai që konfirmon me kokë. « Faleminderit xhaxhi » dhe nisen vetëtimthi. Heshtje sërish. “I kam problem fëmijët, hanë sheqer shumë. E marrin copën e sheqerit dhe, fllup, e hanë kështu”. “Të ka marrë uria? Ja se erdhi nusja dhe do ulemi. ».
Bashkëshortja e Gonit, Moza, kthehet nga puna. Ajo punon në kuzhinë, në një restorant. Cdo ditë merr një furgon dhe udhëton…një orë e gjysëm…për të shkuar në punë. Një orë e gjysëm për të shkuar në punë, kryeministri, në ekran, në atë lluksin e njërës prej sallave të qeverisë, i shpall luftë horrave dhe lavireve të bulevardit. Një nga ato laviret e kryeministrit mund të kishte qenë Moza, Moza që kthehet e lodhur nga puna, me mollëzat prush, me sytë e përlotur nga era e ftohtë, me duart akull, « shoferi i furgonit mbante dritaren hapur, pinte cigare, na thau ». Var pallton në një gozhdë pas derës, zgjidh shaminë e kokës dhe e palos mbi balloren e divanit. Shtangem. Kryeministri flet për grusht shteti, për heroizma, për flamur. Mozës i ka rënë flokët, të tërë, ajo ka kancer. Ajo di diçka që ne nuk dimë, ajo ndjen diçka që ne s’mund ta imagjinojmë, ajo di ç’do të ndodhë nesër, kurse ne nuk dimë asgjë. “Si po shkojnë rrezet?”. “Eh, çe zë me gojë, atje është… Këta të vdesin, o Arbër!”. Këtë të vdesin! Në ekran, imazhet përsërisin për të satën herë vrasjen e tre demostruesve, tre njerëve të varfër, të pafajshëm. Vrasje, vdekje, të vrarë, të vdekur. Kanë vrarë tre të vdekur! Ulur para supës, të uritur porsi fëmijë që s’arrijnë pjatat, ne buzëqeshim. “Karriket i thyen kalamajtë, do bëjmë si do bëjmë këto ditë”. Moza pret bukën në feta, një bukë e ngrohtë, feta të trasha, kore të buta, tul i ushqyeshëm. Goni nis tregon historira nga vitet e ushtrisë, Mozën nuk e zë vendi, na grin dy domate, na sjell fare pak djath, hedh pak vaj ulliri. « Ti mos na e merr për keq, se ne këto kemi. Punë s’ka, lekë s’ka. Ky del në televizor dhe flet për heroizma. Kë vranë atje ? Vranë fukarenjtë ! Vranë ata më të vrarit. Kush i pyeti ata pse ishin atje, kush e di prej politikanëve se ç’ hanë këta njerëz, ku rrojnë, si rrojnë ? », « Pse rrojnë ? », shton Moza.
Kryeministri, në ekran, dekoron një oficer që shpëtoi flamurin kombëtar prej turmave. « A ka njeri në botë ta besojë ende këtë njeri ? Shpëtoi flamurin thotë ? Një copë rrecke. Flamuri jemi ne ! Kush po na shpëton ne ? Ne jemi flamuri kombëtar! », thotë Agroni. Gëlltisim në heshtje lugët e nxehta të supës. Supë e varfër, por fisnike. Bukë dhe dinjitet.
saktivista.com
Comments are closed.
Legjenda e Misrit,e shekullit te 21.Te cilen e kemi peshqeshe nga kjo skote perverse politikanesh.Ashtu si dje ,ne kohen e Migjenit qe e kishim peshqesh nga koha e lumtun e naktmadhnis se tij,Zogu i pare.A thua se te gjithe ata qe i vejne shifra emrit nga prapa,keshtu na e bejne.Zogji i pare ,Berisha i dyte ,Luigji i 14…O zot a kjo valle eshte demokracia?
Z. Huri i gardhit !
Vetem per nje moment kujto se cfare buka ka henger per 50 vjet 75% e popullsise shqipetare nen Enver Hoxhen tend. krahasoi te gjitha ushqimin lirite, Po ti je nje nga ato te ASFALISE Greke.
Disa-ve si puna jote, nuk di si ti quhash me, se vetem shakterron nervat dhe vehten. Indiferenca, injoranca, mungesa e informacionit, mosnjohja e historise ju ben shume patetik dhe te urryer. Ti thua qe 75% e popullsise ne kohen e Enverit kane ngrene buke, une ju them qe 100% kane ngerene buke. Kane ngeren buken e nje gruri qe prodhohej ne vend, e nuk blihej ne forme mielli nga jashte qe eshte i pa kontrolluar dhe i mykur. Per 50 vjet ai popull hengri buken qe prodhonte bujku dhe jo vetem. Sot bujku jone rropatet te plotesoje nevojat personale e jo me te shese prodhimet e tij ne vend, eksportimi i mallit per ta mbetet nje enderr e bukur. Enver Hoxha nuk eshte per tu mbrojtur sepse ai ne fund te fundit eshte “babai” i ketij katili qe kemi sot per kryeminister, por ai sistem ashtu sic pati te keqijat e tij solli edhe mjaft te mira. More patriot i flakte, se me siguri i tille je, mbas luftes se dyte boterore Shqiperia jone ishte rreth 90% analfabete (arsimi), fjala ekonomi nuk njihej, shendetesia ishte aq e pergjithshme sa qe ai doktor qe kuronte kafshet kuronte edhe njerezit, ushtria dhe forcat e armatosura ishin akoma ne formen e cetave Partizane apo Balliste, rendi dhe ligji ruhej dhe interpretohej ne baze kanunesh, etj etj.
Ne 50 vjet ai sistem kaq i urryer nga te gjithe e kthehu ate shifren e permendur me pare te analfabetizmit ne favor te arsimimit, dhe profesoret, mjeket, inxhinieret dhe te gjithe intelektualet e cdo fushe te dale nga ai sistem ende vazhdojne t’i transmetojne njohurite e tyre neper shkolla, universitete, apo institucione te tjera publike ose private – dhe jo vetem ne Shqiperi. Ekonomia “lindi” dhe fillloi te prodhoje qe nga domatja dhe patatja deri tek makinerite e renda me permbajtje celiku. Industria e lehte dhe tekstile gradualisht filluan t’i shisnin prodhimet e tyre ne te gjitha vendet e “bllokut te lindjes” (meqe marrdhenjet me perendimin ishin te pamundura). Shendetesia filloi te specializohet dhe ne cdo fshat te vendit tone te dashur kishte nje ndertese-ambulance, e pajisur te pakten me nje infermier. Ushtria jone u fuqizua aq shume sa qe na e kishin zili edhe fqinjet per rreth. Rendi publik ishte aq i persosur sa qe cdo qytetar levizte lirshem ane e mbane Shqiperise pa patur frike se mund t’i cenohej jeta, sikunder ndodhi ne 97′. Padyshim ai sistem ishte i njollosur, pasi interrnoi dhe vrau shume njerez, dhe kjo eshte e pafalshme. Izolimi i popullit me boten jashte ishte i gjate dhe i panevojshem. Mirepo ne sistemin e lire demokratik, momentalisht gjendemi ne nje situate ku analfabetizmi eshte perseri ne rritje te frikshme, ekonomia eshte ne komatoze, shendetesia nuk ka as lenden e pare minimale, ushtria eshte inekzistente, dhe rendi publik kercenohet dhe shthuret nga frika e te qenit i/e ekzekutuar nga shteti, ne mes te bulevardit ne Tirane.
Ky kryminister i fali ujrat detare Greqise, lejoi hapjen e shkolles se pare Greke ne Himare dhe ishte po ky qe furnizonte Serbine me nafte gjate embargos te viteve 90′. Po ti me siguri nuk bie dakord me keto gjera sepse je Patriot me “p” te madhe.
do kete marre ndonje koncension hidrocentrali ky patrioti qe e mbron kaq shume salen
Ke te drejte mor pleh, se salushi te dha shume gjera qe te jesh krenar, nje nder to eshte qe ju coj grate dhe motrat per ‘trainim’ jashte vendit.
Ti patriot ose je minister ne qeveri ose deputet se ska mundsi kshu si flet ti duket qe I ke punet ne terezi. Po nuk ka komunist me te madh se saliu mer burr. Nuk po them qe eshte gje e keqe qe je me pd po nuk mbeshtetet me saliu o vella se ca nuk po Ben per te mbajtur ate karrige, nuk vritet mileti o patriot. Ti po e degjon qe ai po flet per cadra pistolet e thika te helmuara prite kur te thot qe kan paguar dhe rambon per te rrezuar Jo qeverin por ate vet. Ai po sheh armiq gjithandej te ngjan me ndonje tjeter Ty???
Mos e merr personalisht se muhabet po bejme
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni –
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
pellazgo—je lodh kot me gjithe ate poeme…se nje dere qe s’hapet ,eshte e kote ta trokasesh!
kam pare me keq se kjo familje qe pershkruhet ne shkrim, po kta lloj patriotesh qe komentojne keshtu , i bejne llogarite me tiranen…
levizja neper zona te ndryshme te shqiperise te ben te te vijne zorret e barkut ke goja nga demagogjite plot “puçista e diversante me cadra e stilolapsa me plumb”
Degjo , lexo dhe meso , keshtu fillojne dhe femijet te mesojne te flasin .Ore Kodra qe do te behesh patriot , si mund te jesh i tille kur per ty s’paska rendesi tendenca e shitjeve te trojeve shqiptare ,apo kur gjithe perendimi dhe USA i bene embargo regjimit te Milloshevicit dhe Sali Berisha e ndihmoi ne kushte te veshtira , dhe per kete populli yne thote :”Miku njihet qe eshte mik ne te keq dhe ne rrezik” , apo kur drejtesia nuk funksionon ne vendin tone , ku banda Berisha mundohet te fallsifikoje historine tone te kohes se vjeter me qellim humbje identiteti dhe per pasoje humbje trojesh ,…. E ç’te shkruaj me teper per ty…., ti nuk kupton se ç’eshte demokracia ne vetvete. Ti do te thuash ndonje fjale dhe te besh sikur di. Nqs do te dish po ta jap une nje keshille , e para lexo historine e popullit tend qe te kuptosh se nga vjen dhe kush je , e dyta lexo dhe meso qe te kuptosh se ç’eshte demokracia dhe nqs nuk mundesh te lexosh te pakten degjo te tjeret qe dine me shume nga ty. Perderisa ty anormaliteti i gjendjes te duket normalitet duke i gjykuar si dikur me metoden e partise, si grupi parlamentar i Saliut eshte e kote qe te replikosh me ty.