Kryeministri shqiptar Sali Berisha kërkon të dërgojë në gjykatë socialistin Edi Rama për shkak të „perpjekjeve për puç“. Ky nga e tij e akuzon Berishën se inskenoi gjakderdhjen në rrugët e Tiranës.
Në Shqipëri qeveria dhe opozita duhet se shkojnë drejt konfrontimeve të tjera, pasi ditën e premte gjatë një mitingu të madh të socialistëve opozitarë në Tiranë, u vranë tre demostrues dhe u plagosën qindra policë dhe civilë. Kryeministri Sali Berisha kërkon ta dërgojë në gjykatë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për „përpjekje puci“. Kurse Rama e akuzon Berishën se ka inskenuar derdhjen e gjakut në rrugët e kryeqytetit. Të dy kërcënojnë të nxjerrin përkrahësit e tyre në rrugë.
Mitingu i madh ishte organizuar nga socialistët, për të protestuar ndaj manipulimeve të pretenduara të zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Sali Berishës gjatë zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2009. Fitorja me rezultat të ngushtë e demokratëve u konfirmua në atë kohë nga Gjykata Kushtetuese, dhe vëzhguesit e zgjedhjeve arritën në përfundimin se në këto zgjedhje ishte manipuluar më pak se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Shqipëri. Por socialistët, duke patur parasysh rezultatin e afërt me të demokratëve nuk janë të gatshëm të pranojnë. Vecanërisht Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e mban ndezur akuzën e mashtrimit zgjedhor sepse pranimi i një humbjeje në zgjedhje, sipas statutit të Partisë Socialiste do të kërkonte dorëzimin e postit të kryetarit të partisë. Në shkurt të vitit të kaluar, socialistët I dhanë fund bojkotit të parlamentit, sepse nëse jo do të kishin humbur mandatete tyre, megjithatë ata kanë vazhduar të kundërshtojnë cdo lloj bashkëpunimi me partinë në pushtet.
BE dhe SHBA bëjnë presion
Dy ngjarje i zemëruan shumë këto ditë socialistët. Më 10 janar Komisioni Qëndror i zgjedhjeve filloi të digjte votat e zgjedhjeve parlamentare. Kjo është një masë rutinë që merret para zhvillimit të zgjedhjeve të tjera. Në muajin maj do të zhillohet zgjedhjet lokale. Socialistët këmbëngulën që më parë të happen kutitë e votimit të qendrave të votimit të kontestueshme dhe të të bëhej numërimi i ri i votave. Kryeministri Berisha e aprovoi këtë kërkesë, por më parë e tërhoqi aprovimin e tij sepse nuk u arrit asnjë marrëveshje për modalitetet e numërimit të ri. Për socialistët djegia e votave do të thoshtë fund definitive I dialogut me qeverinë, e cila pati rënë nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së.
Një javë më vonë, një video e transmetuar nga një televizion privat, detyroi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e financave Ilir Meta të jepte dorëheqjen. Meta e pati marrë sektorin ekonomik në muajin shtator nga Dritan Prifti, të cilit iu desh të jepte dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion. Video e xhiruar me kamera të fshehtë tregonte Metën tek përpiqej të binte Priftin që ky t`i jepte prioritet shokëve të tij në një tender public për dhënien e porosisë për ndërtimin e një centrali. Ilir Meta është shumë I urryer nga opozita. Ai është një ish socialit, i cili me partinë e tij të vogël të Integrimit Socialist kaloi në koalicion me Berishën, duke i dhënë këtij mundësinë të arrinte shumicën për krijimin e qeverisë.
Në fillim fluturuan gurët, pastah koktejlet me molotov
Në mitingun e madh i cili drejtohej „kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe fallsifikimit të zgjedhjeve“, siç thotë kryetari i socialistëve Edi Rama, u mblodhën të premten pasditë fillimisht rreth 20 mijë demostrues në Sheshin qëndror Skanderbeg, të cilët sipas të dhënave të socialistëve më vonë iu shtuan edhe 150 mijë të tjerë. Ata marrshuan tek selia e kryeministrit, ku u përpoqën të shpërbënin zinxhirin e policëve. Në fillim fluturuan gurët, pastaj koktejlet me molotov, automjetet e ndërhyrjes u përmbysën dhe iu vu zjarri. Mijëra demostrues iu ngjitën ish mauzoleumit në formë piramide të ish diktatorit komunist Enver Hoxha dhe hidheshin prej aty mbi forcat e sigurisë. Policia përdori gaz lotësjellës, ujëhedhësa dhe plumba gome. Pastaj u lëshuan plumbat vdejkeprurës. Dy demostrues janë qëlluar nga afër në gjoks, një i tretë vdiq nga një plagosje e vdekjeprurëse në kokë. Përleshjet vazhduan deri natën në qendër të qytetit. 113 demostrues u plagosën, qindra u rrahën.
Thashethemi i përgapur fillimisht, se provokatorë në mes të demostruesve kanë qëlluar, u cfuqizua më vonë nga një video priate, e cila tregon se si një punonjës I sigurisë qëllon nga një dritare bodrumi e ndërtesës së qeverisë mbi një demostrues, I cili bie përtokë. Prokuroria ka konfirmuar ndërkohë se ka lëshuar urdhërarresti kundër policëve. Zhvillimi I ngjarjeve tregon se përdorimi I dhunës nga organizatorët e mitingut kishte qenë I qëllimshëm, nga ana tjetër thotë edhe se forcat e sigurisë nuk u përpoqën për qetësimin e gjendjes por donin të krijonin një shembull.
Reaksionet e Berishës dhe Ramës të bëjnë të mendosh se ata kanë dashur t`I lëshojnë të përleshen në rrugë konfliktet e tyre. Berisha akuzoi Ramën se me “skenar tunizian” është përpjekur të bëjë puc shteti dhe I bëri thirrje idhtarëve të tij nga gjithë Shqipëria të mblidhen ditën e mërkurë në kryeqytet. Rama fajësoi Beishën për plumbat vdekjeprurës, kërkoi arrestimin e ministrit të Brendshëm dhe njoftoi zhvillimin e protestave të tjera pas përfundimit të periudhës së mbajtjes së zisë.
Comments are closed.
Shqipetare mos rri! po duku Shqipetare !
Ka hyre sllavi-greku me hanzhare
Ka ne front Ngjelen me Edin kryetare.
Ti vene Shqiperise zjarre,
Sic ja kan vene me pare
Shqipetare mos rri po duku Shqipetare!
Pas shpine ke Ngjelen, Janullatosin, me hanxhar
O Patriot.nderroje ato emrat se e ke gabim,e ke Salen jo me grekun por edhe me serbin.E pame se si po e shiste Shqiperine,apo ke ndonje kundershtrim.Hapi syte dhe shiko realitetin,mos ja fut pordhes kot.(Edhe Janullatosi produkt i Sales eshte,ai na e beri peshqesh)
Ti vene Shqiperise zjarre,
Sic ja ka vene me pare,
Saliu, Jozefina me plot zagare,
Shqipetar mos rri, po duku,
Kesaj radhe …meri mbare!
Z. Arsen ! Emri juaj eshte pa i ngjajshem me anglishten qe do te thote “Zjarrvenes”.
More Kodra. Po flet si kodra pas bregut. Ai qe i ka vene zjarrin vendit eshte Saliu qysh 20 vjet me pare…