Të arrestuarit: "U bënë korridor, na pështynin dhe na qëllonin"

27 Janar 2011, 09:20Politika TEMA

“Policët krijuan një “korridor” rreth 15-20 metra të gjatë të vendosur në dy rreshta paralelë dhe na futnin në mes duke na qëlluar dhe pështyrë secili prej tyre me rradhë, nga i pari tek i fundit..”.
Vazhdojnë të vijnë dëshmi të terrorit të ushtruar nga policia e shtetit ndaj qytetarëve të protestës antiqeveritare të 21 janarit. Dëshmia e mësipërme është dhënë nga një prej të ndaluarve me grupin e 113 të arrestuarve të parë, të cilët janë liruar më pas nga Gjykata për mungesë provash, Olsi Peshtanaku.
Rreth 50 prej tyre kanë dorëzuar paditë ndaj policisë ndërkohë që përgjegjësit e kësaj dhune që të kujton sjelljen e paramilitarëve të Arkanit ndaj kosovarëve, nuk do kalojnë në heshtje, pas qetësimit të situatës. Olsi ka dëshmuar se i janë grabitur nga policët edhe rreth 10 mijë lekë të reja që ka patur me vete.
Ai nuk është i vetmi. Dhjetëra të ndaluar të tjerë kanë dëshmuar se janë rrahur egërsisht, janë fyer në mënyrë brutale nga policët e shtetit që paguhen me taksat e shqiptarëve, u janë vjedhur më pas sende personale përfshi syze dhe celularë. Kur kanë shkuar ti kërkojnë, policët u kanë thënë “shkoni kërkojini në protestë”.
Prindërit e Markelian Saliko nga Përmeti i kanë thënë dje Shekullit se kërkonin prej katër ditësh djalin e tyre të marrë nga policia në protestë dhe e kanë gjetur vetëm dje të flakur “në një burg te Mine Peza” ndërkohë që zyrtarët e policisë i kanë përcjellë dhe gënjyer duke i “shëtitur” nga komisariati në komisariat, siç kanë bërë me shumë të afërm të të ndaluarve të tjerë.
Avokati i Popullit, në raportin kritikues ndaj Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve në vartësi të saj policisë, ka theksuar më në fund hapur se veprimet e policisë ditën e demonstratës ndaj protestuesve kanë qenë të paligjshme.
Përveç kësaj, sipas raportit të avokatit të Popullit që tashmë është administruar në dosjen hetimore nga prokuroria, komisionarët i kanë cilësuar veprimet e policisë duke qëlluar me gurë ndaj demonstruesve si veprime primitive dhe jo ligjore.
“Në asnjë shtet të botës dhe në asnjë rregullore, apo ligj në fuqi në Shqipëri, nuk është e lejuar që policia t’i kundër përgjigjet demonstruesve me gurë siç bënë forcat e ndërhyrjes së shpejt ditën e demonstratës. Ata duhet të përdornin në rastet e vetëmbrojtjes, siç përdoren shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës apo edhe sende të tjera të parashikuar në ligj dhe rregullore, por, asnjëherë me gur”,-thuhet nga burimet e prokurorisë, duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit.

“SHEKULLI”

3 komente në “Të arrestuarit: “U bënë korridor, na pështynin dhe na qëllonin””

  1. xenilirise says:

    Lodheni kot, edhe qe ankoheni vellezer!
    EKZEKUTUAN tre te pafajshem, dhe “bota” se luajti menderen, jo per peshtymen dhe rahjet e tyre.
    Mjaft te mos kete vrasje te tjera, te mos kete demostrata, pa per liri e te drejta kemi boll, biles kane ne shume ata qe na vrasin diten per diell!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Por Cantryman, ka respekt per opoziten, ndaj duroniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  2. Falcon says:

    ca mund te presesh nga policia shqiptare .te gjithe malok me 5-6 klase shkolle….ata jo shajne rrahin peshtyne dhe vrasin..po jane gati te djegin gjithe shqiperine.per nje gavete me fasule….vetem nje revolucion total mund te ktheje gjendjen normale ne shqiperi..kur ta bejne sali rrahmon berishen te mbushi prap breket dhe te zhduket si djali i mubarak nga egjypti.bashke me kopuket e tij shkelzen dhe argita me duket se e kane emrin keta bastarde serbe

  3. Nabukodonosor says:

    Per ke polici flitet ketu ore vella!Per kafshet qe pame ne TV.E kam thene edhe here te tjera policia shqiptare jo vetem qe eshte tejet e korruptuar,por i ngjan qenit qe kur e qellon iken dhe kur te gjen anen te kafshon.Artikulli i mesiperm dhe protesta e 21 Janarit e vertetojne me se miri kete fakt.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje