Lajçak: Të parandalohet gjakderdhja dhe të ketë përgjegjësi për vrasjet

26 Janar 2011, 11:58Politika TEMA

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka kërkuar në një konferencë shtypi ka kërkuar që të shmangen aktet e dhunës dhe gjakderdhja. Lajçak ka kërkuar që të hetohen përgjegjësit e vrasjeve të ndodhura në demonstratë, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Gjatë takimeve me politikanët e lartë shqiptarë, në emër të BE-së kërkova këto gjëra: parandalimin e dhunës apo gjakderdhjes, funksionimin dhe respektin për institucionet shtetërore. Të ketë përgjegjës për ata që shkaktuan vdekjet. Shmangien e veprimeve të cilat mund ta shtyjnë më tej nivelin e konfrontimit. Dhe së fundmi, kthimin e Shqipërisë në udhën e saj evropiane. Këto çështje mund të arrihen vetëm nëse palët marrin zotim. Këto gjëra duhen bërë tani. Politikanët duhet të bëjnë lëvizjet e duhura. Ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë”, tha Lajçak.

2 komente në “Lajçak: Të parandalohet gjakderdhja dhe të ketë përgjegjësi për vrasjet”

  1. kolaqi says:

    po populli ku eshte ne kete mes,se nuk permendet fare

  2. bbb says:

    Kjo fraze “te parandalohet gjakderdhja” me duket jashte llogjike se tashme 3 veta jane vrare…Si nuk folen nje here tamma sic duhet keta ndyresirat e Evropes.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje