“Si protestë homazh shpresoj të jetë e fundit, si protestë do jetë vetëm e dyta” Edi Rama
Kryetari i PS deklaroi pak më parë në një intervistë në Neës 24 se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga demonstrata homazh e 28 janarit. “Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj simetrie e për t’i vënë kapak asnjëlloj shqetësimi. Nuk është opozita që duhet të garantojë qeverinë, por qeveria që duhet të garantojë opozitën në shprehjen e lirë të mos-dakortësisë me qeverinë.
Bëhet fjalë për një demonstratë homazh në kujtim të viktimave të dhunës shtetërore e për të dënuar terrorizmin shtetëror.
Nga ana tjetër bëhet fjalë për një manifestim të dhunës shtetërore kundër opozitës, që qeveria e quan miting kundër dhunës, por që është manifestim nga ata që shpërdoruan pushtetin dhe vranë.
U bëj thirrje gjithë qytetarëve të marrin pjesë në demonstratë pasi ne nuk kultivojmë frikën. Ne do i thërrasim njerëzit të protestojnë paqësisht,” tha Rama.
Kryetari i PS deklaroi se vendi tashmë nuk ështëh nën kontrollin e ligjit dhe Kushtetutës. “Ne kemi një vend që ka dalë jashtë kontrollit të Kushtetutës e ligjit,” tha Rama.
Protesta e 21 janarit
Duke folur për protestën e 21 janarit dhe atë që pritet më 28 janar, Rama tha: “Ne nuk promovojmë dhunën e nuk besojmë tek dhuna. Ne kemi forcën e së drejtës me vete”.
“Do i japim gjithë botës mesazhin se ne jemi një fuqi që e duam atdheun tonë,” vijoi më tej kryetari i PS.
Rama deklaroi se kryeministri po e tensionon më shumë situatën.
“Çfarë pret nga ky kryeministër që thotë se mund të vriten edhe 3 mijë njerëz nëse ka puç shteti,” tha Rama.
Duke folur për përplasjet më 21 janar, Rama tha se protestuesit u provokuan. “Ajo demonstratë nuk degradoi për shkak se demonstruesit ushtruan dhunë,” tha Rama.
Më pas ai ka rrëfyer detaje nga nisja e protestës. “Unë kam qenë me Pandeli Majkon, me Vangjel Dulen duke ecur në bulevard. Dhe në momentin që kemi kaluar urën e bulevardit, kam parë një tension kur isha 300 metra larg kryeministrisë. Ka qenë momenti kur kemi folur për të sistemuar në bulevard masën e madhe të njerëzve që nuk kishin mbërritur në bulevard,” tha Rama.
“Por menëherë nisën të kërcasin bombat lotsjellëse me një lëndë shumë të dëmshme gazi. Nuk ka polici në botë që i hedh vetes bomba me gaz,” vijoi kryetari i PS.
Rama bëri fajtor për vrasjet Ministrin e Brendshëm. “Ministri i Brendshëm ka përgjegjësi direkt për vrasjet e masakrën e ndodhur. Gjendja ka dalë nga normaliteti, por nuk ka shkuar kurrë përtej një proteste spontane. Kemi parë protesta më të dhunshme në vendet demokratike, po ku nuk imagjinohet të shfaqet garda republikane, e cila as nuk ekziston më si forcë, dhe të qëllojë mbi turmën duke gjuajtur kuturu,” tha Rama.
“Kemi biseduar për të qetësuar protestuesit e për t’i tërhequr ata për shkak të reagimit kafshëror. Në momentin që njerëzit tërhiqeshin janë turrur si kafshë njerëz me xhinse e me xhaketa lëkure që nuk ishin parë kurrë të turreshin pas opozitës që nga viti 1996. Njerëz që nga protesta na dolin se ishin në shërbim të Saliut. Këta njerëz u turrën deri tek lokalet përballë,” u shpreh Rama.
Kryetari i PS hodhi akuza dhe mbi një mjek të Spitalit Ushtarak. Ai tha se po të mos ishte video e publikuar në media, që tregonte se vrasja ishte kryer nga shteti, tani gjërat do ishin shumë më ndryshe.
“Një sharlatan në spitalin ushtarak thoshte se janë vrarë nga afër. Sikur të mos kishte dalë dëshmia e Artan Hoxhës, sot do kishim një bisedë tjetër. Do ishim futur në një hulli të tmerrshme. Ajo video ka dëshmuar qartë se çka ndodhur, sa të nesërmen ranë të gjitha alibitë e përdorura. U tha se u vranë se donin të bënin puç. U përdor një rregullore që thoshka se garda paska të drejtë të qëllojë kur preket territori i institucionit,” tha Rama.
Ai deklaroi se nuk e kishte “imagjinuar kurrë se do arrihej në vrasje të tilla”.
“Ata burra e gra kërkonin atë që kërkon sot i gjithë kombi shqiptar”.
Krahasimi me 14 shtatorin
“Si mund të flitet për 113 pjesëtarë të një puci, të arrestuar, të rrahur, të nëpërkëmbur nga policia e shtetit. Vetëm njëri kishte një precedent penal, kishte vjedhur një celular kur ishte i vogël.
Asnjë fishek nuk është shkrehur jashtë gardhit të atij institucioni, të cilin Berisha e ka rrënuar me antitank, me bomba, brenda të cilit ka futur njerëz që kanë shpartalluar gjithçka, e kanë mbushur murin me vrima armësh të qëlluara me urrejtje satanike. E pas gjithë kësaj nuk u vra asnjë njeri,” deklaroi Rama.
“Askush nuk i është ofruar mureve të asaj godine që e përdhos çdo ditë kjo qeveri, të asaj godine që po i merr frymën këtij vendi. Asnjë pushtet që ka ardhur këtu për të ikur nuk e ka bërë këtë. Ky ishte grushti i shtetit që ndodh çdo ditë në atë godinë”.
Rama shprehu solidaritet edhe me policët. “E them me dhimbje e solidaritet të plotë me të gjithë ata policë që me një rrogë që është si lëmoshë se më dhëmbin plagët e atyre policëve njësoj si të demonstruesve,” tha Rama.
“Zëdhënësi i Saliut arrin deri aty sa t’i quajë kokëpalarë protestuesit, pasi gjithë Shqipëria e ka parë sa i larë është para popullit duke grabitur me bllok në dorë.
Ne nuk demonstrojmë me mercenarë. Ne kemi thirrur në demonstratë të gjithë ata që duan ta largojnë këtë qeveri për një të ardhme më të mirë”.
Protesta e ardhshme
“Më ndihmon të përcjell te të gjithë mesazhin e paqes e qetësisë së atij që shkon në këtë demonstratë për të nderuar të vrarët,” tha Rama.
“Thonë që hajduti dhe të vret. Berisha ka frikë si djalli nga temjani nga dita kur do të lërë atë karrige.”
Rama komentoi edhe deklaratat e ambasadorit amerikan dhe Prokurores së Përgjithshme.
“E vlerësoj shprehjen e solidaritetit të ambasadorit amerikan ndaj prokurores së Përgjithshme. Por përtej kësaj unë dua tu shpjegoj se ajo që Saliu kërkon nuk është që të ruajë 6 komandantët, që akuzohen në këtë rast nga Ina Rama. Saliu kërkon të izolojë dhe paralizojë plotësisht prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë. Berisha i trembet si djalli temjanit verifikimit të videos së zëvendësit të tij,” tha Rama.
“Si protestë homazh shpresoj të jetë e fundit, si protestë do jetë vetëm e dyta.
Do jemi në çdo hapësirë për të dëshmuar rezistencën e për të afirmuar kauzën tonë. Deputetët socialistë do jenë përballë Berishës në Parlament.”
Comments are closed.
Ky shtet eshte qesharak…Cdon abmsadori i SHAB me prokurorine tone???
nuk i dihet,perderisa drejtohemi nga antishqipetare
Ky eshte shtet kriminel, ti thua qesharak!
Edi Rama! Zgjidh e merr! O me popullin ose me takime “Krokodilesh”. Cdo qeveri e botes do te te dale ne krah nese je ne krahun e popullit, mos e digj per here te fundit karrieren tende politike, se nuk do te te besoje me populli. Europa doli kunder popullit shqiptar ne zgjedhjet e 2009, ata le ta zgjidhin problemin e me Berishen e jo te te perdorin ty si mburoje e Berishes, sic beri me 1997 Fatos legeni me te. Kujdes se populli eshte shume me perpara jush ne zgjuarsi, ne arsimin, ne qytetari.
Nese i doli nga xhani premtimi qe beri para xhenazes se Faik Myrtaj-t dhe ne sy te Fierit e te gjithe ne qe po e ndjekim ne cdo hap e cdo minute,atehere them se ka zgjedhur Popullin.
kush ka mundesi te gjeje emrat e te gjithe “civileve police”dhe ti publikojme neper te gjitha faqet e internetit dhe ata qe kane mundesi ti afishojne neper mure,per te vetmen arsye qe ata te ngelen njehere e mire pa pune
Bashkohem me labin. eshte mire qe mediat qe kane filmime apo njerezit qe kane marre fotografi ti publikojne ato.Dhe shume shpejt njerezit do ti njohin dhe identifikojne sidomos tani ne kohen e facebook dhe te teknologjise.Keta jane mburoja e 7% ve te Metes e Berishes. Gjithashtu Edi duhet te kete parasysh qe po takohet me byrokrate.Evropiane apo amerikane.Byrokarati eshte byrokrat.Keta njerez jane aty per te ber 8 oreshin e punes.Sa me pak dhimbje koke per ta aq me pak dhimbje koke per bosat e tyre. Thimbjet e kokes se tyre jane te ndryshme nga dhimbjet e kokes se familjeve te uritura e te perbuzura shqiptare.
Me mire le te vene ambasadorin amerikan prokuror te pergjithshem dhe keshtu zgjidhet njehere e mire kjo pune edhe S.B. i mbyllet goja edhe vare-vinga ambasade prokurori, prokurori-ambasade nuk do te kete me. Ja qaj hallin atij, te vish nga sherbimet ne vendet e Azise Juglindore te flasesh japonishten,tailandishten,gjuhen khmere kamboxhiane dhe nje ferman i Obames te te sjell ne Albanistan ne nje vend ku njerezit flasin albanistanisht, gjuhe qe merren vesh ca qenie te cuditshem me emra S.B., J.T. I.M. eshte me te vertete kulmi. I gjori eshte mesuar me aziatiket e bute dhe te qeshur por tek ne kendet e buzeve duhet ti kesh gjithmone per poshte duhet marre pak shembull nga S.B.
Tirane me 23 Janar, 2011
Deklarate
Pucit te tejzgjatur antishqiptar 20 vjecar te pas 1990-tes po i vjen fundi.
Ne ikje e siper hordhite e majmura me gjakun e shqiptareve (autore dhe aktore) ne politike, pushtet dhe prapapaskene po perpiqen tu shkaktojne demin maksimal shqiptareve. Hordhite antishqiptare jane te paraljmeruara se cmimin kane per ta paguar ne perputhje me krimin. Cdo gje regjistrohet dhe dita e gjykimit ne Shqiperi eshte e afert. Cdo plan i hordhive per tu fsheur ne vrima minjesh ne vendet e atyre qe i kane sherbyer duke mjeruar dhe rrezikuar shqiptaret eshte i deshtuar. Gjyqi do te behet ne Shqiperi per keta kriminel antishqiptar. Kjo eshte detyre por edhe fjala e nderit te cilen Partia Shpresa Demokrate dhe Kryetari i saj Profesor Pellumb Pilinci ja jep shqiptareve. Ky eshte edhe nje paralajmerim per ndonje element qe mendon te perfitoje nga kaosi dhe tensioni duke shkaktuar deme prones dhe shqiptarit.
Shqiptaret dhe trojet e tyre kane Zot. Ata nuk jane jetima, ku te kene mbetur ne dore te njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane, kush do qofshin ata.
Fakt eshte se fjala e njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane nuk merret per baze. Per shqiptaret dhe trojet shqiptare vendosin vetem patriotat shqiptar. Ne sherbim Atdheut eshte Partia Shpresa Demokrate. Eshte ajo qe vendos e se shpejti ne pushtet do ti jap drejtim shqiptar Trojeve drejt progresit, begatise, dinjitetit…
Partia Shpresa Demokrate