Gazetari: Gardisti më qëlloi me plumb

24 Janar 2011, 20:20Politika TEMA

Të premten, mes të plagosurve me armë zjarri ishte edhe një gazetar. Fatos Mahmutaj, gazetari i ABC News, ka rrëfyer për Top Channel se është goditur nga një gardist me armë dhe se ky është deklarimi i tij edhe në prokurori pas ngjarjes.

Fatos Mahmutaj, i cili u plagos në dorë me armë zjarri gjatë raportit të tij telefonik me studion televizive ku punon, shprehet se arriti ta shquajë gardistin që hapi zjarr por jo fytyrën e tij, për shkak se kishte skafandër.

“Prokurori më tha që do jap deklarime. I sqarova se plagosja ime ka ardhur nga gardisti, personi që qëlloi me automatik drejt meje”, tregon Mahmutaj.

Reporteri i kronikës së zezë rrëfen momentin që u qëllua, por shprehet se, nuk është në gjendje të kuptojë nëse u qëllua ai i pari në dorë, apo u vra personi ngjitur me të.

“Shof që tek cepi i kryeministrisë, ku dallohet një dritare e zezë, ishte një gardist i ulur dhe i mbuluar me mburojën e vetë. Pas tij ishin dy gardistë të tjerë në të njëjtin pozicion. Por nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse ishte një kërcitje nga e djathta. Kthehem dhe shoh që personi që ishte pranë meje në të majtë kishte një vrimë”, thotë Mahmutaj.

Dëshmia e dhënë nga reporteri i ABC News është ndër më kryesoret nga ato të cilat ka mbledhur prokuroria në lidhje me vrasjen e tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve me armë zjarri në protestën e 21 janarit përpara kryeministrisë.

2 komente në “Gazetari: Gardisti më qëlloi me plumb”

  1. MEMEDHETARI says:

    A NUK I VRASIN DHE KUAJT KESHTU???!!!
    Me kete titull ka qene nje film bardhe e zi qe e kam pare dikur por nuk me shkonte mendja se do te shikoja skena te tilla origjinale ne Shqiperine tone.
    Valle,kjo eshte demokracia???
    Qe,kur proteston se je pa pune,pa buke,pa te ardhme …te te marrin nishan e te te qellojne???!!!
    Dhe te te quajne edhe bashibozuk,vandal,mafioz,bandit te droges dhe krimit te organizuar,terrorist???!!!
    Te poshterohen te vraret dhe te shperblehen e te nderohen vrasesit???!!!
    Kjo eshte demokracia???!!!

  2. altin21 says:

    Gazetari ne krye te detyres, besoj se do humbase vendin e punes tek ajo media ku punon, por ka fituar besueshmerine dhe profesionalizmin per tju hapur dera ne cdo media tjeter.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje