Apeli i bashkëfshatares së Berishës nga Viçidoli: Thirri mendjes sa nuk është vonë

24 Janar 2011, 19:19Politika TEMA

Disa qindra qytetarë nga Tirana bashkë me deputetët socialistë të qarkut të Tiranës, kanë protestuar sot paqësisht përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për lirimin e të afërmve të tyre, të arrestuar pas demonstratës së 21 janarit, e cila mori tre jetë. Për afër një orë, nën shi, qytetarët kanë bërë thirrje për lirimin e të afërmve, për mos përdorimin e dhunës kundër tyre, si dhe për policinë e shtetit që tu bindet ligjeve.

Një qytetare nga Viçidoli i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Kryeministrit, duke i kërkuar të mos turpërojë më të gjithë banorët e Viçidolit e Tropojës.

“Jam një tropojane, jam nga fshati jot Viçidol. Të bëj thirrje, mos e turpëro Tropojën. Tropoja ka nxjerrë heronj, Tropojën e Bajram Currit, Tropojën e Fatime Sokolit. Sali Berisha mos e turpëro Tropojën, Tropoja nuk pret në besë. Sali Berisha të bëjmë thirrje, thirri mendjes sa nuk është vonë, Tropoja ta ka treguar vendin ty me kohë. Sali Berisha pse nuk guxon të shkosh në Tropojë.”

Qytetarë të tjerë kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për barazinë para ligjit dhe për fundin e arbitraritetit i cili ka sjellë arrestimet në mes të natës në shtëpitë e qytetarëve si dhe dhunën ekstreme në disa raste, të përdorur në paraburgim, duke shkuar madje në ekstrem, pa lejuar kurimin e plagëve derisa gjendja e të arrestuarve bëhej kritike.

“I bëjmë thirrje për herë të fundit kësaj qeveri të kalbur, kësaj qeverie të korruptuar që na ka marrë fëmijët tanë dhe i mban peng. I lutemi me zemër nëne ta lëshojë atë nënën që e pret bebja në shtëpi për të pirë gji. I bëj thirrje kësaj qeveri dhe këtij regjimi të rrënuar ti lëshojë ata djemtë e nënave”, është shprehur një protestuese.

6 komente në “Apeli i bashkëfshatares së Berishës nga Viçidoli: Thirri mendjes sa nuk është vonë”

  1. Epirioti says:

    Kurajo o popull! Gjëja i ka ditet e numeruara. Le te rezistojme ne heshtje me mendje te zemeruar dhe me zemer te urtesuar. Nuk do i japim kenaqesine Gjësë së gjallë te shohe ende gjak shqiptari, etja e te cilit ia kalon edhe Drakules, veprimet e te cilit dritherojne edhe djallin ne ferr, genjeshtrat dhe hilete e te cilit sugjestionojne edhe prestigjatoret me te famshem. Gjëja nuk ka gjak shqiptar, ndaj ka vrare me 1991, me 1996, 1997, 1998, 1999, 2008, 2011, dhe nuk jane pak por mbi 4000 jete shqiptaresh, nga tropoja ne vlore, nga korca ne shkoder, nga dibra ne lushnje. Gjëja nuk hyne me ne specien njerezore, as djalli nuk e qas me ne zjarrin e tij, as kafshet nuk e pranojne ne llojin e tyre. Ai eshte thjesht nje Gjë, nje Gjë qe edhe Frankeshtajni e ka zili.

    1. eddy says:

      o njerez duhet te ngrihet nje komision mjeko-ligjor per te pare gjendjen e tije psiqike se berrisha eshte i cmendur tre persona nuk jan gje po do vrasi me mijra pasi eshte i semure mendore .njerzit e pd duhet te marin partine ne dore sa me shpejte se i cmenduri do ta katandisi pd si partin e enver hoxhes apo te benali rdc ne tunizi

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Berisha kujton se 4 rroga shperblim per policet do i shpetojne jeten. Gabohet nqs mendon se eshte i paprekshem. Familjaret e viktimave nuk harrojne.

  3. muco says:

    kam nje pyetje per policet e pjerdhur, po sikur populli te ishte i armatosur ku do futeshit mor plera?

  4. mercedes benz says:

    Ca lesh police qen ato. Te qellosh njerezit e paarmatosur eshte burracakeri.
    Jan ca besnike te Salise qe i ka armatosur e veshur ai.
    Po mu be qefi ne fakt qe pas kesaj demostrate doli sa nje mi Berisha. Prokuroria ja beri sic duhet, gjykata sic duhet se pothuaj i liroi te tere se ne fakt dhune bene.
    Berisha ngeli vetem me ato police i thenshin te gardes dhe korin e papagajve deputete.
    Presidenti, shume nga demokratet e ndershem jane jashte me gjithe popullin tani.
    Kjo vemje diktatoriale duhet te iki se sben sepse sa me shume te rrije aq me shume do rritet mllefi popullit dhe seshte cudi qe dikush te mare armet ne dore, nje sot e nje neser e ta filloje vete drune e Salise me plumba tamam si e do ai.
    A nuk po kercenon qe po provuat do ju vras prape?
    E do jete dikush qe te mendoje do na vrake ti? Te vras une para mor qen do mendoje.
    Por une personalisht nuk do doja te shkonte puna deri atje. Se nuk dua te vritet asnje shqiptar.

  5. endri says:

    Se dija qe fshati i Berishes e paska emrin vicidoli, po ky mut muti pranaj paska dal komplet vic?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje