Të gjithë besojnë se dhuna do të japë efekte në ekonominë e vendit. Por sinjalet e para janë dhënë nga kompania Bankers Petrolium, që operon në fushën e naftës në vendin tonë. Kompania kanadeze pati një rritje të jashtëzakonshme në bursë që kur nisi punën në Shqipëri. E meqë bursa është vendi ku mund të testosh lehtësisht ecurinë e biznesit, mediat e huaja bëjnë me dije për rënie të aksioneve të Bankers në bursë që kur kanë nisur protestat. Mediat lajmerojnë se presidenti dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë janë larguar nga Shqipëria pak përpara se të nisë demonstrata. Megjithatë ata besojnë se kjo do jetë provizore.