Berisha: Të përgatitet ushtria!

25 Janar 2011, 14:58Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një takimi me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe gjeneralëve që drejtojnë forcat ushtarake shqiptare, se ka të dhëna për vazhdimin e një puçi, siç e cilësoi ai.

Berisha u shpreh se duhet të bëjnë detyrën e tyre të përditshme dhe kërkoi që puçit t’i shtypet koka.
“Kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë puçin. Kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të qarta. Ju garantoj se duke qenë ju në detyrat që keni, ekzistojnë potenciale të tjera që puçit t’i shtypet koka”, është shprehur Berisha.
Duke falenderuar agjencitë e huaja për informacionet që, sipas tij, kanë ofruar, Berisha u shpreh se ka të zbardhur të gjithë komunikimin e atyre që drejtuan puçin, sipas tij, duke lexuar disa pjesë të informacioneve, por pa bërë të ditur publikisht emrat e tyre.
“Unë do ju lexoj vetëm një segment të urdhërit që jepej nga ndërtesa përballë meje: ‘Sulm, ecni, futuni brenda, mos kini frikë! Mos u trembni nga krismat se janë fishekë manovër, ecni përpara, mos u tërhiqni!’ Ndërsa tjetri pyeste: ‘T’u çojmë kallashët se porta u hap?’ Ky është vetëm një segment i atij organizimi”, tha Berisha.
Në lidhje me arrestimin e krerëve të Gardës, kryeministri u shpreh se do të pranojë hetim në gjendje të lirë, për çdo anëtar të Gardës së Republikës.
“Secili nga komandantët e Gardës do të jetë disponibël 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të puçit, nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet në shërbim të tij. Ndjekja e tyre e lirë, pa asnjë kufizim. Vendosja e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershëm dhe serioz ndaj tyre, pa asnjë diskutim”, tha Berisha.
Ministri i Mbrojtjes, Imami u shpreh se ka siguruar edhe anëtarët e vendeve anëtare të NATO-s, se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej.
“Kam bërë të qartë edhe kolegëve të vendeve anëtare se ushtria nuk del jashtë kazerme, por do i mbrojë ato. Ushtria nuk del nga Ministria e Mbrojtjes, por asnjë i gjalle nuk hyn atje”, tha Imami.
Kreu i qeverisë saktësoi se, gjatë ditës së protestës kishte sugjerime për të ndërhyrë me forca ushtarake, por u shpreh se e refuzoi këtë sugjerim.

14 komente në “Berisha: Të përgatitet ushtria!”

  1. Claus says:

    Ore ushtria tani eshte ne strukturen e NATO-s, or kaqol, do te thote qe fut trupat e NATO-s ne kete histori. I ka marre leje komandes se NATO-s ose Sekretarit te Pergjithshem Rasmussen kryetari fisit? Po perzien edhe NATO-n me keto cmendurira. Fundja fundit mire tja beje, le ta shikojne edhe ata njehere se me cfare te cmenduri kane te bejne. Pale te kishte ndonje bombe atomike me butonin qe do ta mbante kudo vete! Do tja kishte vervitur ndonje qyteti ne Jug. Po ja nxjerr ujet e zi ish-ushtarakut-kundershtar te vitit `97 “kolonelit ne pension” Arben Imamit. Jam kurioz cmendon aktori i filmit “treni vjen ne 7 pa pese”. Me te vertete ka dhe 5 minuta kohe…

    1. Rajmonda says:

      Ball per Ball.Jo treni vjen ne 7 pa pese.

      1. Flamurtari says:

        Jo, jo Raimonda, “Cirku ne fshat”

        1. eddy says:

          shqiperia eshte si estrada e ballshit ky debili po na kujton pucet e enver hoxhes

        2. Rajmonda says:

          Jo tani u kujtova.Edhe keshtu edhe ashtu.I pershtatet tamam.

  2. Epirioti says:

    Jane cmendur keta apo si eshte puna? Ka ndonje te dhene per kete HIJE qe qendron ne qeveri prej 13 vitesh. Nje ish aktor i deshtuar rri qeveritar per kaq shume kohe, e ka nje hile te madhe ne mes. Kush dreqin e sponsorizon, greku, serbi apo arabet. Nje njeri pa kapacitet intelektual si Arben Imami eshte nje enigme ne keto vite. Nese ne ministrine e mbrojtjes nuk hyne asnje i gjalle, kur rron aty brenda, fantazmat, zombit, te vdekurit apo djajte? Cfare puci paskeni frike mor horra? Nuk turbulloni dot tani as mendjen e fanatikeve te PD-se me keto deklarata komuniste.

  3. loni says:

    Turp te kene keto gjenerale qe i binden nje psikopati qe sheh enderra me puce, ky minister ziu i mbrojtjes do te pergjigjet bashke me berishen dhe kriminelet e tjere qeveritare qe po mobilizojne ushtrine kunder popullit…more fund Sali Berisha o kriminel i ndyre. populli do te te var ne mes te Tiranes ty o kryemafioz dhe shpura jote mos befte hajr me.

  4. england says:

    Rrjedhja vazhdon,qe ky njeri duhet izoluar kjo nuk perben lajm,ne se nje qen i terbuar kafshon dike,duhet patjeter ose te izolohet qeni,ose i kafshuari,perndryshe nga plaga e marre mund te infektohen dhe persona te tjere!infektimi pa perjashtim i gjithe PD tregon se rrjedhja po perhapet me shpejtesine e drites,kur ky aktori dje,sot minister bente thirrje per mbrojtjen
    e shqiperise ne vitin 98,pyetja qe ngrihet eshte se nga duhej mbrojtur vendi?pasi nuk di qe dikush po na sumonte!mbaj mend nje gazetar,qe sot rreshtohet me te rrjedhurit,shkruante se ne vlore Sali Berisha kish deguar njerez qe nuk flisnin shqip!Pra Arben Imami ne ate kohe akuzonte pikerisht krye te rrjedhurin e diteve tona,Me cfare te drejte ministri thote se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej,kryeministria na paska ndru emer tani e tutje
    do quhet kazerme!E pse nuk e quani spital i gardes,pasi pame gardiste qe kuroheshin ne oborrin e saj,protestuesit qe kerkojne largimin e epidemise nga drejtimi shtetit,skane qellim as te sulmojne kazermat,as kryeministrine te kthyer ne spital.
    Nje gje eshte e qarte si drita e diellit se kolera qe vazhdon te perhapet,do zhduket pergjithmone nga ky vend…

  5. bllokman says:

    Duke e ditur se zv/shefi I shtabit te FA eshte nje person si Sander Lleshi qe kur ka qene Komandant I KDS njihet qe ka abuzuar me tendera dhe ka shkrire Universitetin Ushtarak Skenderbej kam shum frike se ushtria do te keq perdoret. Keqperdorimi I ushtrise ( I vetmi institucion shqiptar me standartet qe na kerkon Europa) çon ne lufte civile dhe lufte midis pushtetesh sepse saliu po I jep urdhra nje institucioni komandant I te cilit nuk eshte as arben “97” Imami dhe as sali “rrofte” berisha por presidenti I republikes bamir “rri kot” topi

  6. LORA says:

    U ka hyre lepuri ne bark e rreken se mund ta heqin nga vetja e tua hedhin njerezve.Ja cdo te thote bashkim i popullit per delegjitimimin e regjimit te kusarise e tregetise me fatet e Atdheut.

  7. Falcon says:

    ushtria eshte per te mbrojt territoret shqiptare qe ti do ti shesesh me felliqsire jo te te ruaj ty karrigen.. larguhu sa me pare mer kriminel ..ti jeton akoma ne periudhen e paleolitit…te ka hyre frika ne palce..as mos e co ndermend se ushtria do qelloi mbi vellezrit dhe motrat e tyre..ndoshta ca rrjepacake malsie qe i ke veshur me uniforme ..po.injorancen dhe grykesine tende po e paguajne mire shqiptaret…ke shkelzen bythen dhe argita kurtizanen mbrapa mer idiot

  8. Ndoc Sukaj says:

    ,,Berisha Shou,,vazhdon serine e mashtrimeve duke menduar se shqiptaret jetojne ende ne kohen kur ai shetiste mbi varken e diktatorit i cili sa here gjindej ngushte shpallte grupe armiqesore e puciste.Ndryshimi eshte se diktatori i bente keto gjera ne kushte diktature dhe te gjithe organet e ,,Shtetit,, i bindeshin ne denimin e pucisteve.Sot ne kushtet kur kemi ndonje institucion ,,Rebel,,e vetmja rruge per ta penguar eshte sulmi per ta corientuar e raskapitur ne menyre qe te mos jete ne gjendje te vendose Drejtesi.Sipas sherbimeve te inteligjente te huaja ,,Puci,, vazhdon dhe Berisha i drejtohet per ndihme Pucistit me eksperience Z.Imami per te dhene kontributin e tije ne neutralizimin e Pucisteve te rinj pasi te vjetrit drejtesia i ka harruar kur sulmuan me Tanke etj shtetin.Shum pune ka Berisha keto dite pasi per fat te keq pervec Prokurores se pergjithshme Pucistet i ndihmoka edhe Drejtori i SHISH Z.Bahri Shaqiri i cili qe per shkak te ,,Pa aftesise se tije ,,sherbimet inteligjente te vendeve mike ,,Raportokan,,tek Kryeministri Yne i Forte qe ze ,,Mat,,te Gjithe.Nje kryeminister i ketij niveli mund te kandidoje per te hyre ne Rekordet Gines pasi te dorezoje Pushtetin ne menyre Demokratike.

  9. Petrit Kola says:

    Mos guxoni!

    Profesor Pilinci,
    Rrjedh nga nje familje e njohur nacionaliste. Biri i mesuesit patriot Gani Pilinci, nga Podgoria e Pogradecit. Ka lindur ne vitin 1948, ne Burgun e Grave, ne Maliq te Korces (nente dite pas arrestimit te nenes dhe babait). Nga viti 1948 e deri ne vitin 1974 (viti i arratisjes se familjes Pilinci) internohet familjarisht ne kampet e Krujes, Tepelenes (Kala), te Savres (lushnje) dhe ne kampin famekeq te Gjazes (Lushnje). Ne vitin 1970, Gani Pilinci lirohet nga burgu, por internimi vazhdon, ndersa z.Pellumb Pilinci eshte ne arrest shtepie deri ne diten qe arrijne te arratisen familjarisht ne vitin 1974, nga zona e Malit te Thate, fillimisht ne Jugosllavi (dy jave) dhe pastaj ne Kampin e Latines (Itali).Disa muaj me vone, atje ne Itali, ai i shpeton nje atentati te Sigurimit te Shtetit shqiptar, ndersa i ati plagoset ne krah. Kjo ngjerje ben qe te shpejtohet procedura e largimit perfundimisht per ne Amerike. Ne Amerike fitojne familjarisht statusin e te perndjekurit politik. Shteti Amerikan i siguron mundesine e shkollimit, ku mbaron shkollen e mesme dhe Universitetin (dega Histori). Fundi i vitit 1981 e gjen profesor te historise ne disa Universitete te Nju Xhersit. Disa vite me vone mbron titullin Doktor i Shkencave Historike. Me pas i kushtohet politikes dhe ceshtjes kombetare se bashku me figura te tjera te shquara nacionaliste si M.Frasheri, A. Kelcyra, H.Dosti, Prof.Luzi, Prof. S.Skendo.Me ndryshimet ne Shqiperi vjen per here te pare ne Shqiperi ne fund te vitit 1990-te. Ne vitin 1994 kur u perpoq te themelonte Partine Shpresa Demokrate shpallet person i pa deshiruar nga qeveria e atehershme shqiptare. Perpjekjet e tij ne dobi te Shqiperise vazhdojne deri sa ne vitin 2002 arrine te themeloje Partine Shpresa Demokrate, nje parti me program kombetar dhe demokratik.

  10. ben says:

    Sa mashtrues eshte,kur thote:Unë do ju lexoj vetëm një segment të urdhërit që jepej nga ndërtesa përballë meje: ‘Sulm, ecni, futuni brenda, mos kini frikë! Mos u trembni nga krismat se janë fishekë manovër, ecni përpara, mos u tërhiqni!’ Ndërsa tjetri pyeste: ‘T’u çojmë kallashët se porta u hap?’ Ky është vetëm një segment i atij organizimi”,(sa kryeminister karagjoz) Kur jane te verteta denoncoi ne prokurori, o mashtrues.Megjithse e keni ne lekure genjeshtren ,diversionin,ne fillim thate se ishin plumba te vegjel,makina qe tentoi te hynte ne k/ministri ishte me tritol-tha rrugaci i rrugeve tuaja S.Olldashi,i ka vrare vete opozita tha Ben Imami.Jeni bo te gjithe karagjoze,mire ju z,Sali se keni edhe license per lajthitje ne cdo ore te dites dhe te nates,por keto te tjeret,apo kane vjedh shume dhe nuk kane cfare te bejne.Vetem zotni Ilir Meta e ka mbrojt flamurin shqiptar ne parlamant,me nje fjalim brilant,sa per pak kalova ne orgazem per flamurin.Oh sa mbrapa jemi neeeee

Comments are closed.

Lini një Përgjigje