Revista e njohur britanike “The Economist” shkruan se sot (e marta) ishte një ditë e tmerrshme për shqiptarët.
Revista përmend në shkrimin e saj me titull “Një ditë e keqe” miratimin e raportit të Dik Martit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjithashtu në shkrim thuhet se në Shqipëri pritet të mbërrijë një negociator nga Bashkimi Europian për të ulur gjakrat e për të shuar mundësinë për një raund të ri dhune.
“The Economist” citon edhe një shkrim të gazetës “The Guardian”. Kjo e fundit ka siguruar dokumente sekrete nga NATO, që e cilësojnë Thaçin si drejtues të krimit të organizuar.
Në shkrimin e “The Economist” thuhet se Shqipëria duhet t’i ndjekë më nga afër këto çështje të ngritura në raportin e Martit pasi shumica e krimeve janë kryer në tokë shqiptare.
Revista thotë se Shqipëria rrezikon të hyjë në një cikël të ri dhune e destabiliteti. Ajo përmend vrasjen e protestuesve nga garda.
Gjithashtu theksohet mbështetja që i ka dhënë prokurorisë ambasadori amerikan. Kjo cilësohet si një shenjë e keqe për Berishën.
Comments are closed.
mezi po presin te largohet krimineli se e katandisi vendin me keq se ne kohen e enverit
Zoti ne qielle,njerzit e mire e te guximshem,ndihmojne largimin e ktije vrasesi,me horat e tije komuniste e spiuje,nga pushteti i vjedhur e i korruptuar,e poshtrues,me sekretarin e byrose ne krye.Kyte mirsi e ndihme te sinqerte munde ta bejne vetem,miqte e hershem e te sotem te shqiptarve.AMERIKANET,me shtetin e tyre,te fuqishem e te shejte,rrofshin miqte e vertete te shqiptarve.U shofshin komunistat e spiujte, e bllokeqenve te drejtuar nga komunisti plake,fame keqe i shqiperise e shqiptarve.
Bota kruan dhembet me shqiperine , i ka dhene liri krimi,vjedhe, vrasjesh politike,Berishes.Populli duhet te mare ne dore fatet e tij.