Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, thotë se kërkesa e tij për largimin e Metës nuk ishte e shtyrë nga Berisha. Ai fajëson kryeministrin dhe kreun e opozitës për ngjarjet e dhunshme të ditës së premte
Bisedoi: Skënder Minxhozi
Revista Mapo
Zoti Lesi, ju dolët publikisht – një ditë pasi Ilir Meta deklaroi se nuk do të jap dorëheqjen – me kërkesën ndaj Kryeministrit për ta larguar ministrin e tij, duke kërcënuar njëkohësisht edhe tre ministra të tjerë. A kishit folur me Kryeministrin para asaj deklarate?
Po e filloj nga fundi i pyetjes tuaj, për të dalë tek fillimi; as nuk kam folur me Kryeministrin dhe as nuk pranoj të marr porosi apo urdhra nga askush, për qëndrimet e mia politike. Aq më tepër për zotin Meta, të cilin e kam të njohur të kahershëm dhe për të cilin kam thënë, dikur, se mbetet kryeministri më i fortë i së majtës në këto 20 vjet. Dalja ime e menjëhershme në konferencë shtypi, kishte të bënte me faktin se akti numër një i një politikani të një kalibri të tillë ishte dorëheqja e menjëhershme nga të gjitha detyrat ekzekutive. Dhe e bëri, por paksa me vonesë. Zoti Meta ka dhënë dorëheqjen nga Kryeministër në kohën e PS-së, për akuza me të lehta, e jo më për një rast të tillë, të cilin do ta zbardhë drejtësia, por që gjithsesi ka një shije të keqe.
Cilët janë, nëse mund të deklarohen, anëtarët e qeverisë që duhen larguar nga Berisha? Nëse nuk i jepni emrat, a mund të thuhen arsyet dhe eventualisht provat që ju dispononi për ta?
Kam një marrëveshje politike e publike të firmosur me Kryeministrin, e cila mbetet akoma në fuqi, pra, mes PD-së e LDK-së. Nisur nga kjo, kam një detyrim të brendshëm që dua t’ia them hapur e në tryezë Kryeministrit se duhet të ikin, të paktën edhe dy ministra, pasi njëri, për arsyet që sapo thamë më sipër, iku. Por nëse do të më pyesnit sesi do ta dëshironit Ju një Qeveri të re, mund të them se pa asnjë merak duhej të largoheshin mbi 70 për qind e ministrave të sotëm. Mazhoranca ka plot emra profesionistësh, shumë herë më të mirë e më të pastër sesa këto që kemi. Është e vërtetë se kam një liri më të madhe si individ, sesa çdo kryetar partie në këtë koalicion, pasi vij nga media, por përderisa kam pranuar, mirë apo keq, që të respektoj rregullat e Marrëveshjes Politike, si drejtues partie me duhet të pres thirrjen e tryezës së partive nga kryeministri Berisha. Aty prisni e dëgjoni se çfarë do të them. Madje do të ishte mirë që kjo tryezë të jete e hapur për median!
A duhet të japë dorëheqjen qeveria, nëse videoja e Priftit rezulton autentike në bazë të hetimit të drejtësisë?
Po. Madje, ka nevojë që t’i drejtohemi popullit për zgjedhje të reja parlamentare, për të rishikuar nëse na do përsëri populli në pushtet ose jo.
Si ju duket mandati i dytë qeverisës i Berishës? Si e gjykoni këtë shpërthim akuzash për korrupsion që vijnë nga brenda dhe jashtë mazhorancës?
Ka një ndalim të vrapit të mandatit të parë dhe gjykoj se ndryshimi i Qeverisë është detyra numër një e mazhorancës. Pa u zgjatur, mund të pohoj se ndjej se ka nevojë për t’u testuar në popull për votat.
A mund të thuhet sot se koalicioni Berisha-Meta qe një gabim për të djathtën?
Po. Kjo qeveri mund të quhet “Qeveria Berisha me “armiqtë”! Natyrisht që zoti Berisha, sido që të pozicionohem më vonë, për mua mbetet Burrë Shteti. Ai u tregua i zoti, pasi arriti të mbajë në këmbë në fillimet e saj një qeveri, të cilën e dominoi kur qe fjala për njerëzit e tij, ndërsa në raport me aleatët ose me aleatin kryesor LSI, nuk mundi t’iu ndalojë turravrapin për të fituar me thasë.
Frika e numrave ia ndaloi dorën Berishës për “prerjen e duarve”. E duke parë këtë stopim për hir të numrave në parlament e për arsyen madhore që ishte integrimi i Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave, mundet, ndoshta gaboj, që morën turravrap drejt korrupsionit, edhe pjesëtarë të PD-së. Më lind e drejta të hamendësoj se zoti Berisha është duke e menduar mënyrën për t’iu drejtuar popullit, për të rikonfirmuar mazhorancën, pasi disa gjëra kryesore në raport me BE-në i ka realizuar. Me aq sa e njoh zotin Berisha, dhe besoj e njoh mirë, ai kurrë nuk mund të rrijë i varur, duke parë nga dera e parlamentit, nëse kanë ardhur apo jo tre deputetët e LSI-së!
A e rrezikoni me këtë qëndrim postin që mbani?
Nuk kam bërë asgjë që të mund të shkarkohem. Përkundrazi, po e ndihmoj mazhorancën që të qartësohet për disa gjëra, për të cilat nuk duhet hezituar. Por nëse më shkarkon, ju e dini se jam njeri i lirë në këtë vend dhe “helikopteri” im fluturon fushave të pafund të këtij vendi të bukur, pasi nuk ka vetëm një aeroport për t’u ulur!
Me tonet që përdorni, duket si kur po përgatisni një zhvendosje kampi politik? E saktë?
Unë kam një Marrëveshje të firmosur para 29 qershorit 2009 me PD-në. Personalisht i kam qëndruar korrekt Marrëveshjes dhe mbi të gjitha Ligjit. Por nuk mjafton vetëm korrektësia e njërës palë për të qëndruar bashkërisht. Gjithsesi, ka ende kohë për të parë nëse duhet rinovuar kontrata.
Keni thënë dikur për Mapon se nëse Blushi do të ishte kryetar i PS-së, do të kalonit me opozitën. I qëndroni kësaj deklarate?
Ajo është thënë në një kohë që tani ka evoluar. Por mund të shtoj se Blushi është një ikonë e PS-së dhe pa atë, socialistët, rrezikojnë imazhin dhe forcën e logjikës.
Slogani juaj thotë “investime dhe arrestime”. Ka nga ata që mendojnë se qeveria s’është më në kushtet për të bërë as njërën, as tjetrën. Ju si u përgjigjeni?
Po rimendohem nëse mund t’i bëjë ky Koalicion këto të dyja!
Si e komentoni politikisht fenomenin e përçarjes së thellë brenda LSI-së? Si mund të përplasen kaq ashpër publikisht, kryetari dhe nënkryetari i një force politike, që të dy anëtarë qeverie?
Thjesht një çështje interesash!
Çfarë komenti keni për çka ndodhi të premten para Kryeministrisë?
E rëndë për të dyja palët. Nuk duhej të ndodhte ajo çka ndodhi, pasi duhej që të dy Berisha dhe Rama të uleshin në tryezë për të zgjidhur problemet madhore e jo të linin të precipitonte situata politike deri në dhunë.
A po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?
E para më lejoni të theksoj se nuk ka asnjë përqasje më ngjarjet e vitit 1997, por zgjidhja më duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi në këtë rrëmujë e sherrnajë zgjidhja vjen nga populli. Dhe populli ka në dorë votën. Ndaj siç e ndjejmë, nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve.
Comments are closed.
Berisha burre shteti? Per te gjithe ju “grate” e politikes shqiptare qe Berisha ju zhdep ne dru edhe ne sy te kalamajve tuaj padyshim qe Berisha eshte “burre”. Prandaj thone qe “Frika ruan vreshtin”. Por nuk thoshe te njejten gje kur Berisha te digjte redaksine e gazetes Koha dy here ne jave.
nikolle lesi politikan? ky ka qene nje figure qesharake ne fakultetin e shkencave…quan burre shteti nje cop idioti si berisha ..ai mund te qeverise vetem ne vucidol apo ne tanganika
perse o falkon tani nuk eshte qesharak, tani ky provincial e shume si ky medioker i dalin ne krah dhe mbrojne e na e bejne kriminelin edhe burre shteti ha ha ha burrat e shtetit nuk vrasin, nuk vjedhin e nuk mashtojne dhe me e rendeishmja burrat e shtetit bejne shtete me ligje e me prosperitet jo si ky copa e katunarit qe e coi vendin buze gremine me keq se enveri
Ti, or Nikolle e njeh me mire e me nga afer ate Gjë te gjalle, por thuaj qe te ka dosje me pilleqe morali e te mban si argat, mjafton te heshtje per kaq vite. Tani qe do te behesh prape “nuse” do te ringrihesh si figure. Jo, njehere i jepet shansi njeriut, tani eshte brezi i ri dhe ata e kane ne dore cdo bejne me Shqiperine. Megjithate edhe nje here respekte si personazhi kryesor i rrezimit te Gjësë me 1997, ate merite nuk ta heqim e ta vleresojme. Tani mjaft me, mos fol, do flase populli.
Harroje Lesi zgjedhjeni! Do te kete zgjidhje
Profesor Pilinci,
Rrjedh nga nje familje e njohur nacionaliste. Biri i mesuesit patriot Gani Pilinci, nga Podgoria e Pogradecit. Ka lindur ne vitin 1948, ne Burgun e Grave, ne Maliq te Korces (nente dite pas arrestimit te nenes dhe babait). Nga viti 1948 e deri ne vitin 1974 (viti i arratisjes se familjes Pilinci) internohet familjarisht ne kampet e Krujes, Tepelenes (Kala), te Savres (lushnje) dhe ne kampin famekeq te Gjazes (Lushnje). Ne vitin 1970, Gani Pilinci lirohet nga burgu, por internimi vazhdon, ndersa z.Pellumb Pilinci eshte ne arrest shtepie deri ne diten qe arrijne te arratisen familjarisht ne vitin 1974, nga zona e Malit te Thate, fillimisht ne Jugosllavi (dy jave) dhe pastaj ne Kampin e Latines (Itali).Disa muaj me vone, atje ne Itali, ai i shpeton nje atentati te Sigurimit te Shtetit shqiptar, ndersa i ati plagoset ne krah. Kjo ngjerje ben qe te shpejtohet procedura e largimit perfundimisht per ne Amerike. Ne Amerike fitojne familjarisht statusin e te perndjekurit politik. Shteti Amerikan i siguron mundesine e shkollimit, ku mbaron shkollen e mesme dhe Universitetin (dega Histori). Fundi i vitit 1981 e gjen profesor te historise ne disa Universitete te Nju Xhersit. Disa vite me vone mbron titullin Doktor i Shkencave Historike. Me pas i kushtohet politikes dhe ceshtjes kombetare se bashku me figura te tjera te shquara nacionaliste si M.Frasheri, A. Kelcyra, H.Dosti, Prof.Luzi, Prof. S.Skendo.Me ndryshimet ne Shqiperi vjen per here te pare ne Shqiperi ne fund te vitit 1990-te. Ne vitin 1994 kur u perpoq te themelonte Partine Shpresa Demokrate shpallet person i pa deshiruar nga qeveria e atehershme shqiptare. Perpjekjet e tij ne dobi te Shqiperise vazhdojne deri sa ne vitin 2002 arrine te themeloje Partine Shpresa Demokrate, nje parti me program kombetar dhe demokratik.
Ky Nikolle Leshi ka disa dite qe luan teater. Nqs nuk do luante teater ai duhej te jepte doreheqjen dhe daljen nga koalicioni, nqs vertet ishte kundra Berishes dhe Metes.
foli edhe ky
Cfare? Sali shpellari nje burre shteti?
Ai eshte nje karikature,matrapaz,genjeshtar i paturp,mashtrues dhe se fundi kriminel qe duhej zhdukur shume vite perpara nga jeta politike.
Me ravanin kriminal qe ka marre,rrezikon jo vetem jeten politike te tij,por dhe ate biologjike.
Sala,burre shteti? Na habiti spiuni sigurimit,megjithate komunistet dhe sigurimsat nuk e tradhetojne njeri tjetrin edhe ne kohe te veshtira.
Po Saliu i dogji redaksin ketij qeni, apo qe kur i pushoji Nanua gruan nga puna i vjen inat. Thone qe punojne per popullin por keta vetem per veten mendojne.
Sali Berisha, Meta dhe legena si puna e ketij Lesit duhen varur nga kembet sic varen italianet Ducen.
Nikoll Lehsi menoj qe ky mbiemer i pershtatet se i vetmi virtyt i ti asht servilizmi prandaj i thot sales burr shtetit se ky nuk njef burrnin as njerzin por vetem pabesin sepse fshataret e ti as qe duen te ja shohin surratin nga qe e njofin mir se cfar dhomit asht dhe asht koh e humun te merresh me at sahanlypires si ky dhe Aleksander Frangaj qe jan turpi i Lezhes
Nje interviste e hallakatur,nje corbe derri.Ne kemi 20 vjet qe po flasim per nje burre muti qe na del burre shteti.Cte themi me tej per Lesin???
ne te vertete rasti i lesit duhet studjuar nga socialpsikologjia boterore sepse heren e pare ai u vu ne krye te rebelimit kunder berishes kurse kete rradhe del ne pah adhurimi karshi berishes deri ne absurd qe thuhet burre shteti.Mbase ai eshte infektuar dhe pjerdhur nga epidemia e korrupsionit dhe kjo e ben ate te erresoje llogjiken dhe te kaloje dhe ai ne delire ashtu si dhe berisha sepse berisha ne te vertete ka infektuar shume kundershtare te forte te tij te periudhes para 97Por ajo shprehja e atij filmit qe gelltit nje luge te prishur dhe vjedh tere jeten qenka shume filozofike per nga vlera e saj dhe te gjithe duhet te ruhemi nga kjo epidemi dhe te ruajme dinjitetin tone sepse kjo eshte pasuria me e cmuar e njeriut dhe jo ato para te qelbura qe shume shpejt do te rrjedhin
Ka qene kundershtar?????!!!!!! Po,per te shqyer e shitur Shqiperine.
Komentet per Meten, sigurisht i ka bere ne zgjedhjet e 2001, kur per te dale fitues Leshi u ndoten zgjedhjet duke u ster ri-perseritur zgjedhjet ne zonen e tij elektorale, ku fushaten ia bente “mafiozi” Nano!
Pasi nuk ka burrerine te deklaroje “Ministrat HAJDUTE” sic trumbetoi kur mendonte se mund te kapte nje post me te rendesishem sesa “mender zevendesi i Xhaferajt”, te vetmen fjale me mend qe thote eshte te bejme zgjedhje!
hahahahah sa per te qeshur dhe qare……Nikolle Lesi or Leshi e quan Salen burre shteti ….turp turp turp per te dhe mjere populli yne ne dore te kujt ka mbetur te beje politiken e qeverine shqipetare. O vemjet dhe lepiresit e sales sa te zotet paskeni qene mbijetuat si ato krimbat ne kufomen e sterlodhur , te coptuar e perdhosur te atdheut tone te dashur. A do te kete nje tjeter Skenderbe ky vend ……
Sali berisha burre shteti !!!!!! ESHTE BURRE PA BURRERI do te thosha …
respekte
Vleresimin per Meten, ky burre e ka qe nga viti 2001,kur Meta riperseriti 4 raunde zgjedhjesh per ta bere deputet, bashke me Nanon qe i bente fushaten.
Lesi ben pjese tek ata politikane qe “…dhjesine hane,e nuk flasin te mbajne…” ndaj mos i kujtoni cka thene per njerin apo tjetrin!
Shikoni ku eshte katandisur ” Mender muhabetit zevendesi Xhaferit”…….