Kajro si Tirana; deri në një farë vendi

25 Janar 2011, 18:37Politika TEMA

Kanë nisur sot protesta në Kajro, Egjipt, kundër regjimit të Mubarakut, të cilin e konsiderojnë si regjim të korruptuar. Duket sikur atje ka mbërritur virusi shqiptar. “Çfarë bën me paratë tona, Mubarak?” – ky është një nga sloganet e demonstruesve, të cilët janë mbledhur në sheshin qëndror të kryeqytetit, Taharir. Janë rreth 20-30 mijë protestues; janë përleshur me policinë, kanë qëlluar policët e gardistët e Mubarakut me gurë e me mjete të tjera rrethanore, dhe kanë marrë goditje prej tyre. Por forcat e rendit, pasi kanë provuar të shpërndajnë demonstruesit me ujë e gaz lotsjellës, janë tërhequr. Ka vetëm të plagosur nga të dyja palët. Deri tani. Sikur të hiqja nga narrativa e mësipërme fjalët Kajro, Egjipt, Mubarak do ju dukej se po flisja për Tiranën, Shqipërinë, Berishën. Vërtet? Jo tamam; deri në një farë vendi; deri aty ku thuhet se forcat e rendit u tërhoqën. Berisha, në fakt, nuk i tërhoqi; përkundrazi, i urdhëroi të vrisnin demonstruesit. Mund ta bëjë dhe Mubaraku? Edhe mundet. Një racë janë. Por deri tani nuk e ka bërë.

M.Nano

Lini një Përgjigje