Berisha: Shpërblim për informatorët e puçit

26 Janar 2011, 11:16Politika TEMA
Berisha: Shpërblim për informatorët e puçit

Kryeministri Sali Berisha është shfaqur disi më i qetë gjatë ditës së djeshme dhe në një mbledhje të qeverisë ka thënë se mbështet hetimin e gjithanshëm për ngjarjen e 21 janarit. Ai duket se u ka premtuar ndërkombëtarëve me të cilët ka pasur takime intensive këto ditë se nuk do të ndërhyjë në punën  e prokurorisë, kreun e së cilës e cilësoi pjesë të grushtit të shtetit, por sërish ka hedhur akuza mbi Ina Ramën. Nga ana tjetër kryeministri ka ofruar shpërblim për ata që sipas tij sjellin informacion për përgatitjen e grushtit të shtetit. “Kam pasur kënaqësinë t’ju faktoj të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë të mi vullnetin tim të plotë për hetim të plotë e të gjithanshëm, t’i garantoj se asnjë anëtar i Gardës së Republikës, polic e zyrtar nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ndaj hetimit jo politik”, tha Berisha duke bërë një tërheqje të vogël nga qëndrimi i mëparshëm.  Më tej ai tha se “do të përcaktohet një fond shpërblimi për çdo dëshmitar e dëshmi të vyer që do të paraqiten e do të jenë të shumtë, për puçin, organizimin, financimin, komandën dhe çdo gjë rreth saj”.  Pasi tregoi për bisedat dhe takimet që kishte pasur këto ditë me përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së Berisha tha më tej se “në këto rrethana, unë e konsiderova të domosdoshme të kërkojmë hetim ndërkombëtar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e para që u përgjigj dhe jam shumë mirënjohës. Garantoj institucionin e hetimit se do të ketë bashkëpunim të plotë të të gjitha agjencive, për të kompletuar transparencën e të gjitha këtyre zhvillimeve”. Por Ina Rama megjithëse nuk u cilësua më si bashkëpunëtore e Edi Ramës mori sërish akuza nga kreu i qeverisë. Ai tha dje se “dua t’i them dy fjalë zyrtares në krye të prokurorisë. E ftoj të vazhdojë hetimin, por se çfarë u thotë shqiptarëve, kur i gënjen publikisht se nuk ka padi për ata që organizuan vënien e zjarrit, ajo qoftë. Dje, dokumenti është bërë publik. Ky dokument duhet t’u jepet të gjitha mediave. Është një akt i hollësishëm padijeje, që përfshin të gjithë organizatorët. Zonja kryeprokurore, për të nderuar veten, u tha shqiptarëve se nuk ekziston një padi e tillë. Askush të mos e marrë si një atak ndaj institucionit, por si një transparencë e domosdoshme ndaj atyre që me dy-treqind kriminelë të droguar i lejuan vetes të lozin me zjarr, t’i vënë zjarrin këtij vendi”. Berisha bëri me dije dhe një herë se ka anuluar mitingun e së shtunës pas kërkesës së ndërkombëtarëve por paralajmëroi opozitën të mos tentojë dhe një herë të përsërisë 21 janarin. “Tjetra do të jetë fatale për ty. Qytetarët duhet ta dinë. Ata që mendojnë se duke organizuar akte të tilla do të mund t’i zënë rrugën këtij populli, gabojnë shumë rëndë. Rruga e shqiptarëve është e hapur një herë e përgjithmonë”, theksoi Berisha.

4 komente në “Berisha: Shpërblim për informatorët e puçit”

  1. Epirioti says:

    Gjëja e shtyu mitingun nga e merkura te shtunen pasi e pa se nuk do i dilte njeri te bertiste per te mbrojtur pasurine e vjedhur te shqiptareve. Te shtunen do nxirrte me force e kercenime administraten shteterore. Por informatat nga sherbimi i sigurimit te PD-se i deklaruan se as ata nuk mund te mbrojne vrasjen e Gjësë para kryeministrise. Rrofte sebepi i thirrjes se nderkombetareve dhe e anulloi fare. Ti, or Gjë e gjalle nuk ke frike nga Rama, por nga populli, se edhe Rama ka kusure, te pakten per korrupsion por jo per veprimtari antikombetare te hapur si puna jote. Rasti i fundit eshte votimi PRO qe ruspia jote, Ilir Rusmili(i biri i inspektorit te Komitetit Qendror te PPSH) i dha raportit te Dick Marty-t ne Strasburg diten e djeshme.

    1. eddy says:

      O i cmenduri i shqiperise cfare puci thua o besnik i enver hoxhes ik shko ne spital se po tallen njerzit me shqiptaret Nga ty te drejtohem me ty se me ju nuk e meritoni i ne europe thone – Ne itali e kane kryeministrin te semure nga poshte kurse ne shqiperi e kane te semure nga koka- Ik se na ndyre nuk po na intereson kush vjen mbas teje PD apo PS vetem ti ik se po tallet bota me ne shko kurohu ne spital se je i semure cuditem si familja jote nuk e shikon apo ndoshta eshte virus familjar ik o i semure shko tek komunisti nano mer dhe komunistin gjinushi dhe beni nje treshe domino se por gje tjeter nuk jeni koha juaj perfundoje -niveli jone intelektual eshte me i larte se juaji i keni sherbyer enver hoxhes ora juaj ka ngelur ikni se po beheni qesharak keshtu dhe shanci per te mos qendruar shume ne burgjet shqiptare do te jete ne anen tuaj sa me pare te largoheni aq me pak krime do kryeni dhe denimi juaj do te jet me i vogel

  2. Falcon says:

    Germo Tare germo se varrin e rrahmon berishes do gjesh..cfare puci mer idiot….ti ske as idene e terminologjise PUC..puc me njerez me nje cope cader ne dore.pucet i ben ti me tanke dhe anti tanke mer kafshe primitive

  3. Nabukodonosor says:

    Ky hajvan pasi e ka qelbur kete vend,po i jep spiunllekut perparesi te madhe.Nuk eshte per tu habitur se race muti spiunesh eshte.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje