Mediat greke: Berisha na dha pjesën ku ka naftë, opozita shqiptare na i mori

25 Janar 2011, 23:49Politika TEMA

Shqetësim të madh kanë shprehur mediat greke për paktin me ujërat në kufirin shqiptrogrek. Emisioni i gazetarit të njohur Kostas Hardhavelas ka publikuar këtë shqetësim që ka prekur tashmë  Greqinë.

Pakti për ti dhënë Shqipëria një pjesë të ujërave u firmos nga kryeministri Sali Berisha me ish-kryeministrin grek Kostas Karamanli.

Pas debateve të shumta nga opozita dhe nga disa media shqiptare,por edhe nga hetimet e  saj,Gjykata Kushtetuese vendosi  të mos miratojë paktin e ujërave me Greqinë.

Për fat të mirë ky ishte fati më i madh i shqiptarëve,që të mos paguanin gafën kolosale të kryeministrit Berisha.

Në emisionin e gazetarit Hardhavelas në stacionin televiziv Alter,disa ekspertë thanë se pjesa e ujërave që do të mernin nga Shqipëria,është një nga pjesët më të pasura me gaz natyror dhe me naftë.

Ekzistencën e gazit natyror dhe të naftës në pjesën e  ujërave që do të merrte Greqia prej Shqipërisë,e  ka vërtetuar edhe ministri aktual grek Maniatis. “Një burim i tillë,e bën Greqinë ndër vendet më të lakmueshme të nxjerrjes së naftës”tha ai. Gjatë intervistës, Maniatis ka përcaktuar edhe datën e fillimit të punimeve të nxjerrjes së arit të zi. Sipas tij, në këtë zonë brenda 18 muajve do të nisin punimet. Ministri grek e ka vlerësuar këtë zbulim të ri si një eveniment të rëndësishëm jetik për të gjithë grekët në këtë situatë tepër të vështirë që gjendet shteti.

Ai ka shtuar se ky burim do të jetë një frymëmarrje në zgjidhjen e krizës ekonomike greke. Zona në fjalë, ku mendohet të jetë “thesari i naftës”, është në pjesën kufitare të detit Jon. Marrëveshja për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe në këtë mënyrë nuk dihet akoma qartë se të kujt do të jenë vendburimet. Nga ana tjetër, gjetja e naftës dhe entuziazmi i autoriteteve greke lënë hije dyshimi për insistimin e këtyre të fundit për votimin e marrëveshjes.

Sidoqoftë, pakti detar nuk u miratua dhe u hodh poshtë, dhe tani ndoshta shteti shqiptar do të jetë më i durueshëm për të firmosur.

Albnow

9 komente në “Mediat greke: Berisha na dha pjesën ku ka naftë, opozita shqiptare na i mori”

  1. raimondi says:

    ————– Ja ore per kete arsye ,per shitjen qe ju beri ujerave tona detare SALA –Per kete te behet nje miting kunder qeverise tradhetare te Sales dhe te kerkohet ndjekja penale e tij dhe e minsitrave te tij per tradheti ndaj Atdheut —-
    ——— Kete te beje opozita te ngrere gjithe shqiptaret ne nje proteste patriotike me parrullen SQHIPERIA MBI TE GJITHA —-
    ———Dhe ta etiketojne SALEN si Esat pashe toptani i kohes moderne ….

    –E ben dot kete opozita ???—————Apo …..
    ————–Cudi eshte kjo opozite E TILLE ku kundershtari i saj ben tradheti kombetare dhe kjo nuk e ze ne goje fareeeeeeee-………..Opozite qesharake
    ——Te ishte SALA ne kete rast do kishte tundur token dhe qiellin …….

    1. Ledian says:

      Opozita sdo ta bente kete marreveshje, po te ishte ne fuqi

      1. Flamurtari says:

        E para, mos harroni se ishte e para opozita qe e denoncoi kete marreveshje dhe qe e coi ne gjykaten kushtetuese, e cila e quajti te paligjshme. Qeveria dhe mazhoranca nderkohe e kishin miratuar!
        E dyta, ateher dhe me vone, lideri i opozites, z. Edi Rama e ka sqaruar disa here se ne perputhje me cdo praktike politike moderne e evropiane, me politikene jashtme nuk mund te besh opozite agresive. Se i bie pastaj qe te jene dy Shqiperi, dy popuj shqiptare e keshtu me radhe. Nese do ta fajesoni edhe per kete opoziten , bejeni, por kjo eshte merite e saj dhe jo deshtim!
        Se treti, me ben pershtypje qe gjeneralin famekeq Gerveni, nenshkrues dhe mbrojtes te kesaj marreveshjeje, z. Topi e dekretoi perfaqeusin tone ne NATO, jo me larg por para dy javesh!

    2. kreshnik says:

      O Rajmond ndoshta nuk e ke informacionin te sakte,ishte opozita ajo qe e ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese kete marrveshje antishqiptare dhe qe Gjykata e hodhi poshte .Keshtu qe ben aludime te kota per opoziten.Shqiptaret duhet tu jene mirenjeohes kolonelit ne pension Myslym Pashaj dhe Ps.

  2. saimir says:

    I respektuar z.Raimond keni te drejte kur thoni qe vetem per kete te ngihet populli per miting kunder kesaj qeverie hajdute,jo kombetare ,por nga ana tjeter haron se me ç’fare monstruozi ke te beshe!Sali Berisha i shquar keto 20 vjete ku u blen qente italianeve iua shet grekerve,iua blen anglezeve e ua shet turqeve,iua blen gjermaneve e ua shet amerikaneve.E ku e ka problem ai monstruoz qe pas deshtimit per shitjen e ujrave teritoriale Greqise (per te siguruar pushtetin e tij te perjeteshem)t’ja japi ate pjese konçensionereve pertej Atlantikut e per te rendesi ka qe pushteti i tij te forcohet ,paçka se shqiperia ç’do dite e me shume coptohet.Ky eshte misioni i tij e i padrinove qe e mbajne ne pushtet qofshin keta diplomate,deputet apo bisnezmene qe kontrollojne ekonomite e vendeve perkatese.Kjo eshte edhe fatkeqesia e nje diktatori qe per rreth 20 vjet ka blere aq shum “miq” sa qe tani i terheq per xhaketash,e s’guxon njeri ta shikoje ne sy e ti thote ndal pasi ai u nxjerr syte.Kjo eshte shqiperia “DEMOKRATIKE” sot e dhuruar prej miqeve tane me te shtrenjte .

  3. Nabukodonosor says:

    Dihet nga te gjithe qe eshte i shitur,gjysma tek greku,gjysma tek serbi.

  4. luzasa15 says:

    Per kete problen jam me shumicen e shqiptarve.Per kete kam firmosur dhe peticionin e organizuar nga BAlli i Kombit. Por nuk jam dakort se socialistet jan ne interesin e shqiptarve edhe per kete problem . Ata nuk kane asnje prononcim zyrtar per kete problem. Pra ketu ka shitje te te dyja palve. Merita e madhe ne kete ceshtje i takon zotnis i cili ngrijti dhe ceshtjen ne gjykat.

    1. Flamurtari says:

      Gabon luzasa 15 per ate qe thua: 1. Sepse Balli i kombit eshte pjese e kesaj mazhorance firmatare e atsaj marreveshjeje famekeqe e ogurzeze 2. Sepse nuk mundet nje njeri (mgjse kolonel Myslym PASHAJ ka merita te padiskutueshme), sipas ligjeve shqiptare, ta hedhe ne gjykate kushtetuese nje marreveshje te tille ose cfaredo ceshtje. Ceshtja u cua ne gjykate kushtetuese nga opozita dhe madje u mbrojt atje nga perfaqesues ligjore te opozites. Kjo eshte e verteta!

  5. Epirioti says:

    Personi qe duhet respektuar ne histori dhe vleresuar tani quhet MYSLYM PASHA. Mos derdellisni me asnje parti tjeter. MYSLYM PASHA perfaqson popullin, cdo individ atdhetar dhe profesionist qe iu kundervu gjithe klases politike antishqiptare dhe gjithe zhulsave grek. Ky emer duhet te jete perfaqesues i popullit si pale e trete ne negociatat me nderkombetaret qullash dhe antikombetaret e PD-se e PS-se

Comments are closed.

Lini një Përgjigje