Në gazetën e njohur amerikane është botuar një editorial nga Daniel Korski, që bën thirrje për zgjedhje të parakohshme. Shkrimi mban titullin “Ndaloni vetë-shkatërrimin e Shqipërisë”. Korski është anëtar i lartë i një institucioni me shumë peshë në jetën politike evropiane dhe amerikane
Nga Daniel Korski*
Në një moment Shqipëria është destinacioni që duhet vizituar, i rekomanduar nga Lonely Planet për vitin 2011, një vend anëtar i NATO-s, qytetarët e të cilit shijojnë udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian; në momentin tjetër forcat e qeverisë qëllojnë dhe vrasin protestues në rrugë dhe Ministria e Jashtme Britanike po paralajmëron vizitorët që të qëndrojnë larg turmave të njerëzve në Tiranë.
Shqipëria, e cila iu arratis një diktature të ngjashme me atë të Koresë së Veriut në vitin 1991, u rrëzua dhunshëm në vitin 1997 e tani duket se po shkon sërish drejt një tjetër katastrofe.
Europës i intereson nëse vendi do të zhytet në konflikte të brendshme, ose do arrijë të zmbrapset duke u kacavirrur.
Shqipëria ka qenë së fundmi një forcë për paqen në Ballkan, duke ndërtuar lidhje me armiqtë e vjetër si Serbia e u ka bërë thirrje vëllezërve etnikë në Kosovë e Maqedoni për të punuar për paqen. Trupat ushtarake të këtij vendi punojnë përkrah me ushtarët e NATO-s në Afganistan. Një rikthim tek konflikti do ishte i keq për Ballkanin, i keq për Europën dhe i keq për NATO-n.
Kriza aktuale megjithatë ka rrënjë të thella. Që nga viti 1992, asnjë nga zgjedhjet e organizuara në Shqipëri nuk janë konsideruar të lira e të ndershme nga Organizata për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë, trupa që monitoron zgjedhjet.
Në zgjedhje luftohet si në beteja me ushtritë që i shpallin besnikëri njëri- tjetrit, por jo procesit demokratik. Zgjedhjet janë një mundësi për politikanët për të shkatërruar kundërshtarët e për të pasuruar miqtë.
Zgjedhjet e fundit, në qershor të vitit 2009, nuk ishin ndryshe. Lideri i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, protestoi kundër rezultatit duke bojkotuar parlamentin. Bojkoti është ende në fuqi, duke i pamundësuar Shqipërisë një kanal për shkarkimin e mosmarrëveshjeve.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka qeverisur në një mënyrë që ka bërë që Freedom House ta cilësojë vendin si “pjesërisht të lirë”, i njëjti status i dhënë për Abkazinë, Gambian e Nagorni-Karabakun.
Rivaliteti tejet i personalizuar e i mprehtë mes Ramës e Berishës ka vepruar si sharrë me dy krahë që pret në mes institucionet e vendit.
Merrni çështjen e Kushtetutës së Shqipërisë së vitit 1998. Tre vite më parë, Berisha dhe Rama në mënyrë cinike ranë dakord për disa reforma gjithëpërfshirës, duke ndryshuar brenda natës dokumentin, siç thotë ish- presidenti Alfred Moisiu.
Të dy liderët kanë menduar se do të qëndrojnë për të përfituar nga ndryshimet. Tani që vetëm njëri po përfiton, tjetri po tërbohet. E njëjta gjë u përsërit me prezantimin e një kodi të ri elektoral.
Korrupsioni është ndoshta problemi më i madh. Vendi i 95 nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në vitin 2009 ishte një përpjekje në grup. Megjithatë, Berisha ka refuzuar të shkarkojë aleatët kryesore që përballen me padi.
Një shpërthim në depot ushtarake që vrau shumë njerëz, detyroi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu. Që nga ajo kohë, ai është rizgjedhur dhe imuniteti parlamentar, që e gëzonte përpara dorëheqjes, i është rikthyer nga Gjykata e Lartë (ai është momentalisht ministër i Mjedisit i Berishës). Janë të panumërta rastet e tjera në mesin e anëtarëve të klasës politike të të gjitha palëve.
Situata në media gjithashtu është e zymtë, pavarësisht garancive kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Mediat normalisht cilësohen si partizane politikisht, dhe gazetarët mbeten subjekt padish, kërcënimesh e dhune fizike. Vitin e shkuar një gazetë kritike, Tema, u dëbua nga zyrat e saj pavarësisht një urdhri gjykate që e ndalonte një veprim të tillë. Botuesi i Tema-s më pas u godit nga truprojat e një manjati nafte, i lidhur me qeverinë.
Pas vitesh me këtë lloj aktiviteti, institucionet shqiptare në mënyrë jo të habitshme janë në një rrëmujë. Madje dhe gjyqësori është një rrëmujë, për sa kohë ka një debat politik në lidhje me faktin nëse duhen arrestuar gjashtë komandantë të gardës kombëtare, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve.
Në vend që të ndalojnë dhe të shohin dëmet që kanë shkaktuar, Rama e Berisha kanë mprehur armët. Ata tani po shikojnë të angazhojnë mjete ekstra- institucionale për të fituar ose për të ruajtur pushtetin. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet të “fitojë pushtetin me anë të forcës” dhe se ka orkestruar “një tentativë të qartë si kristali” për të rrëzuar qeverinë legjitime.
Ai synon tani që të nxjerrë në rrugë demonstruesit e tij.
Rama, nga ana tjetër, proteston se shteti i Berishës nuk është demokratik e thotë se vetëm një revolucion i stilit tunizian mund të sjellë ndryshime në vend.
Bashkimi Europian e ka përqendruar vëmendjen vitet e fundit diku tjetër në Ballkan. Tani, megjithatë, BE duhet të bëjë të qartë se politikanët shqiptarë duhet të distancohen nga përdorimi i dhunës dhe t’i japin fund shkatërrimit të institucioneve të shtetit.
Nëse jo, atëherë shqiptarët do të humbin të drejtën për të lëvizur pa viza në Europë dhe vendi do të harrojë çdo shans serioz për një anëtarësim në BE. Madje dhe anëtarësimi i vendit në NATO mund të jetë në rrezik.
Për të treguar shqetësimin e saj, Catherine Ashton, përfaqësuesja e parë e lartë e BE për politikat e jashtme duhet të dërgojë një negociator të lartë në Shqipëri. Një komision i përbërë nga ish- presidentë duhet të ngrihet për të hetuar dhunën e fundit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të organizojë dhe të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin që vjen, duke dërguar një mesazh të qartë se institucionet e Shqipërisë nuk janë më të besueshëm ose në gjendje për ta bërë këtë vetë.
Një qeveri e re duhet të mbajë një agjendë konkrete për reforma.
Kjo mund të ndalojë politikanët shqiptarë që të shkatërrojnë institucionet. Nëse kjo nuk bëhet, pasojat do të ndjehen përtej kufijve të Shqipërisë.
*Daniel Korski është një anëtar i lartë i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai eshte i fejuari i ambasadores britanike në Tiranë, Fiona McIlwham
Më poshtë lista e anëtarëve të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në emer te te cilit shkruan Korski. Kjo eshte nje organizate think-tank paneuropiane me shume ndikim ne Perendim. Anetare te saj jane shume ish- drejtues shtetesh, ekonomiste, mendimtare e biznesmene (lista në anglisht)
1. Asger Aamund (Denmark) – President and CEO, A. J. Aamund A/S and Chairman of Bavarian Nordic A/S
2. Urban Ahlin (Sweden) – Deputy Chairman of the Foreign Affairs Committee and foreign policy spokesperson for the Social Democratic Party
3. Martti Ahtisaari (Finland) – Chairman of the Board, Crisis Management Initiative; former President
4. Giuliano Amato (Italy) – former Prime Minister and vice President of the European Convention
5. Hannes Androsch (Austria) – Founder, AIC Androsch International Management Consulting
6. Dora Bakoyannis (Greece) – MP; former Foreign Minister
7. Lluís Bassets (Spain) – Deputy Director, El País
8. Marek Belka (Poland) – Director, European Department, International Monetary Fund; former Prime Minister
9. Roland Berger (Germany) – Founder and Chairman, Roland Berger Strategy Consultants GmbH
10. Erik Berglöf (Sweden) – Chief Economist, European Bank for Reconstruction and Development
11. Jan Krzysztof Bielecki (Poland) – former Prime Minister
12. Carl Bildt (Sweden) – Foreign Minister
13. Svetoslav Bojilov (Bulgaria) – Founder, Communitas Foundation and President of Venture Equity Bulgaria Ltd.
14. Emma Bonino (Italy) – Vice President of the Senate; former EU Commissioner
15. John Bruton (Ireland) – former European Commission Ambassador to the USA; former Prime Minister (Taoiseach)
16. Ian Buruma (The Netherlands) – Writer and academic
17. Gunilla Carlsson (Sweden) – Minister for International Development Cooperation
18. Manuel Castells (Spain) – Professor, Universitat Oberta de Catalunya and University of Southern California
19. Charles Clarke (United Kingdom) – former Home Secretary
20. Nicola Clase (Sweden) – Ambassador to the United Kingdom; former State Secretary
21. Daniel Cohn-Bendit (Germany) – Member of European Parliament
22. Robert Cooper (United Kingdom) – Director General for External and Politico-Military Affairs, Council of the EU
23. Massimo D’Alema (Italy) – President, Italianieuropei Foundation; former Prime Minister and Foreign Minister
24. Marta Dassù (Italy) – Director General International Activities, Aspen Institute Italia
25. Etienne Davignon (Belgium) – President, Friends of Europe; former Vice President of the European Commission
26. Aleš Debeljak (Slovenia) – Poet and Cultural Critic
27. Jean-Luc Dehaene (Belgium) – Member of European Parliament; former Prime Minister
28. Gianfranco Dell’Alba (Italy) – Director, Confederation of Italian Industry (Confindustria) – Brussels office; former Member of European Parliament
29. Pavol Demeš (Slovakia) – Director, German Marshall Fund of the United States (Bratislava)
30. Tibor Dessewffy (Hungary) – President, DEMOS Hungary
31. Andrew Duff (United Kingdom) – Member of European Parliament
32. Hans Eichel (Germany) – former Finance Minister
33. Sarmite Elerte (Latvia) – Chairperson, Baltic to Black Sea Alliance (BBSA); former Editor-in-chief of daily newspaper Diena
34. Uffe Ellemann-Jensen (Denmark) – Chairman, Baltic Development Forum; former Foreign Minister
35. Brian Eno (United Kingdom) – Musician and Producer
36. Steven Everts (The Netherlands) – Adviser to the Vice President of the European Commission/ EU High Representative for Foreign and Security Policy
37. Gianfranco Fini (Italy) – President, Chamber of Deputies; former Foreign Minister
38. Joschka Fischer (Germany) – former Foreign Minister and vice-Chancellor
39. Jaime Gama (Portugal) – Speaker of the Parliament; former Foreign Minister
40. Timothy Garton Ash (United Kingdom) – Professor of European Studies, Oxford University
41. Anthony Giddens (United Kingdom) – Emeritus Professor, London School of Economics
42. Teresa Patricio Gouveia (Portugal) – Trustee to the Board of the Calouste Gulbenkian Foundation; former Foreign Minister
43. Heather Grabbe (United Kingdom) – Executive Director, Open Society Institute – Brussels
44. Jean-Marie Guéhenno (France) – Senior Fellow, Brookings Institution and Center on International Cooperation (New York University); former Under-Secretary-General for Peacekeeping Operations at the UN
45. Fernando Andresen Guimarães (Portugal) – Adviser to European Commission President José Manuel Barroso
46. Karl-Theodor zu Guttenberg (Germany) – Defence Minister
47. István Gyarmati (Hungary) – President and CEO, International Centre for Democratic Transition
48. Hans Hækkerup (Denmark) – Chairman, Defence Commission; former Defence Minister
49. Pierre Hassner (France) – Research Director emeritus, CERI (Sciences-PO)
50. Annette Heuser (Germany) – Executive Director, Bertelsmann Foundation Washington DC
51. Diego Hidalgo (Spain) – Co-founder of Spanish newspaper El País; President, FRIDE
52. Michiel van Hulten (The Netherlands) – Managing Director, Government Relations, Burson-Marsteller Brussels; former Member of European Parliament
53. Anna Ibrisagic (Sweden) – Member of European Parliament
54. Jaakko Iloniemi (Finland) – CEO, UNIFIN; former Executive Director, Crisis Management Initiative
55. Wolfgang Ischinger (Germany) – Chairman, Munich Security Conference; Global Head of Government Affairs Allianz SE
56. Lionel Jospin (France) – former Prime Minister
57. Mary Kaldor (United Kingdom) – Professor, London School of Economics
58. Glenys Kinnock (United Kingdom) – Member of the House of Lords; former Member of European Parliament
59. Olli Kivinen (Finland) – Writer and columnist
60. Gerald Knaus (Austria) – Chairman of the European Stability Initiative and Carr Center Fellow
61. Caio Koch-Weser (Germany) – Vice Chairman, Deutsche Bank Group; former State Secretary
62. Rem Koolhaas (The Netherlands) – Architect and urbanist; Professor at the Graduate School of Design, Harvard University
63. Ivan Krastev (Bulgaria) – Chair of Board, Centre for Liberal Strategies
64. Mart Laar (Estonia) – MP; former Prime Minister
65. Miroslav Laj?ák (Slovakia) – Foreign Minister; former High Representative and EU Special Representative in Bosnia Herzegovina
66. Pascal Lamy (France) – Honorary President, Notre Europe and Director-General of WTO; former EU Commissioner
67. Mark Leonard (United Kingdom) – Director, European Council on Foreign Relations
68. Juan Fernando López Aguilar ( Spain) – Member of European Parliament; former Minister of Justice
69. Helena Luczywo (Poland) – Deputy Editor-in-chief, Gazeta Wyborcza
70. Adam Lury (United Kingdom) – CEO, Menemsha Ltd
71. Alain Minc (France) – Head of AM Conseil; former chairman, Le Monde
72. Nickolay Mladenov (Bulgaria) -Foreign Minister; former Defence Minister; former Member of European Parliament
73. Dominique Moisi (France) – Senior Adviser, IFRI
74. Pierre Moscovici (France) – MP; former Minister for European Affairs
75. Nils Muiznieks (Latvia) – Director, Advanced Social and Political Research Institute, University of Latvia
76. Hildegard Müller (Germany) – Chairwoman, BDEW Bundesverband der Energie- und Wasserwirtschaft
77. Wolfgang Münchau (Germany) – President, Eurointelligence ASBL
78. Kalypso Nicolaïdis (Greece/France) – Professor of International Relations, University of Oxford
79. Christine Ockrent (Belgium) – CEO, Audiovisuel Extérieur de la France
80. Andrzej Olechowski (Poland) – former Foreign Minister
81. Dick Oosting (The Netherlands) – CEO, European Council on Foreign Relation; former Europe Director, Amnesty International
82. Mabel van Oranje (The Netherlands) – CEO, The Elders
83. Marcelino Oreja Aguirre (Spain) – Member of the Board, Fomento de Construcciones y Contratas; former EU Commissioner
84. Leoluca Orlando (Italy) – MP and President, Sicilian Renaissance Institute
85. Cem Özdemir (Germany) – Leader, Bündnis90/Die Grünen (Green Party)
86. Tommaso Padoa-Schioppa (Italy) – President, Notre Europe; former chairman of IMF and former Minister of Economy and Finance
87. Ana Palacio (Spain) – former Foreign Minister; former Senior Vice President and General Counsel of the World Bank Group
88. Simon Panek (Czech Republic) – Chairman, People in Need Foundation
89. Chris Patten (United Kingdom) – Chancellor of Oxford University and co-chair of the International Crisis Group; former EU Commissioner
90. Diana Pinto (France) – Historian and author
91. Jean Pisani-Ferry (France) – Director, Bruegel and Professor at Universite Paris-Dauphine
92. Andrei Ple?u (Romania) – Rector, New Europe College; former Foreign Minister
93. Ruprecht Polenz (Germany) – MP and Chairman of the Bundestag Foreign Affairs Committee
94. Lydie Polfer (Luxembourg) – MP; former Foreign Minister
95. Andrew Puddephatt (United Kingdom) – Director, Global Partners & Associated Ltd.
96. Vesna Pusi? (Croatia) – MP, President of the National Committee for Monitoring the EU Accession Negotiations and Professor of Sociology, University of Zagreb
97. Sigrid Rausing (United Kingdom) – Founder, Sigrid Rausing Trust
98. George Robertson (United Kingdom) – former Secretary General of NATO
99. Albert Rohan (Austria) – former Secretary General for Foreign Affairs
100. Dariusz Rosati (Poland) – former Foreign Minister
101. Adam D. Rotfeld (Poland) – Chairman of the UN Secretary General’s Advisory Board on Disarmament Matters; former Foreign Minister
102. Daniel Sachs (Sweden) – CEO, Proventus
103. Pierre Schori (Sweden) – Chair of Olof Palme Memorial Fund; former Director General, FRIDE; former SRSG to Cote d´Ivoire
104. Wolfgang Schüssel (Austria) – MP; former Chancellor
105. Karel Schwarzenberg (Czech Republic) – MP; former Minister of Foreign Affairs
106. Giuseppe Scognamiglio (Italy) – Head of Institutional and International Relations, UniCredit
107. Narcís Serra (Spain) – Chair of CIDOB Foundation; former Vice President
108. Elif Shafak (Turkey) – Writer
109. Aleksander Smolar (Poland) – Chairman of the Board, Stefan Batory Foundation
110. George Soros (Hungary/USA) – Founder and Chairman, Open Society Institute
111. Goran Stefanovski (Macedonia) – Playwright and Academic
112. Dominique Strauss-Kahn (France) – Managing Director, International Monetary Fund; former Finance Minister
113. Alexander Stubb (Finland) – Foreign Minister
114. Michael Stürmer (Germany) – Chief Correspondent, Die Welt
115. Ion Sturza (Romania) – President, Fribourg Investments Ltd.; former Prime Minister
116. Helle Thorning Schmidt (Denmark) – Leader of the Social Democratic Party
117. Loukas Tsoukalis (Greece) – Professor, University of Athens and President, ELIAMEP
118. Erkki Tuomioja (Finland) – MP; former Foreign Minister
119. Vaira Vike- Freiberga (Latvia) – former President
120. Antonio Vitorino (Portugal) – Lawyer; former EU Commissioner
121. Gijs de Vries (The Netherlands) – Member of the Board, Netherlands Court of Audit; former EU Counter-Terrorism Coordinator
122. Sir Stephen Wall (United Kingdom) – Chair of the Federal Trust; Vice Chair of Business for New Europe; former EU adviser to Tony Blair
123. Andre Wilkens (Germany) – Director for International Relations, Stiftung Mercator
124. Shirley Williams (United Kingdom) – Professor Emeritus, Kennedy School of Government; former Leader of the Liberal Democrats in the House of Lords
125. Carlos Alonso Zaldívar (Spain) – Ambassador to Brazil
Comments are closed.
shume me vend artikulli
Daniel Korski eshte gjithashtu i fejuari i Ambasadores Britanike ne Shqiperi .
Mos do te thuash qe edhe kjo ambasadorja britanike eshte kripto-komuniste….???
Faktet qe sillen jane te verteta dhe qendrimi eshte i ashper si ndaj Rames ashtu edhe ndaj Berishes. Te shporren qe te dy.
Po keshilli qe numerohet me poshte cili keshill eshte?
Shyqyr qe mendoka dikush per shqiptaret, po a thua na njohin tamam per problemet qe kemi apo do vazhdojne me stilin e tyre eunuk qe zgjedhjet ne 1/3 nuk qene te rregullta po manipulim nuk pati?
Ishalla po e degjojne kete zoterine ! Do te jete fat i madh per ne te behet ajo qe thote .
Mendoni … zgjedhje te lira e te pavjedhura pas afersisht 70 vjetesh ! Aleluja ! T’i lutemi Zotit te gjithe qe te degjoje Evropa dhe Amerika sebashku kete njeri te mencur e fisnik .
Me Falni ! Bera nje lapsus ne llogaritjen e viteve afersisht 87 vjet qe nga koha e qeverisjes se
NOLIT te famshem .
Shikoni, se ne qofte se dikush (QOFTE KY DHE KRYEMINISTRI YNE) futet ne “rrethin e kuq” te shenuar nga stilografet e gazetareve te NEW YORK TIME-s, eshte e veshtire te dale pa gje. neri
Thanks Mr. Daniel Korski! Vetem nje gje ke harruar ne analizen tende brilante. Kush e sponsorizoi Sali Berishen ne 1991 te merrte kreun e PD-se, nga nje ish komunist fanatike dhe kriminel(pergjigjja eshte -Europa), kush e mbrojti kete kerme me 1997 pasi vrau mbi 3500 shqiptare (pergjigjja eshte europa), kush e toleroi kete Gje te gjalle ne grushtin e shtetit me 1998(pergjigjja eshte -europa), kush lejoi qe ky antishqipater te votonte kunder kushtetutes me 1999(pergjigjja eshte perseri europa), kush e perkrahu kete antishqiptar te lobonte kunder Ibrahim Rugoves dhe Rambujese(sigurisht europa, por edhe grekerit, serbet dhe arabet), kush i beri presion PS-se se atehershme te lejonte presidentin konsensual (sigurisht qe vetem europa), kush e sponsorizoi ate me miliona dollare te fitonte zgjedhjet e 2005-es (ketu jane serbet me Fazllicin, mafia arabe e talebane, shteti grek), kush njohu si te ligjshme qeverine e 2009 pas manipulimit me te dokumentuar te zgjedhjeve (te gjithe, arab, grek, serb, rus dhe sigurisht europa), kush ia mbylli dy here gojen me mashtrime opozites per trasparencen e zgjedhjeve(sigurisht qe europa me takimin e “Krokodilit”)
Pra Europe e dashur dhe plake! Sali Berisha eshte beniamini yt por jo i joni, nuk e mbron dot me me asnje lloj hileje dhe marreveshjeje, ne do ta shkullim me rrenje berishizmin e importuar nga jashte si te kundert me cdo lloj tradite, zakoni dhe doku shqiptar. Europa po bredh gjithe keto dite jo per te zgjidhur krizen se ajo ka 6 vite qe gelon, por per te gjetur nje beniamin te ri antishqiptar.
Respekt per Z. Rama, pavaresisht rezervave qe kam dhe kemi per te, qe nuk pranoi urdhera qesharak te diplomateve komedian europian per mosdaljen ne 28 janar. Ky eshte sinjal i qarte qe Rama po zgjedhe te jete me popullin dhe jo me me klasen e kalbur politike te majte apo te djathte. Ndaj u acaruan diplomatet e huaj dhe po rreshtohen rreth fanarit te fundit te tyre ne Shqiperi, por nuk do ta kene te gjate as me Sali Berishen e as me ndonje politikan te seres se tij. Europa do na respektoj ne si popull ne radhe te pare, te respektoje te drejten tone per te votuar si kudo ne europe, pa hilera te ulta alla berishe. Ne sot i terguam europes plake se jemi popull i qyteteruar dhe me sovranitet e te drejta te barabarta si dhe ata. Ishte nje mesim i mire qe u japim atyre vertet sepse deri tani ata palaco politikanesh qe na kane perfaqesuar kane qene me nivel aq te ulet civilizues, kulturor dhe qytetar sa europa ka identifikuar qytetarine shqipatr me keta injorant politikane.
e ke qare o mik me mire sbehet ,pikes i ke rene ,EVROPA plake e kurve na i ka nje borxh ne popullit shqipetar qe me konferencen e londres …ben mire te reagoje dhe te mos vazhdoje me kete loje te ndyre me kufoma te tilla si sali berisha me shoke.
Kjo eshte e vetmja zgjidhje per ti dhene fund kesaj gjendje te acaruar.Spresojme te vije sa me shpejt dita e shumepritur.
Krahas te gjithe personaliteteve me bene pershtypje edhe firmetarja e paktit per “Ujrat teritoriale te Shqiperise”dhene greqise ,ish ministria e Jashteme Greke Dhora Bakojanis(Miçotaqis).Gjithkush mund ta kujtoje shtrengimin e duarve midis Miçotaqit dhe Bashes pas kesaj marrveshje per copezimin e teritorit Shqipetar!A thua te jete perseri ketu per te bere pazarin e radhes?Perse mungun mikja e familjes Berisha “Doris Paku”!
Si shume e ka kapur ky New YorkTimes- i …me Berishen.
Ka ca gjera te paqarta edhe me punen e Gerdecit?!!!! Kur shkroi per ca “llafe” ne Ambasaden USA ne Tirane…Per takime misterioze me Mediun dhe Kosta Trebicken
Mesa duket me kete rast, po na sqaron akoma me shume.
O njerez!
Ne jemi pa Prokurori. Ne jemi pa Gjykata.
Shqipetaret kurre nuk do bejne SHTET! E kane thene qe nga Konica e deri tek Namik Hoti
Europa dhe USA po bejne gjithcka, por: ” I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!”
Paqe! Paqe! Paqe ore njerez!
Mos spiunoni njeri-tjetrin. Mos vidhni pronen e tjetrit! Mos shkateroni ate qe keni ndertuar me punen e brezave tere jeten!
Paqe!
Zgjedhjet e jashtezakoneshme parlamentare do te jene oksigjeni i vetem per te shpetuar shqiperine e kaosit,e vjedhjeve masive,e mafjes e korrupsionit galopant e vrasjeve ne mes te bulevardit,e tortuarave ndaj demostruseve,e gjakosjes se gazetareve,e perdhosjes se flamurit kombetat,e dinjitetit personal e te mbare shqiptareve brenda e jashte vendit.Ato dhe vetem ato do ta shpetojne shqiperin nga skroma komuniste saliste, Metiste,Mediste,Ruliste,Bashiste e sa te tjere qe lepihen per nje koske te feliqur nga te te qelburit te ketij 20 vjeteve.
Per ata qe dine anglisht ju lutem shkoni ne NewYorkTimes.com dhe lexojeni vete artikullin. Per te tjeret titulli i ketij artikulli sic eshte paraqitur ne gazeten Tema eshte shume provokues dhe nuk eshte qellimi i botimit te atij artikulli ne New York Times. Autori pasi i ka bere nje shtjellim situates duke treguar progreset e shqiprise vitin e kaluar duke cituar Lonely Planet qe permend shqiperine si vendi #1 i rekomanduar per turizem ne 2011,heqjen e vizave, dhe antaresimin ne nato, ka kaluar direkte te efekti negativ i protestes se dhunshme dhe shkaterrimit te imazhit te shqiperise. Autori pasi ka fajsuar te dy liderat e PD-PS per pozicionet ekstreme te kane marre edhe ne organizimin e protestave te reja qofshin kto me qellime paqesore( shkrimi ka ardhur perpara se sala te anullonte protesten). Per sa i perket zgjedhjeve te reja ai mban te njejtin qendrim si EU dhe USA se neqofte se bie brenda kushtetutes dhe te dy palet bien dakord te kete zgjedhje te parakohshme, por shton se do ishte me mire se nqs kto zgjedje te organizoheshin te drejtohen nga EU, USA e komuniteti nderkombetar. Te nderuaj gazetare ju shkruani se une sa here qe te kem kohe do t ju korrigjoj duke ju hapur faktet qe ju shtremboni. E migjithate une prap kam shume respekt per gazeten tuaj.
Me duket shume e bukur per te besuar qe do te ndodhe. Zgjedhje te parakohshme me paanesi dhe vezhgim nderkombetar por qe te jene me te vertete te ndershme, ku te dalin te rinj ne politike do jete nje mrekulli. Une personalisht jam pro PS kete radhe per demonstrimet dhe qe duhet shkuar deri ne fund….duke neutralizuar me pare Berishen dhe klanin e tij qe nuk do ta leje pushtetin dhe mbylljen e gojeve per zgjedhje te parakohshme po kerkon ta realizoje nepermjet dhunes (privatizimi i pushtetit dhe kontrollit nepermjet lidhjeve te shkurtera polici, garde, ushtri) dhe sigurimit te mbeshtetjes se faktoreve nderkombetar. Perfshire Fule, Doris Pack dhe nepermjet sponsorizimit Serbi-Greqi. Atij i intereson perplasja ne Shqiperi sepse gjen pretekstin qe te nderhyje me polici dhe ushtarakisht. Atij njelloj i interesoi perplasja e 21 Janarit. Ai fut mes turmes policet e tij civile qe te provokojne dhe qe te nise incidenti i pare qe te gjej pretekstin qe te shkrepin policia dhe gardistet e tij. Berisha po pergatitet perseri per te krijuar perplasjen e madhe ne Shqiperi, per te bere perseri katrahure, ndryshe ai me mjete demokratike dhe pa keto makinacione nuk mbijeton dot. Ai po luan me friken tone (te drejte) se mos perseritet 1997. Shume njerez nuk dalin pikerisht nga kjo. Dhe ai vazhdon te na dhunoje perdite jo vetem praktikisht por edhe ne media. Eshte bere fytyre e pasuportueshme. Nuk e durojme dot me ate fytyre qe ben kameleonin, njehere dhunon duke kercenuar dhe pastaj ben te llogjikshmin, paqesorin, viktimen. Ai sot ka frike shume prandaj edhe eshte gati qe ketij vendi ti nxjerre fundin per ta mbajtur pozicionin e vet. Kam dy informacione te vogla qe tregojne se per daten 21 kishte udhezime te ndodhte perplasja. Se njerezit duhej te frikesoheshin qe te mos dili in me ne proteste per doreheqjen e tij ….sepse po te vazhdonin protestat paqesore ne gjithe Shqiperine, do te krijohej shume jehone nderkombetare dhe AI duhet te bente doreheqje.
Ne 21 ne mengjes,nje shoqja ime tha se kishte frike qe do te ndodhte dicka….sepse ne autobus nje grup garidistesh qeshnin dhe thoshin te kenaqur se “cdo tu punonin protestuesve”. Nje miku im me thote qe kur po beheshin gati per proteste (jane nga Kamza), i merr ne telefon vellai i tyre nga garda dhe u thote mos te dalin se eshte dhene urdher…..
Nje indikator tjeter, ishte Iliri kur tha 1 dite me pare qe ftojme popullin te mos dale ….se ka te dhena per incidente (dicka e tille)…po qe ne fakt ishin ata, qeveria qe po pergatiteshin per te krijuar incidente.
Shume drejte nderhyrja e Patriotit. E pershendes me analizen qe ka bere.Ne fakt Shqiperia arritjen ketu ..e ka dhurate nga kasta e Ramizit dhe Europa…Saliu dhe Nano jane dhurate e tyre….pastaj Saliu “lindi” te tjere, adjutantet dhe bashkhajdutet e tij te cilet se bashku ngriten nje piramide korrupsioni dhe e kthyen ne sistem sepse keshtu ata mund te mbijetojne …sepse gjithe te korruptuarit e te gjithe piramides nga maja ne baze jane te interesuar bashke me Salen ta mbajne kete sistem, sepse ne te kundert dalin jashte loje dhe nuk hane dot…perballe ne idealisteve, punetoreve, te arsimuarit te diturit, patrioteve. Ne duam standarte sepse e dime qe me ane te tyre shoqeria por edhe ne vete personalisht mund te ecim perpara…ndersa ata e dine se standartet i nxjerrin jashte nga perfitimi i gjerave te pamerituara…dhe madje te jashteligjshme. PRANDAJ SALA U BERI DJE THIRRJE ADMINISTREATES SE TIJ! E di qe ato do e mbeshtesin…sepse shume nga ata e dine qe sduhet te ishin atje, por jane se deshi sistemi i ngritur nga SALA. Ata kane dy motive te forta: mirenjohjen ndaj Sales dhe friken nga standartet.
Mendoj njelloj si Patrioti qe Edi e forcoi Salen me dy gjera te rendesishme: Ndryshimin e kushtetutes dhe kodin elektoral. E beri duke menduar se do ia lagte Sales, por ra edhe vet brenda. Une nuk jam dakord per keto ndryshime qofte edhe po te kishte fituar PS apo Edi. Sepse jam kunder diktatures dhe fuqise se pakufishme te individit. Ne kemi nevoje per qeverisje demokratike.
E megjithate une sot e mbeshtes Edin, jo per simpati ndaj tij po sepse sot eshte ne anen e duhur, eshte ne anen e interesit tone si popull. Por nga ana tjeter do te isha me e lumtur qe Shqiperia sot te krijonte nje klase te re politike. Nese ndodh kjo per mua dhe shume te tjere, ato dite fillon liria e vertete, ate dite do te jete 1990. Jane 20 vjet te pseudemokracise ku pjesa me e madhe e politikaneve u futen ne te jo per ideale por per te ruajtur pushtetin politik dhe ekonomik te koheve te shkuara…tashme ne nje forme te re. Une parimisht nuk jam kunder te na udheheqin bllokmenet….per sa kohe ata do te ishin demokratike dhe idealiste….por kjo nuk mund te ndodhe. Ata smund ta kene motivin e duhur brenda….motivi i tyre ishte dhe mbetet ruajtja e status-quo-se dhe qe ketu nis kontradikta e madhe. Prandaj klasa jone politike nuk eshte e duhuara. Ka nevoje per ajer te fresket. (mbani mend Edi Ramen para 2 vjetesh qe ne qytet studenti tha qe nuk kemi nevoje per politikane te rinj, ne qe jemi, jemi…vetem nga ju te rinjte kemi nevoje per mbeshtetje!!!!)
Une enderroj qe te dale kjo klase e re politike, por ne fakt nuk besoj…me falni per pesimizmin po ka disa faktore qe e pengojne: 1. Berisha 2. Klasa politike qe kemi 3. Faktori nderkombetar qe preferon servila (servilin e bejne gjithmone te korruptuarit).
Sa me te korruptuar dhe te poshter te jene me popullin e tyre politikanet aq me servila dhe yes-men jane me te huajt.