OSBE: Ruajtja e rendit publik është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve

26 Janar 2011, 12:33Politika TEMA

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavi?ius, duke folur në emër të Kryesisë lituane të OSBE-së, u bëri thirrje sot qeverisë dhe opozitës së Shqipërisë që të rifillojnë sa më shpejt dialogun politik konstruktiv dhe të heqin dorë nga organizimi i demonstratave në ditët e ardhshme, për të shmangur kështu rritjen e tensionit.

Në biseda telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, Ignatavi?ius tha se OSBE-ja ndjen keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjet që ndodhën kur demonstrata politike e së premtes kaloi në dhunë. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi nevojën për të hetuar ngjarjen dhe për t’i vënë autorët e dhunës përpara drejtësisë.

“Për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese, janë të nevojshëm dialogu dhe dëshira për të bërë kompromis”, tha ai.

“Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend”, u shpreh më tej ai. “Retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen dhe duhet shmangur”.

Ignatavi?ius theksoi, gjithashtu, se ruajtja e rendit publik dhe shtetit të së drejtës është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

1 komente në “OSBE: Ruajtja e rendit publik është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve”

  1. xenilirise says:

    A nuk jane keta “burra” qe na thone se Parlamentin e ka bere jo funksional “Desinjatorja”, a nuk kane sy e veshe te kuptojne se Gjykaten e Larte e ka ne “bllok” I.Meta, dhe eshte bere kaps nga mos miratimi i Dekreteve per anetaret e rinj, a nuk jane deshmitare se LIU nuk zbaton urdherat e Prokurorise per vrases por e mer nen hetim ate, si Puciste?
    Per cilat institucione flasin keta legena??????????????????????????????????????????????????????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje