CNN iReport: Sali Berisha dha urdhrin për të vrarë

26 Janar 2011, 18:13Politika TEMA
CNN iReport: Sali Berisha dha urdhrin për të vrarë

Në një shkrim të publikuar së bashku me një video në CNN, në seksionin iReport, ku raportojnë qytetarët, thuhet se vrasjet në Tiranë i ka urdhëruar Sali Berisha. Më poshtë shkrimi i plotë:

Mund të jetë qytetari i radhës, që thjesht po kalon në rrugë në punë të tij, që mund të qëllohet ose të rraset në burg. Mund të jetë një biznesmen i vogël e i ndershëm që gjobitet pa asnjë arsye e nuk ka asnjë vend ku mund të gjejë drejtësi. Kjo është situata në Shqipëri pikërisht tani. Pasi qeveria vrau tre protestues të pafajshëm dukeshim jashtë territorit të godinës së kryeministrisë, Sali Berisha po pretendon se ai është gati për të vrarë më shumë njerëz vetëm për të mbrojtur interesat e tij për shkak se askush nuk beson se kjo që pretendon ai është në të mirë të vendit. Ai gjithashtu po sulmon shërbimet sekrete që nuk i dhanë informacione për një gjë që nuk kishte informacion dhe Prokuroren e Përgjithshme se përse po kërkon hetim për 6 personat kyç, që dhanë urdhrin për të qëlluar mbi turmën.

Duket se në këtë pikë, disa nga institucionet që janë akuzuar si vegla të Sali Berishës dhe që e kanë mbështetur atë në shumë nga skandalet e fundit, nuk janë aq të çmendura sa të mbështesin atë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Që të bëhet e qartë për të gjithë: ka një ligj që thotë se policia, garda ose ushtria mund të qëllojnë për të plagosur dikë pasi e kanë paralajmëruar ndërsa sulmojnë brenda një institucioni qeveritar. Por nuk ka ndodhur kështu.

1.      Tre personat janë vrarë jashtë territorit të godinës qeveritare.

2.      Asnjë nga protestuesit nuk është paralajmëruar.

3.      Të tre janë qëlluar në kokë ose në gjoks, çka nuk synonte plagosjen apo neutralizimin e tyre.

Ai po përdor të njëjtat metoda si diktatori Enver Hoxha, shërbyes i të cilit ai ka qenë dikur, duke hequr qafë personat që i kanë shërbyer atij, por që nuk janë më të vlefshëm për të. Shpresojmë që ky maniak i frikësuar nuk do jetë shumë gjatë vërdallë, përndryshe e ardhmja e këtij vendi do jetë shumë e zymtë.

11 komente në “CNN iReport: Sali Berisha dha urdhrin për të vrarë”

  1. Epirioti says:

    Le te shohim tanime besnikerine e trimave te Gjësë. Kush nga ata do vetsakrifikoje burgimin e perjetshem per hesap te Gjësë. Ushtaret qe qelluan, komandanti i Gardes apo ministri i brendshem. Kush nga keta do thote qe une dhashe urdher. Ndaj eshte terbuar Gjëja, ndaj dhe ka burgosur ne kryeministri gjithe zinxhirin e drejtuesve te gardes. Po u lutet te marrin persiper urdherin e te shpetoje vet si urdherues hungerites. “Trimat” e gardes duhet ti vene gishtin kokes e te kuptojne pse u zhurmua me pajisje elektronike valet e celulareve ne te gjithe zonen rreth kryeministrise per periudhen gjate dhenies se urdherit per te gjuajtur ne mish mbi popullin “armik”

  2. Artur says:

    Kusar-vrasesi i popullit dhe te ardhmes sone e ndjen fundin e tij te pashmangshem, prandaj eshte bere si bishe e terbuar. Instiktet e tij kafsherore te mbijeteses mbizoterojne totalisht tek kjo cope mishi me dy sy dhe pa pike arsyeje dhe ndergjegje njerezore.
    Kot e ka! Historia gjithnje tregon se fundi i krimineleve eshte i pashmangshem!
    Perpara o popull e te mos dorezohemi per asnje cast!!!

  3. mercedes benz says:

    Ka mundesi me na dhene linkun e ketij shkrimi ne CNN se qenka e forte dhe domethenese.

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Garda nuk eshte me Garda e Republikes por eshte shnderruar ne Garde personale e Berishes. Keta gardiste po vrasin njerez te pafajshem per te mbrojtur 7% e Metes dhe Berishes.

  5. Epirioti says:

    Ilir Rusmaili voton PRO raportit te Dick Marty-t ne KiE. Ja pse bertas gjithmone se keta jane antikombetar, por grek-serb e arab. Shikoni votimin ne internet, dhe dikush nga gazetaret te pyes kete pleher pse votoi kunder Shqiperise dhe Kosoves. Dihet denimi qe do marrin sipas kushtetutes per “Tradheti te larte ndaj vendit”

  6. dorand says:

    Ne rradhe te pare ky shkrim i botuar nga I Report ne CNN eshte nje humbje kohe per tu publikuar ne gazeten tuaj. Ai shkrim eshte i nje personi me pseudo albaniaeu dhe ky eshte nje person pa kredenciale fare te CNN. Ne faqen e I Reports thuhet

    So you know: iReport is the way people like you report the news. The stories in this section are not edited, fact-checked or screened before they post. Only ones marked ‘CNN iReport’ have been vetted by CNN.
    Qe do te thote se CNN nuk e ka konfirmuar ose mbeshtetur kete report . Nuk i ka kontrolluar fakted e ketij reporti. Kushdo mund to shkruaje dicka te bujshme te shoqeruar me nje video cfardo dhe do t ju botohet ne CNN. Provojeni. Per mua me kete shkrim qe keni bere keni harxhuar faqet e gazetes kot. Ju lutem une ju lexoj rregullisht, mos e ulni veten ne kete rrang to botoni shkrime kaq te papergjegjshme.

  7. dorand says:

    Edhe nje gje per epiriotin. Or mik ti vetequhesh epiriot edhe bertet ketu si shqiptar i flakte anti grek? Nuk e marr vesh ket muhabet une.

    1. Epirioti says:

      Te duhet shume mijera faqe te lexosh historine e shqiperise qe te kuptosh qe eshte nderi me i larte te quhesh EPIRIOT. Lexo historine e jep mendim pastaj. Une nuk vetquhem epiriot por jam epiriot. Epiri ka qene me kufi qe poshte Prevezes e deri ne vijen e Theodhosit, qe i bie lumi mat. Ndaj dhe Skenderbeu u quajt princi i Epirit dhe i shqiptareve(Ilireve), dhe po ashtu edhe Ali Pashe Tepelena u quajt princ i Epirit. Greket tmerrohen nga fjala Epir ndaj dhe manipulojne me terma si Vorio Epir, ndersa une e bashke me ju kerkojme te bashkojme ne Shqiperi edhe Epirin e jugut. Mire Vlla, mjafton kaq?!

  8. dorand says:

    per mua eshte shqipri e cameri. por me mjafton qe e ke nga vullneti i mire.

  9. Nabukodonosor says:

    Saliu ka ikur nga fiqiri.Njesoj si idhulli i tij E.Hoxha dha deklarata per armiq e puciste,per mafie e rrugace dhe si perfundim vrau edhe njerezit.
    Ne 1998 ky i pafytyre doli dhe tha se pushteti ka rene(kur i kishte te tere demonstruesit e armatosur) dhe tani do ti jape edhe kesaj demonstrate te njejten ngjyre.

Comments are closed.

1 Komente

  1. ラブドール リアル

    dollhouse 168 リアルなダッチワイフはセックスを調査するのに理想的な記事ですBBCの通信員が日本の大人のダッチワイフ工場を訪れました他のダッチワイフに対するシリコーンラブドールの5つの利点

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje